LIVE UPDATES
Politike

Dita e themelimit të PD-së/ Berisha: Ditëlindja jonë e dytë, flamuri i fitores do të valëvitet në 14 maj në mbarë Veriun dhe kudo në Shqipëri!

Kryetari i opozitës Sali Berisha ka zhvilluar një ceremoni në kuadër të asaj që ai e quan ditëlindje të dytë, ndërsa foli me bindje se më 14 maj ditën e zgjedhjeve do të valvitet flamuri i fitores se Partisë Demokratikë në Shqipëri.

21 Janar 2023, 17:58 Nga a.l
Dita e themelimit të PD-së/ Berisha: Ditëlindja jonë e
Sali Berisha

TIRANË- Sot Partia Demokratike shënon 32- vjetorin e themelimit të saj në Laç. Kryetari i opozitës Sali Berisha ka zhvilluar një ceremoni në kuadër të asaj që ai e quan ditëlindje të dytë, ndërsa foli me bindje se më 14 maj ditën e zgjedhjeve do të valvitet flamuri i fitores se Partisë Demokratikë në Shqipëri. Ai gjithashtu u shpreh se në këtë datëdo të përmbyste kryeministrin Edi Rama, për të cilin vijon akuzat se mban peng vendimin për kontrollin e partisë opozitare më të madhe në vend.

"Ne ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO. Të heqim vizat. Të firmosim marrëveshjen e stabilizim asociimit. E kthyem Shqipërinë në vendin e shpresës së shqiptarëve. 2007-2014 popullata në këtë vende rritej nga viti në vit. Rritej nga viti në vit sepse përmirësohej gjendja ekonomike e shqiptarëve, rritej besimi i tyre se në këtë vend të bekuar ata do të ndërtojnë të ardhmen. Nuk e kishim gabim. Shqipëria është një vend me pasuri përrallore. Kudo që të shkosh syri të kap pasuri të mahnitshme. Potenciale turistike të mahnitshme, potenciale minerare, potenciale hidrike ujore. Zoti na ka dhënë gjithçka, më të mirat që mund t’i japë një kombi për të prosperuar. Dhe ne në atë rrugë ishim. Ndaj dhe ne sot festojmë krenar këtë përvjetor. Dhe ju e festoni ndër më krenarë se gjithë të tjerët sepse kurrë nuk lëkundët besimit në vlerat e demokratëve dhe të programit të kësaj partie. Por ne kremtojmë këtë përvjetor në kushte shumë të hidhura sepse pas 32 vitesh një pasardhës i regjimit monist, një njeri i cili duket se trashëgimi kryesore politike ka shpirtin e zi të etërve të tij, rivendosi në Shqipëri monizmin. Edi Rama kontrollon sot 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Dhe ai këtë pushtet e rrëmbeu duke u rrëmbyer shqiptarëve votën. Mirëpo, ne demokratët por dhe shqiptarët në tërësi, ne e dimë se monizmi dhe liria janë të papajtueshme. Ne e dimë se armiku absolut i lirisë është monizmi. Ne e dimë si demokratë se detyra jonë absolute, misioni ynë absolut është përmbysja e tij. Siç përmbysëm monizmin e etërve do të përmbysim monizmin e bastardëve që e ktheu atë në monizmin e Edi Ramës", shprehet Berisha. 

FJALA E PLOTË: 

Ne e kremtojmë këtë ditë jo pa arsye, por ne kemi arsye thelbësore, ekzistenciale. Për ne që lindëm para dhjetorit ’90, dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë, është ditëlindja jonë në liri. Dhe kjo është e vërtetë jo vetëm për ne demokratët dhe demokratet, por është e vërtetë për të gjithë shqiptarët. Me PD-në lindi pluralizmi. Pa pluralizëm liri nuk ka. Me PD lindi liria e individit, lindën të drejtat e tij, lindi shoqëria e lirë. Ndaj dhe ne kremtojmë dhe do të kremtojmë këtë ditë për sa kohë do të nderojmë lirinë, për sa kohë do të nderojmë dinjitetin tonë i cili pa lirinë nuk ekziston.
Ne kremtojmë këtë ditë krenar para njëri-tjetrit, vetes dhe zotit, sepse pas themelimit ne u dëshmuam një forcë politike e lirive dhe të drejtave të njeriut, e traditës së shkëlqyer të shqiptarëve, e interesit kombëtar të shqiptarëve, e besimeve të pathyeshme të tyre, besimit tek zoti dhe tek besimet fetare që besojmë. Ne e kremtojmë këtë ditë sepse kur nisëm këtë rrugë e nisëm si njerëzit e tretë më të varfër të planetit. Rrogat e shqiptarëve ishin 4-6 dollarë dhe rroga e Sali Berishës si president ishte gjithsej 16 dollarë. E tillë ishte skamja, mjerimi në të cilin e kishte zhytur diktatura më e egër staliniste në Europë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne kremtojmë këtë ditë sepse 32 vite më parë ne nuk kishim asnjë mbështetje nga jashtë, s’kishim asnjë eksperiencë në rrugën e lirisë. Ne kishim aspiratat, idealet tona. Por besnikëria jonë ndaj këtyre idealeve bëri që ato të vërtetohen energjia e pashtershme e transformimit të Shqipërisë sa asnjë vend tjetër. Ne ia dolëm të hapim Shqipërinë me botën, të krijojmë miq dhe miq të mëdhenj.

Ne ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO. Të heqim vizat. Të firmosim marrëveshjen e stabilizim asociimit. E kthyem Shqipërinë në vendin e shpresës së shqiptarëve. 2007-2014 popullata në këtë vende rritej nga viti në vit. Rritej nga viti në vit sepse përmirësohej gjendja ekonomike e shqiptarëve, rritej besimi i tyre se në këtë vend të bekuar ata do të ndërtojnë të ardhmen. Nuk e kishim gabim. Shqipëria është një vend me pasuri përrallore. Kudo që të shkosh syri të kap pasuri të mahnitshme. Potenciale turistike të mahnitshme, potenciale minerare, potenciale hidrike ujore. Zoti na ka dhënë gjithçka, më të mirat që mund t’i japë një kombi për të prosperuar. Dhe ne në atë rrugë ishim.

Ndaj dhe ne sot festojmë krenar këtë përvjetor. Dhe ju e festoni ndër më krenarë se gjithë të tjerët sepse kurrë nuk lëkundët besimit në vlerat e demokratëve dhe të programit të kësaj partie.

Por ne kremtojmë këtë përvjetor në kushte shumë të hidhura sepse pas 32 vitesh një pasardhës i regjimit monist, një njeri i cili duket se trashëgimi kryesore politike ka shpirtin e zi të etërve të tij, rivendosi në Shqipëri monizmin. Edi Rama kontrollon sot 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Dhe ai këtë pushtet e rrëmbeu duke u rrëmbyer shqiptarëve votën. Mirëpo, ne demokratët por dhe shqiptarët në tërësi, ne e dimë se monizmi dhe liria janë të papajtueshme. Ne e dimë se armiku absolut i lirisë është monizmi. Ne e dimë si demokratë se detyra jonë absolute, misioni ynë absolut është përmbysja e tij. Siç përmbysëm monizmin e etërve do të përmbysim monizmin e bastardëve që e ktheu atë në monizmin e Edi Ramës.

Me rrëmbimin e votës rrëmbeu pushtetet. Dhe sot mendon se do të mund të rrëmbejë Partinë Demokratike. Sot, ky bastard mban peng në kundërshtimin më flagrant, më primitiv vendimin e Gjykatës dhe beson se në këtë mënyrë do të parandalojë fitoren e Beharit, Pashkut, Albertit, fitoren e demokratëve në mbarë Shqipërinë. Mendon se në këtë mënyrë do të mbrojë monizmin e tij. Por ja ku jemi këtu të betohemi në flamur, para zotit se gjë në botë s’do na pengojë pa përmbysur monizmin e Edi Ramës. Ne do fitojmë! Misioni ynë është i shenjtë, liria është frymëzimi ynë. Liria është fuqia jonë. Liria është për ne e gjithë energjia të cilën nuk ka forcë në botë ta ndalojë. Ndaj dhe ju ftoj ju demokratët e Kurbinit të bashkohemi në këtë betejë, në këtë mision të ri. Në 90 kishim për mision përmbysjen e diktaturës me staliniste. E përmbysëm, ia dolëm, e arkivuam në histori. Tani monizmin e Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Ky udhëton me 137 fluturime, që po të mbledhësh të gjitha fluturimet e kryeministrave të Ballkanit dhe Evropës rrezik nuk bëjnë kaq shumë. Sikur të ishte i biri i Mbretit të Arabisë Saudite, njeriut më të pasur, me dhomë gjumi në avion, se nuk i duron turbulencat. Se ky ndërton rrugën me çmime të 8-fishta në krahasim me çmimet me të cilat ndërtohen në Europë. Se këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Se ky ndërton për tërmetin, absolutisht ndërtime në të cilat vjedhin të paktën 60% me fakte, me dokumente. Se ky ndërton shkollën. Në Tiranë, shkollat nga PNUD, organizatë e OKB, ndërton shkollat me 680 mijë euro, kurse shkollat me paratë e taksapaguesve, ndërtohen me 3 milionë euro deri 6 milionë euro. Nuk kanë të ngopur këta, janë të papërmbajtur në vjedhje. Ky kryen gjenocid ndaj shqiptarëve në krijimin e kushteve të llogaritura që ata të largohen nga Shqipëria. Sigurisht, të vjedhësh në këtë mënyrë t’i vjedh të ardhmen e tyre, vjedh shpresën e tyre. Të gjitha këto janë kushte për t’u larguar njerëzit nga ky vend. Kjo që ndodh me ne, nuk ndodh në ndonjë vend tjetër.

U ndala në këto momente për të bërë të qartë për ne demokratët se, sa je ti, është misioni ynë për Shqipërinë. Se sa je ti, është misioni ynë për Kurbinin, Lezhën, Mirditën. Unë kam besimin e thellë se 14 maji në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Mat, Peshkopi, Shkodër, Pukë, në mbarë veriun dhe kudo në Shqipëri do të valëvitet flamuri i fitores. Do të përmbyset monizmi, rroftë Kurbini, rroftë Shqipëria.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet