12 Qershor 2024, 09:57
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një postimi në rrjete sociale ka uruar sot Kosovën në 25-vjetorin e çlirimit. Kreu i PL shkruan se kjo është një ditë që na kujton se sa e shtrenjtë është Liria dhe Pavarësia.
Gjithashtu Meta tha se Liria e Kosovës ka në themel sakrificat dhe gjakun e të gjithë atyre që ranë heroikisht për tu përjetësuar në betejën për Liri dhe dinjitetin kombëtar. Ai tha më tej se sot i gëzohemi me krenari arritjeve të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
GËZUAR 25-VJETORIN E LIRISË KOSOVË E DASHUR!
Në këtë ditë historike për mbarë kombin tonë, që na kujton se sa e shtrenjtë është Liria dhe Pavarësia, nderojmë me respekt dhe përulje sakrificat e çdo shqiptari, rezistencën heroike dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë martirët që dhanë jetën për të kurorëzuar këtë aspiratë shekullore.
Liria e Kosovës ka në themel sakrificat dhe gjakun e të gjithë atyre që ranë heroikisht për t’u përjetësuar në betejën për Liri dhe dinjitetin kombëtar!
Sot i gëzohemi me krenari arritjeve të Republikës së Kosovës, faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, shembull frymëzues i demokracisë funksionale dhe shtetit ligjor.
Falënderim dhe mirënjohje përjetë trupave çlirimtare të NATO-s, kontributit të SHBA, partnerëve strategjikë dhe të gjitha vendeve demokratike mike, që i dhanë fund genocidit dhe vendosën Paqen në Kosovë, duke vijuar të ndihmojnë për zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.
Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës, kundër çdo projekti shovinist që synon të zhbëjë këto arritje me idetë ogurzeza të shkëmbimit të territoreve, në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të saj, integrimit të plotë euro-atlantik dhe në të gjitha sfidat e ardhshme.
Bashkë me urimin nga zemra për çdo shqiptar, po ndaj me ju emocionet e paharruara të 12 qershorit 1999, të përcjella 25 vite më parë në raportimin e gazetarit të mirënjohur Asllan Bajrami!
ilir meta 25-vjetori i clirimit te kosoves
Politike
12 Qershor 2024, 09:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- GJKKO ka shtyrë seancën për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre lidhur ...
Politike
12 Qershor 2024, 09:06
M.B
Foto nga postimi i Edi Ramës
TIRANA- Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh votuesve të Partisë Socialiste me rastin e 33 v...
Politike
12 Qershor 2024, 07:27
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ndonëse nuk është e enjte, ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi në seancën plenare të radh&eu...
Politike
12 Qershor 2024, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një seri raportesh për kontrolle në Bashki të ndryshme në ve...
Politike
11 Qershor 2024, 22:32
N.F
Basha
TIRANË- Deputeti, Lulzim Basha pas mbledhjes me Kryesinë ka mbajtur një deklaratë para mediave ka folur për humbj...
Politike
11 Qershor 2024, 21:23
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një pjesë e mirë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisëdo të udhëtojn&e...
Politike
11 Qershor 2024, 20:56
E. D
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Dhëndri i ish-Kryeministrit, Jamarbër Malltezi është fotografuar mbrëmjen e sotme duke filmua...
Politike
11 Qershor 2024, 20:49
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij si çdo mbrëmje para mbështetësve...
Politike
11 Qershor 2024, 20:48
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve ka vlerësua...
Politike
11 Qershor 2024, 20:37
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij si çdo mbrëmje para mbështetësve...