LIVE UPDATES
Politike

"Dje u zhvillua një betejë mes Kodrës së Diellit dhe Sarajeve të Surrelit", Berisha: Vëllai i anëtarit të bandës së Xibrakës i çoi Ramës foto të Olsit me trafikantët kolumbianë

Ai foli edhe për postimin e Veliajt pas aksionit të BKH, ku tha se tigri ishte simbol i kërcënimit ndaj kryeministrit Edi Rama. 

7 Dhjetor 2024, 13:15 Nga r.ll
"Dje u zhvillua një betejë mes Kodrës së Diellit dhe
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar edhe kontrollet e djeshme në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe hetimin e SPAK ndaj tij.  Berisha i cilësoi këto si një betejë midis Kodrës së Diellit dhe Sarajeve të Surrelit. Ai foli edhe për postimin e Veliajt pas aksionit të BKH, ku tha se tigri ishte simbol i kërcënimit ndaj kryeministrit Edi Rama. 

Lideri i opozitës foli edhe për atë që sipas tij ishte elementi kryesor i ditës së djeshme, Alban Dabulla. Ky i fundit, sipas Berishës, është vëllai i një prej anëtarit të bandës së Xibrakës. Më tej ai tha se Dabulla i ka dërguar dërgoi kryeministrit fotografitë e Olsi Ramës me Genti Xhixhën dhe me trafikantët kolumbianë të Xibrakës. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Do të ndalem shkurtimisht, por edhe në një betejë tjetër, që u zhvillua dje, në orët më të para të mëngjesit dhe gjatë ditës këtu në vend, betejë të cilën mediat e pavarura e cilësuan si një betejë midis Kodrës së Diellit dhe Sarajeve të Surrelit, dhe me një element të veçantë, ultimatumin ‘Dabulla’.

Çfarë ndodhi dje? Dje në orët e para të mëngjesit, ekipe të tëra të Skapit mësynë në shtëpinë e banimit të lali vjedhësit. Por dera e banesës nuk u hap të paktën për 1 orë e gjysmë. Ekipet që kishin shkuar aty me mandat gjykate për të ushtruar kontroll dhe të gjitha veprimet, nuk guxuan të hapnin derën me forcë siç kërkon rregulli. Por u prit gjersa në derë u paraqit një personazh, që askush nuk e imagjinonte se do të mund të ishte ai që do të hapte derën. Nuk ishte i vëllai i zonjës Veliaj, nuk ishte as kunati i saj, nuk ishin familjarët, nuk ishin punonjësit e bashkisë.

Por aty u paraqit Alban Dabulla, si i plotfuqishëm dhe vetëm pas paraqitjes së Dabullës, dera u hap. Ndërkohë, Erion Veliaj nga Hamburgu në statusin e tij të parë u fotografua me një tigër, në fakt më mirë të kishte vendosur një hienë, se hiena i përshtatet atij. Por tigri ishte simbol i forcës dhe kërcënimit dhe natyrisht ndaj sarajeve të Surrelit dhe Edi Ramës.
E vërteta është se në këtë betejë, me kode mafioze që vazhdoi gjithë ditën, Alban Dabulla me ultimatumin e tij, luajti një rol përcaktues. Dabulla i dërgoi Surrelit dhe jo vetëm, fotografitë e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, me kolumbianët alkimistë të Xibrakës. Regjistrime që kishte nga aktiviteti i bandës së Xibrakës.

Për një ndërprerje të shkurtër në dosjen e Xibrës, njëri nga emrat krahas Ermal Hoxhës, Gentian Gjonajt, është edhe Dabulla, Besnik Dabulla, i vëllai i Albanit. I vëllai i Albanit u lëshua mandat arresti në kohën e bandës së Xibrakës, por kur policia shkoi, Albani bëri të njëjtin akt, i dërgoi Ramës fotot e Olsit me grupin e kokainës, regjistrimet dhe policia u tërhoq, nuk e arrestoi Besnik Dabullën, anëtar aktiv i bandës së Xibrakës.

Tani pas kaq kohësh, në një kohë kur Olsi është akuzuar nga opozita, me fakte, dokumente se ai është anëtar i bandës së Xibrakës, Dabulla përsëri dje nxori dokumentet që disponon, me të cilat Olsin e çon drejt në qeli, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA, se ai ka shtetësi edhe amerikane edhe shqiptare.

Çfarë ndodhi pas kësaj? Pas kësaj miqtë e mi, ndodhi ajo që patë. Endri Fuga zëdhënësi i Edi Ramës dhe Altin Dumanit, pas gjithë asaj zhurmnaje të madhe, lëshon një komunikatë se u sekuestrua telefoni i Ajola Xoxës. Kaq ishte. U katandis kokoshi në thelë. Kurse Erion Veliaj, nga tigri u bë lepur, lëshoi një komunikatë ku tha, me kolegët e mi të Skapit, jam në harmoni të plotë, fajin e ka Berisha që e sulmon Skapin, rroftë Skapi dhe u mbyll hesapi. Këto janë të vërtetat e betejës që i zhvillua dje mes Kodrës së Diellit, dhe sarajit të Surrelit.

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet