LIVE UPDATES
Politike

'Inflacioni ka pësuar rënie'/ Sejko: Këshilli mbikëqyrës i BSH do mbajë pandryshuar normën bazë të interesit

Sejko tha se Banka e Shqipërisë nuk ka bërë ndërhyrje në kursin e këmbimit por ka pasur luhatje të forta kohët e fundit

5 Korrik 2023, 16:12 Nga A.B
'Inflacioni ka pësuar rënie'/ Sejko: Këshilli
Gent Sejko

TIRANË- Në një konferencë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur se inflacioni në Shqipëri ka pësuar rënie. Ai u shpreh se Këshilli mbikëqyrës do të monitorojë situatën për të marrë në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivave.

“Inflacioni ka pësuar rënie. Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin aktual 3 %. Të mbajë pandryshuar normën bazë të interesit të kredisë një ditore në nivelin 4 % dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në nivelin 2 %. Këshilli mbikëqyrës do të monitorojë situatën për të marrë në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivave”, tha Sejko.

Në lidhje me kursin e këmbimit, Sejko tha se Banka e Shqipërisë nuk ka bërë ndërhyrje në kursin e këmbimit por ka pasur luhatje të forta kohët e fundit. Megjithatë u shpreh se javën që vjen do të bëjnë takim me bankat e nivelit të dytë për të diskutuar rreth bizneseve që preken nga kursi i këmbimit.

“Ne synojmë të përshpejtojmë ritmin e rritjes ekonomike. Kursi i këmbimit është një nga faktorët që ka ndikuar për të mbajtur inflacionin në kontroll. Ne e bëjmë analizën si të tërë. Edhe Banka e Shqipërisë informon se kursi i këmbimit vjen si pasojë e përmirësimit në balancin e pagesave. Edhe 3 mujori i parë të 2023 tregon se kemi  rritje të të ardhurave të hyra nga turizmi që thuajse është dyfishuar, nga investimeve direkte. Kemi blerje të pasurive të patundshme dhe rritje të remitancave. Këto 3 kanale kanë burime të mjaftueshme hyrjesh në valutë të huaj, kryesisht në euro.

Për sa kohë që kursi i këmbimit përcaktohet nga faktorë realë, ne nuk shohim arsye për të ndërhyrë në kursin e këmbimit. Ky është qëndrimi i BSH për kursin e këmbimit. Javën që vjen në kemi përgatitur një mbledhje me bankat e nivelit të dytë, për të diskutuar efektet në bizneset që preken nga kursi i këmbimit dhe për të rritur bashkëpunimin mes bizneseve të prekura dhe bankave”, tha Sejko.

Gjithashtu BSH ndërhyn në rast të blerjes së valutës për krijimin e rezervës dhe për këtë ndërhyrje ka një kalendar të përcaktuar paraprakisht. Kemi blerë 120 milionë euro në 6 mujorin e parë dhe do të vazhdojmë blerjet, tha Sejko.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me 104.55 lekë, me një rënie prej 0.3 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke arritur në një tjetër rekord minimal historik, që nga viti 2002, kur euro filloi të funksiononte si monedhë fizike. Që nga fillimi i këtij viti euro ka rënë me 11.5 lekë, ose me gati 10%, ndërsa këmbehet me 14.4 lekë (12.1%) më pak se 5 korriku i një viti më parë. Rënia ka qenë më e theksuar duke filluar nga maji./Dosja.al

genc sejko

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet