20 Shtator 2024, 11:39
Nga r.ll
ervin salianji
TRANË- Sot në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca gjyqësoe për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale". Avokati i Salianjit, Indrit Sefa ka kërkuar që të rihapet shqyrtimi gjyqësor dhe që të thirren të gjithë dëshmitarët duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe emrat e tjerë socialistë: Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Perparim Kulluri, Ardi Veliu, Erion Braçe, Eduard Shalsi
"Na u refuzua nga shkalla e parë pyetja e një sërë dëshmitarësh të rëndësishëm. Taulant Balla nuk na u pranua, Bert Nushi, drejtori i qarkut Fier shok i ngushtë me Arlber Veliun. Fatmir Xhafaj ka qene ministër i brendshem duhet te pyetej se ka mbajtur qëndrim. Thoma Jano duhet të pyetej si dëshmitar për një shkresë dërguar Gentian Osmanit ku pretendohej se telefoni i Fredi Alizotit nuk është përgjuar pasi kompania telefonike paska patur probleme.
Gjithashtu pjesë e listës së refuzuar është edhe Donika Prela,e cila ka kryer përzgjedhjen e prokurorit dhe ka bërë qëndrim publik Gentian osmani. Përparim Kulluri, Ardi Veliu. Andi Enesi, Sokol Xhani oficerë që kane kryer veprime aktive. Për këtë arsye kërkojmë që gjykata të riçelë hetimin gjyqësor dhe t’i thërrasë të gjithë listën e dëshmitarëve duke nisur nga Taulant Balla.", u shpreh avokati i deputeti të PD-së.
Salianji është parë i shoqëruar edhe nga deputetë të PD-së Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, Asllan Dogjani. Në këtë gjykatë, deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e "kallëzimit të rremë".
Çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.
Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.
Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’iu dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.
ervin salianji dosja babale
Politike
20 Shtator 2024, 11:26
M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Par...
Politike
20 Shtator 2024, 11:24
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ka nisur protesta e 26-të para bashkisë së Tiranës, ku qytetarët vijojnë me kërkesën e...
Politike
20 Shtator 2024, 10:52
M.B
Foto jashtë Gjykatës
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është i paraqitur sot në Gjykat&eu...
Politike
20 Shtator 2024, 10:33
M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Pa...
Politike
20 Shtator 2024, 10:11
M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë sot në Komisionin Heti...
Politike
20 Shtator 2024, 08:56
M.B
Keir Starmer, Giorgia Meloni dhe Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer diskutimit për çështjen e marrëve...
Politike
20 Shtator 2024, 08:28
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka sqaruar një d...
Politike
19 Shtator 2024, 22:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se të gjitha akuzat ndaj tij për pasurim nëpërmjet post...
Politike
19 Shtator 2024, 22:47
r.ll
argita malltezi, sali berisha
TIRANË- Vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka folur për dosjen e SPAK lidhur me kthimin e pro...
Politike
19 Shtator 2024, 22:36
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha i cilëson akuzat e ngritura ndaj tij si politike dhe se SPAK vepron me urdhër të kryem...