LIVE UPDATES
Politike

DOSJA- Kush është "Taulanti" në dosjen e vrasjes së Agron Çapjas, ku lidhet emri i Ballës (Bisedat e dyshimta)

Numri i telefonit 0682055399 del në procesverbalet e gjykatës si "Taulant" ndonëse i njëjti numër përkon me numrin e kryetarit të grupit të PS, përmes verifikimit në rrjetet sociale. Por sërish kjo nuk implikon socialistin në këtë çështje. Situata ndryshon në këtë moment. 

24 Nëntor 2022, 14:57 Nga f.g
DOSJA- Kush është "Taulanti" në dosjen e vrasjes
Taulant Balla dhe Agron Çapja

TIRANE- Një stuhi politike ka nisur që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat më me ndikim në qytetin e Elbasanit, deklaroi se vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e një politikani të rëndësishëm. Që perj atij momenti, opozita dhe kryedemokrati Sali Berisha e lidhin këtë deklaratë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kjo jo pa arsye. Zanafilla e historisë nis më 3 shkurt 2016, kur në Elbasan u vranë Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe plagosen 7 të tjerë. Masakra e Elbasanit hapi një dosje përgjimesh në të cilat u zbulua edhe një numër telefoni. Në vendimin e datës 17 shkurt 2016, gjykata e Elbasanit nuk arrin të saktësojë nëse është ose jo Balla, duke iu referuar vetëm me numër telefoni. Numri i telefonit 0682055399 del në procesverbalet e gjykatës si "Taulant" ndonëse i njëjti numër përkon me numrin e kryetarit të grupit të PS, përmes verifikimit në rrjetet sociale. Por sërish kjo nuk implikon socialistin në këtë çështje. Situata ndryshon në këtë moment. Ardian Çapja tha në gjykatë se përgjimet e njeriut Taulant, janë zhdukur dhe asgjësuar. Akuza përforcohet nga Berisha që deklaroi sot në Kuvend se këtë rol e luajti prokurori i çështjes që u ngrit sipas tij në detyrë. 

Në vendimin e gjykatës, i publikuar sot nga Shijak Tv, vetë gjykata që aprovoi futjen në përgjim të këtij numri, ka vendosur që çdo e dhënë dhe material të fshihet. 

"Fshirjen dhe asgjësimin e materialit të përgjimit të regjistruar në CD e ardhur në këtë gjykatë me shkresën nr. 140 datë 16/02/2016, e cila përmban regjistrimin e numrit të telefonit celular 0682055399 nga data 04/02/2016 ora 13:20 minuta deri në datën 06/02/2016 në orën 12:10 minuta",-thuhet në vendimin e gjykatës, sërish për numrin e përdorur nga "Njeriu Taulant". "Syri" ndërkon ka publikuar një përgjim tëe grupit të Bajrajve, ku sërish përflitet emri Taulant. Gjatë këtyre përgjimeve, politikani Taulant merr përsipër të zgjidhë diçka për bandën. në bisedë flitet për lojërat e fatit, por nuk dihet nëse Taulanti është apo jo Taulant Balla. Ndërkohë që në mes të kësaj beteje, asnjë reagim publik nuk ka ardhur nga ana e deputetit socialist. Taulant Balla heshti sot para Berishës dhe as nuk dha sqarime para qytetarëve nëse është ai ose jo "Njeriu Taulant". 

BISEDA E PUBLIKUAR NGA SYRI:

685: G është dakord!

008: Po.

685: Po hajde, besoj ndonjë lloj influence do ketë.

008: G është dakord, Taulanti po mundohet për të marrë firmat, ai po, Taulanti është motorri.

685: E marr vesh, mirë, mirë, ok.

008: Na ishte dashtë edhe një nga PD-ja.

685: Jo, s’kam naj një dmth që tia vlejë se...

008: Mirë pra.

685: Nuk ma ha menja se i hudhin topa për shalësh këta.

008: Këto mund t’i hudhësh topa për shalësh kur e kanë brë ligji.

685: Po.

008: Se i kanë shfrytëzuar vërejtjet që ka ai për lojërat e fatit dhe e kanë bo si kanë dashtë.

685: Mu dje më mori ky çuni që është me këtë... me atë ‘Matematikun’...

008: Me...

685: Me këtë ‘Maematikun’ (nuk dëgjohet mirë) këtej më mori, po më thotë që dun me janë në fjalë të mira, dun me e shty, me e ba...

taulant balla agron capja


Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës