LIVE UPDATES
Politike

DW: Dosja e Arben Ahmetajt, test për SPAK-un, a po i vjen fundi i mosndëshkimit në nivele të larta?

Në fillim të këtij muaji, SPAK administroi të gjithë dokumentacionin e 8 pasurive të paluajtshme dhe më pas vendosi sekuestro parandaluese për dy vila në bregdet të personave të lidhur me ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj.

31 Mars 2023, 08:58 Nga DOSJA
DW: Dosja e Arben Ahmetajt, test për SPAK-un, a po i vjen fundi i
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zyrtari i lartë në tri qeveritë Rama po hetohet për katër vepra penale: mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë; korrupsion pasiv; pastrim parash dhe shpërdorim detyre, kjo e fundit lidhur me koncesionin e dhënë prej tij për inceneratorin në Elbasan. Ish- kryeministri Ahmetaj i ka hedhur poshtë akuzat e SPAK-ut dhe ka këmbëngulur që nuk është i përfshirë "në asnjë rrethanë në aferën e inceneratorit në Elbasan”. Dosja penale e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj shihet si test për SPAK-unlidhur me ndëshkimin ose jo të korrupsionit të politikanëve të lartë.

Afera i inceneratorëve – mega korrupsion

Afera e inceneratorëve për trajtimin e mbetjeve përbën, sipas hetimeve, një nga rastet më të rënda të korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve publike në Shqipëri. Ndërtimit të inceneratorëve iu hap rruga në dhjetor 2014, kur qeveria Rama bëri një ndryshim në strategjinë kombëtare të trajtimit të mbetjeve, të hartuar sipas direktivave të Bashkimit Evropian, të cilat i jepnin prioritet riciklimit të mbetjeve për të mbrojtur mjedisin dhe jo asgjësimit të tyre përmes djegies. Ndryshimi u pasua me hapa ligjorë për të ndërtuar në Shqipëri impiante ku mbetjet të trajtoheshin përmes djegies dhe nga djegia të përftohej energji elektrike.

Një vit më pas, qeveria Rama nënshkroi kontrata koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve në tri qytete: Elbasan, Fier dhe Tiranë, me financim përmes Partneritetit Privat-Publik, (PPP) me një investim fillestar prej 178 milionë eurosh.

Kompanitë private që fituan për të qënë pjesë e PPP rezultuan të jenë kompani të vogla, të regjistruara off-shore, me pronarë të panjohur, që morën fondet publike dhe nuk dhanë atë që kishin premtuar: djegien e mbetjeve dhe prodhimin e energjisë elektrike. Premtimet mbetën në letër, në kontratat koncesionare. Fondet publike vijuan të lëvrohen tek drejtuesit e kompanive off-shore që u arratisën kur plasi skandali dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.

Shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet publike

Skandali plasi kur PD, më e madhja në opozitë në Shqipëri dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ( sot "Partia e Lirisë”në opozitë ) bënë një kallzim penal në SPAK ku akuzuan zyrtarë të lartë për shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet publike në ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorëve.

SPAK-u nisi hetimet në fillim të vitit 2021 dhe në dhjetor ato rezultuan me arrestimin dhe burgimin e Lefter Kokës, ish-ministër i Mjedisit në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Rama, 2013-2017. Ish-ministri Koka u akuzua për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash në dy inceneratorët, në atë të Elbasanit dhe Fierit. Bashkë me ish-ministrin Koka u arrestuan me burg ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, dhe  nëntë punonjës publikë, të akuzuar për korrupsion.

Një komision hetimor parlamentar i ngritur për aferën e inceneratorëve dhe i drejtuar nga PD, doli në përfundime të kundërta: për deputetët socialistë ndërtimi i tre impianteve të menaxhimit të mbetjeve ishte në përputhje me ligjin. Për opozitën qeveria Rama kishte kryer pastrim parash, përmes procedurash korruptive duke u sjellë financave publike një dëm prej 430 milionë eurosh.

Dy vjet më pas, në shkurt të këtij viti, SPAK-u nisi hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj. Ato u fokusuan së pari në procedurën e dhënies prej tij të koncesionit për ndërtimin e inceneratorit në Elbasan, kur ai ishte ministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të Tregëtisë dhe Sipërmarrjes. Dhënia e koncesionit ishte bërë pa shpallje tenderi dhe në kundërshtim me ligjin.

Akuzat e tjera ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj janë për korrupsion dhe pastrim parash, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë dhe përfitime korruptive nga inceneratorët.

Në fillim të këtij muaji, SPAK administroi të gjithë dokumentacionin e 8 pasurive të paluajtshme dhe më pas vendosi sekuestro parandaluese për dy vila në bregdet të personave të lidhur me ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj.

Ngritja dhe rënia e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj

Arben Ahmetaj është politikani socialist më jetëgjatë në tri mandatet e qeverisjes së kryeministrit Rama. Ai ka pasur poste të ndryshme ministrore në dy mandatet e para dhe në mandatin e tretë mori postin e zëvendëskryeministrit, që e mbajti vetëm 11 muaj, nga shtatori 2021, në korrik 2022, kur u shkarkua papritur nga kryeministri Rama.

Zhvillimet që pasuan vërtetuan dyshimet që shkarkimi i tij kishte ndodhur ndofta për shkak të përfshirjes në aferën e inceneratorëve. Kur SPAK-u publikoi zyrtarisht akuzat ndaj zëvendëskryeministrit Ahmetaj, kryeministri Rama që e pati bashkëpunëtor të afërt në qeverisjet e tij deklaroi që "nëse ato janë të vërteta ai, nuk e ndihmon dot".

"Nëse ka shkelur ligjin, do të përgjigjet para ligjit," deklaroi Rama për mediat.

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj po hetohet në gjendje të lirë. Ai vazhdon të jetë deputet i Partisë Socialiste. Analistë të pavarur të Tiranës parashikojnë mundësinë e arrestimit të tij vetëm nëse SPAK-u do t'i kërkojë parlamentit një autorizim të thjeshtë, ngaqë me ndryshimet ligjore konsensuale mes maxhorances socialiste dhe opozitës, deputetët nuk gëzojnë imunitet para drejtësisë.

A po i vjen fundi i mosndëshkimit në nivele të larta?

Shoqëria civile është skeptike. Në një protestë para selisë së SPAK-ut, të organizuar në mes të kësaj jave (29.03) nga Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile, protestuesit i kërkuan SPAK-ut të bëjë drejtësi kundër korrupsionit, "të hetojë, zbulojë dhe ndëshkojë krimet e krerëve të lartë të politikës dhe drejtësisë në 30 vite demokraci, politikanët që kanë vjedhur pasurinë publike dhe t'u konfiskojë pasuritë e marra në rrugë korruptive,”

Nëse ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Ahmetaj, do të merret masa e arrestit me burg, ai do të jetë ish-politikani i tretë i lartë në qeverisjet socialiste të kryeministrit Rama, pas ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka, të cilit i jepet një dënim i tillë. Në vitin 2021 ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u dënua me dy vjet burg për korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë.

Kulturë e betonizuar mosndëshkimi

Pritshmëritë e qytetarëve të Shqipërisë ndaj SPAK për të shkallmuar kulturën e betonizuar të mosndëshkimit të zyrtarëve janë të larta. Po kështu edhe ato të BE, që ka hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në një intervistë ekskluzive për DW, kryetarja e Delegaconit të BE në Shqipëri, ambasadorja Christianne Hohmann i bëri thirrje SPAK, "të trajtojë efektivisht korrupsionin në nivel të lartë.”

Marrë nga DW

arben ahmetaj arben ahmetaj nen hetim

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër