30 Mars 2023, 23:31
Nga k.m.
Blendi Klosi
TIRANË- Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi tha se në zgjedhjet vendore të 14 majit, socialistët janë më të fortë dhe të organizuar se kurrë, duke shprehur bindjen se socialistet do të fitojnë 61 bashkitë e vendit. Në një intervistë për emisionin "Të paekspozuarit", Klosi tha se vetëm në 1 ose në 2 bashki të vendit mund të ketë rezultat të diskutueshëm që sipas tij Partia Demokratike mund të marrë vota.
"Ne jemi më të fortë sepse jemi më të organizuar sepse punojmë gjatë gjithë kohës qe në momentin kur caktohen zgjedhjet, bëjmë sondazhe, bëjmë përzgjedhje kandidatësh me kohë, sipas ligjit 45 ditë para zgjedhjeve. Besoj se në këtë garë do të shkojmë me rezultat pozitiv në 61 bashkitë e vendit, edhe Shkodrën e morëm në 2019. Ata do të humbasin se ne jemi më të fortët, pastaj ata që kanë një forcë dhe ndjesinë për qytetin që fiton, bashkohen me ata që fitojnë, nuk bashkohen me humbësin. Nuk ka dyshim që p.sh. në Shkodër, siç ndodh në Kukës e gjetiu, një socialist do të qeverisë më mirë së një demokrat, njerëzit e kuptojnë se kush nuk ka vulë, nuk ka personazhe, nuk ka organizim, pas 31 vitesh kemi përballë parti që nuk kanë një vulë, një strukturë.
PS mund të humbasë vetëm aty ku mund të bëjë gabime vetë.
PS nuk humbet asnjë nga bashkitë qendër qarku. Në një ose dy mund të diskutohet rezultati. Ne garojë për 61 bashki. Shqipëria ka ardhur koha që ta thellojë reformën territoriale. 61 bashki janë shumë. Do të ishte shumë më mirë që reforma të thellohej dhe të shkonim në më pak bashki. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi garë në 61 bashkitë. Do të ishte mirë të kishim një reformë territoriale. Në Shqipëri gjithmonë e më shumë po qartësohet,"-tha Klosi.
Ndërkohë që ndryshe nga optimizmi i Klosit, janë shprehur kolegët e tij socialiste. Disa ditë më parë, Damian Gjiknuri tha se Partia Socialiste parashikon një fitore të të paktën 45 bashkive të vendit.
blendi klosi zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
30 Mars 2023, 23:26
k.m
Jonila Godole
TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Jonila Godole deklaroi se një par...
Politike
30 Mars 2023, 22:54
k.m.
Edi Rama dhe Kreshnik Hajdari
KUÇOVË- Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari që rikandidon sërish në këto zg...
Politike
30 Mars 2023, 22:52
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- "Qyteti është në fakt një qytet i ri, i krijuar nga një aksident apo incident i Kongresit të Lushn...
Politike
30 Mars 2023, 22:11
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është mërzitur shumë me mediat kritike ndaj tij ...
Politike
30 Mars 2023, 22:05
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se në Tiranë trafiku i makinave është ...
Politike
30 Mars 2023, 21:43
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për...kullat. Në një prezantim të pun&...
Politike
30 Mars 2023, 20:21
A.B
Gjergj Marku
SARANDË- Gjergji Mërkuri, kandidati i pavarur në Sarandë ka kallëzuar penalisht kryetarin e Partisë Socialiste n...
Politike
30 Mars 2023, 19:40
k.m.
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Roland Bejko është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara p&eu...
Politike
30 Mars 2023, 19:46
A.B
Roland Bejko
TIRANË- Roland Bejko, kandidati i Enkelejd Alibeajt, për Bashkinë e Tiranës ka krahasuar veten e tij me kryeministrin...
Politike
30 Mars 2023, 19:27
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Kandidati për Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit Skënder Kapiti, i cili garonte n&e...