Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Edhe më datë 1 maj dështoi përpjekja e tetë me radhë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, në dallim nga herët e kaluara që votimi për kryetar të bëhej në mënyrë të hapur, kësaj radhe propozoi që votimi të bëhet në mënyrë të mbyllur. As propozimi për këtë formë nuk kaloi, sepse s'i kishte votat e mjaftueshme të deputetëve.
KOSOVË- Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj. Shkak janë mospajtimet mes partive politike më të mëdha parlamentare për postin e kryetares së Kuvendit. Pa zgjedhjen e kryetares/it dhe kryesisë, Kuvendi i Kosovës cilësohet i pakonstituuar, që rrjedhimisht nuk mund të kalohet në fazën tjetër për formimin e qeverisë së Kosovës.
Edhe më datë 1 maj dështoi përpjekja e tetë me radhë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, në dallim nga herët e kaluara që votimi për kryetar të bëhej në mënyrë të hapur, kësaj radhe propozoi që votimi të bëhet në mënyrë të mbyllur. As propozimi për këtë formë nuk kaloi, sepse s'i kishte votat e mjaftueshme të deputetëve. Përfaqësuesit e partive politike që nuk morën pjesë në votim thanë se tashmë është e qartë se Vetëvendosja nuk i ka numrat që ta kalojë kandidaten e saj për kryetare Kuvendi, prandaj sipas tyre nevojitet marrëveshje politike. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti para seancës zhvilloi një takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, në përpjekje për një marrëveshje politike, por nga takimi nuk rezultoi ndonjë marrëveshje që do t'i jepte fund ngërçit politik.
Opozita e sheh kandidaten e Vetëvendosjes si figurë përçarëse
Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, që doli partia e parë në zgjedhje, i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës, por jo votat e mjaftueshme që e vetme ta zgjedhë kryetarin, edhe pse me Kushtetutë i takon partisë së parë që ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Lëvizja Vetëvendosje disa herë radhazi propozoi kandidaten Albulena Haxhiu për postin e të parës së Kuvendit, por ajo po ashtu disa herë radhazi nuk i mori votat e mjaftueshme, të paktën 61, për t'u zgjedhur në krye të Kuvendit.
Kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si "figurë përçarëse". Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk dëshiron të votojë asnjë kandidat të partisë fituese Vetëvendosja. Kurse Vetëvendosje këmbëngul, se Haxhiu është kandidate me merita, duke hedhur poshtë vazhdimisht mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.
Shqetësime ndërkombëtare për vonesat
Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë shprehen me shqetësim për vonesat e krijimit të institucioneve të Kosovë. Ata bëjnë përgjegjëse partitë politike parlamentare që s'po gjejnë gjuhë të përbashkët. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se "ia ka shprehur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shqetësimin e tij në rritje me vonesat në formimin e institucioneve të reja në Kosovë.”
"Partitë politike në Kosovë duhet të veprojnë shpejt për formimin e institucioneve dhe duhet t'i shohin interesat shtetërore para atyre partiake. Në peizazhin e sotëm global që po ndryshon me shpejtësi, veprimet e shpejta janë të domosdoshme dhe çështjet shtetërore duhet gjithmonë të vihen para politikave partiake”, shkroi Rohde në profilin e tij social Bluesky. Edhe ambasada amerikane thotë se është përgjegjësi e udhëheqjes politike që të formojë Kuvendin dhe një Qeveri të qëndrueshme. "I takon popullit të Kosovës të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë atë. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur”, thanë për mediet lokale zyrtarë të ambasadës amerikane. Situata është e paqartë se si do të veprohet më tej.
Procedurat për formimin e institucioneve të reja
Sipas Kushtetutës së Kosovës, posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë që doli në zgjedhje, në këtë rast LVV-së, ndërkaq partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit. Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë votash dhe seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.
Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, hapet rruga për formimin e qeverisë së re. Pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve, obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t'i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës. E Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëset e siguruara në zgjedhje, duhet patjetër të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund ta formojë qeverinë. Nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.
Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari i ri më pas i ka 15 ditë kohë që t'i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por nëse qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë./DW
Edi Rama DIMAL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal të Beratit. Rama ka ironizuar partitë e r...
Edi Rama DIMAL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal të Beratit. Rama tha se çdo alternativë...
Edi Rama DIMAL- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Dimal ka prezantuar një nismë të qeverisë. Gjatë fjalës s&e...
Edi Rama DIMAL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal të Beratit. Rama tha se çdo alternativë...
SPAK BULQIZË- Policia ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme materialet për sherrin e ndodhur mes deputetit demokrat Xhelal...
Sali Berisha LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Librazh në kuadër të zgjedhje të 11 m...
Sali Berisha LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Librazhd në kuadër të zgjedhje të 11 m...
Sali Berisha LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Librazhd. Berisha tha se qeveria...
Sali Berisha LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Librazhd. Berisha tha se miratim...
Ilir Meta TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur falenderime, me anë të një postimi në rrjete...