LIVE UPDATES
Politike

"Qeveria ju injoroi!" Berisha-fermerëve në Librazhd: Ju garantoj se vitin e parë do të pesëfishohen investimet, fondet dhe subvencionet

Ai shtoi se qeveria do të krijojë një fond të veçantë për mbrojtjen e prodhimeve, dëmtimet nga moti dhe fatkeqësitë natyrore. Gjithashtu Berisha tha se do të ketë kredi të buta për të gjithë fermerët që duan të zhvillojnë fermat e tyre. 

1 Maj 2025, 11:29 Nga M.B
"Qeveria ju injoroi!" Berisha-fermerëve në Librazhd: Ju
Sali Berisha

LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Librazhd. Berisha tha se qeveria i ka injororuar fermerët dhe i ka shumëzuar me zero. Ai premtoi se në rast se PD vjen në pushtet në vitin e parë do të pesëfishohen investimet, fondet dhe subvencionet. 

Ai shtoi se qeveria do të krijojë një fond të veçantë për mbrojtjen e prodhimeve, dëmtimet nga moti dhe fatkeqësitë natyrore. Gjithashtu Berisha tha se do të ketë kredi të buta për të gjithë fermerët që duan të zhvillojnë fermat e tyre. 

"Pensioniste dhe pensionistë, mos harroni se me pensionin që merrnit në vitin 2013, blinit 250 përqind më shumë se sa blini sot në dyqane. Për të blerë ato që bliheshin në vitin 2013, sot ju duhet të paguheshit me 390 mijë lekë. Por qeveria u injoroi ju, u shumëzoi me zero. Prandaj vota me 11 maj është votë për dinjitetin tuaj. U garantoj se ju do merrni falas ato ilaçe që merr falas pensionisti italian në Itali", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Të dashur miq, regjimi i Edi Ramës është bërë i famshëm në botë për lidhjet e tij me krimin, për drogën. Unë u bëj një pyetje fermerëve të Librazhdit, sa herë e keni dëgjuar kryeministrin të flasë për ju? Për pemëtoret tuaja? Për prodhimet tuaja? Dhe sa herë ka folur ai për drogën dhe kanabisin. Fermerë të Librazhdit, iu garantoj se vitin e parë të qeverisjes do të pesëfishohen investimet, fondet, subvencionet për ju. Ju do të keni të njëjtat subvencione me fermerët e Maqedonisë, Kosovës dhe vendeve përreth. Sot qeveria nga 8 miliardë euro, ka lënë për ju 32 milionë euro, paçka se jepni 20 përqind të prodhimit dhe punësoni rreth 500 mijë shqiptarë.

Kjo shumë do jetë 220 milionë euro. TVSH do jetë simetrike, njësoj si në shitje dhe në blerje. 70 milionë euro do investohen në vit për ujitje, kullime dhe mbrojtjen e tokës. Qeveria do të krijojë një fond të veçantë për mbrojtjen e prodhimeve tuaja, dëmtimet nga moti dhe fatkeqësitë natyrore. Kredi të buta për të gjithë fermerët që duan të zhvillojnë fermat e tyre. Hiqet çdo kriter për subvencionimet, jo kokë bagëti apo sipërfaqe toke, edhe një lopë e vetme do subvencionohet. Të dashur miq, thirrjet nga mbarë Europa dhe bota këto tre muaj kanë ardhur në Shqipëri që shqiptarët të ndahen nga krimi.

Që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë. Shtroni pak pyetjen: çfarë përfituat ju 12 vite? Pensioniste dhe pensionistë, pas 12 vitesh, Edi Rama, buxhetin e fundit la 16 milionë euro për ju. Pensioniste dhe pensionistë, mos harroni se me pensionin që merrnit në vitin 2013, blinit 250 përqind më shumë se sa blini sot në dyqane. Për të blerë ato që bliheshin në vitin 2013, sot ju duhet të paguheshit me 390 mijë lekë. Por qeveria u injoroi ju, u shumëzoi me zero. Prandaj vota me 11 maj është votë për dinjitetin tuaj. U garantoj se ju do merrni falas ato ilaçe që merr falas pensionisti italian në Itali.

Se lista e rimbursimit do të jetë identike. Për ët rinjtë, i siguroj se shkollimi i tyre, modernizimi i arsimit, dixhitalizimi i plotë, heqja e mesatares për universitetet, punësimi i tyre pas mbarimit të shkollës, pagesa e sigurimeve shoqërore nga qeveria për një vit, grantet dhe kreditë e buta për bizneset e tyre, një çati për çdo çift me 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë do jetë zotimi ynë për të rinjtë shqiptarë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet