1 Maj 2025, 09:47
Nga M.B
Takimi Kurti-Krasniqi, më 1 maj 2025.
KOSOVA- Ka përfunduar takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Takimi para përpjekjes së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka zgjatur plot një orë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur para mediave pas takimit që ka zhvilluar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Kemi shkëmbyer ide dhe diskutime sa i përket konstitutimit të Kuvendit. Qëndrimet e Partisë Demokratike dhe të mijat janë ato që i dini”, ka thënë Krasniqi.
“Atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës, ia kam thënë z. Kurti përsëri”, është shprehur ai.
“Për PDK-në është me rëndësi të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Krasniqi.
Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se Kurtit i ka sugjeruar “të mendojë për kandidat apo kandidatura të tjera” për kryetar të Kuvendit.
“Ne nuk kemi pasur qëndrim mohues apo bllokues. Nuk na takon neve t’ia zgjedhim kandidatin për kryetar të Kuvendit partisë së parë. S’kemi marrëveshje politike”, ka thënë Krasniqi. Ai ka thënë se partia e tij është e gatshme të votojë “një figurë që mund të jetë e pranueshme”.
“Nënkryetarët as që diskutohen, as që lidhen me diskutimin për kryetar”, ka theksuar ai.
Krasniqi nuk ka pranuar të tregojë se çfarë i ka thënë Kurti në përgjigje. Sipas Krasniqit, nëse Kurti do që ta zhbllokojë situatën, duhet ta ndërrojë sot emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit./ REL
kosova
Politike
1 Maj 2025, 09:42
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu p&eum...
Politike
1 Maj 2025, 09:18
E. D
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’sy” ku u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale,...
Politike
1 Maj 2025, 09:07
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu p&eum...
Politike
1 Maj 2025, 09:00
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu p&eum...
Politike
1 Maj 2025, 09:00
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës Sy m'sy u ndal tek prodhimit i brendshëm bruto i vendit. Rama theksoi gjithashtu...
Politike
1 Maj 2025, 08:43
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu p&eum...
Politike
1 Maj 2025, 08:46
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive ...
Politike
1 Maj 2025, 08:34
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu p&eum...
Politike
30 Prill 2025, 22:40
N.F
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se, Edi Rama ka përdorur paratë dhe burimet njerëzore në mënyrë të...
Politike
30 Prill 2025, 22:11
N.F
Foto
TIRANË- Abuzimet me fletët e votimit pasuan aktivitetet e shumta elektorale në diasporë me burime financimi të dyshimta. Vota...