LIVE UPDATES
Politike

Dy vjet burg për Gjicin dhe një vit për Kaçin/ Zbardhet vendimi i GJKKO, çfarë u zbulua pas përgjimeve

Në vendim thuhet se Alma Kaçi është paguar nga një person me emrin Abedin Oruçi, i cili në këmbim i ka kërkuar që të kryej aktin seksual dhe ta filmojë atë.

17 Prill 2024, 18:53 Nga r.ll
Dy vjet burg për Gjicin dhe një vit për Kaçin/ Zbardhet
safet gjici, alma kaci

TIRANË- GJKKO ka zbardhur vendimin e plotë të arsyetuar të dënimit me 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin, dhe me 1 vit burg Alma Kaçin. Kjo e fundit filmoi videon e aktit seksual në zyrën e Gjicit në bashkinë e Kukësit. 

Në vendim thuhet se Alma Kaçi është paguar nga një person me emrin Abedin Oruçi, i cili në këmbim i ka kërkuar që të kryej aktin seksual dhe ta filmojë atë.

Gjykata ndryshoi akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre, ndërsa Kaçi akuzohet për prostitucion. Ish-kryebashkiakut gjithashtu i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

VENDIMI I GJKKO:

Gjykata pasi shqyrtoi provat e marra gjatë fazës së hetimit paraprak të cilat u vlerësuan sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar si dhe çmoi vërtetësinë e fuqinë provuese të secilës prej tyre, krijoj bindjen tej çdo dyshimi të arsyeshëm në lidhje me fajësinë e të pandehurve Safet Gjici dhe Alma Kaçi.

Gjatë gjykimit rezultoi e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se më datë 06.06.2023 në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës (Safet Gjici i pandehur në këtë gjykim) ka ndodhur një akt seksual midis tij dhe të pandehurës Alma Kaçi. Video e cila pasqyronte aktin seksual të ndodhur në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës është publikuar online në media/portale të ndryshme, dhe mbi këtë bazë Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal nr.145/2023 në ngarkim të shtetasit Safet Gjicit (ish-Kryetar i Bashkisë Kukës) lidhur me veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Më datë 22.06.2023 Prokuroria e Posaçme me urdhrin “Për pasqyrimin e të dhënave në regjistër/ndryshimin e cilësimit juridik dhe regjistrimin e emrit të personit nën hetim” ka urdhëruar: 1. Saktësimin e veprës penale në kuadër të procedimit penal nr.145/2023 nga vepra penale e “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ato të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal në ngarkim të personit nën hetim Safet Gjici dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në ngarkim të personit nën hetim Alma Kaçi…

Në përfundim të hetimeve, i pandehuri Safet Gjici është sjellë për gjykim dhe u kërkua deklarimi fajtor i tij lidhur me veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Ndërsa e pandehura Alma Kaçi është sjellë për gjykim dhe u kërkua deklarimi fajtor i saj lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Neni 245 i Kodit Penal parashikon “Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet”.

Neni 260 i Kodit Penal parashikon “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet”.

Në kuptim të dispozitave ligjore të sipërcituara (neni 245 dhe 260 i Kodit Penal) që veprimet e të pandehurve Safet Gjici/Alma Kaçi, të cilësohen si korrupsion aktiv/pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë duhet të provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se subjekti aktiv (e pandehura Alma Kaçi) ka premtuar, propozuar ose dhënë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë dhe ky i fundit subjekti pasiv (i pandehuri Safet Gjici) ka kërkuar ose marrë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të çdo lloj përfitimi të parregullt apo të një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose ka pranuar një ofertë a premtim që vjen nga përfitimi i parregullt, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij.

Organi i akuzës në konkluzione parashtron ndër të tjera: “… Organi i akuzës krijon bindjen se e pandehura Alma Kaçi është e përfshirë në një aferë korruptive edhe referuar këqyrjes së telefonit “Samsung Galaxy J4+”, në përdorim të saj, dokumentuar fakti në procesverbalin e datës 17.06.2023, nëpërmjet të cilit njoftohet fakti se, më datë 06.06.2023, i ka mbërritur një sms nga një numër …. të regjistruar në telefonin e të hetuarës në emër “kabineti Kukës”, me tekst …  Sipas deklarimeve të Granit Gjana, të marra më datë 21.06.2023, njoftohet fakti se ky numër i përket atij dhe kjo sms i është dërguar prej tij Alma Kaçit, pas takimit më datë 06.06.2023 në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës. Shtetasi Granit Gjana me detyrën e zv/kryetarit të bashkisë, thërritet nga i pandehuri Gjici, i cili është shprehimisht sekretares i thotë: “Granitin që ti japi nji detyrë aty që të merret me ktë që ka projektin e qenve”.

Njësoj siç edhe në bisedat e zhvilluara ndërmjet Safet Gjicit, Alma Kaçit dhe Granit Gjanës, ky i fundit, në deklarimet e tij njofton faktet se, ishte kryetari i bashkisë Safet Gjici që i kishte kërkuar atij (Granit Gjanës) të dëgjonte projektin e Alma Kaçit dhe t’a orientonte mbi hapat e mëtejshme për realizimin e projektit, për çka dhe më pas ai është larguar së bashku me Alma Kaçin për në zyrën publike të tij, ku ka vijuar diskutimin mbi çështjet e projektit dhe për hapat e mëtejshme që do ndiqeshin nga të dyja palët. Granit Gjana pohon se, i ka sugjeruar Alma Kaçit që t’ia dërgonte me email projektin e detajuar, duke i dërguar për këtë qëllim edhe adresën e tij të email-it. Po ashtu ai pohon se, Alma Kaçit i ka shkruar edhe herë të tjera, për t’i kujtuar që ishte në pritje të projektit sipas porosisë së kryetarit të Bashkisë.

Përputhen provat e sipërvlerësuara edhe me këqyrjen e pajisjes telefonike smartphone, në përdorim të Granit Gjana. I dokumentuar veprimi hetimor i këqyrjes në procesverbalin e datës 22.06.2023, njofton faktet se, në rubrikën e telefonit ka të regjistruar nën emrin Alma Tafa, një numër telefoni që i përket të hetuarës Alma Kaçi. Ndërkohë që në menunë e mesazheve nga Granit Gjana i janë dërguar disa mesazhe numrit telefonik në përdorim nga e hetuara Alma Kaçi, por i paregjistruar me emër ky numër në telefon. I pyetur në lidhje me numrin, Granit Gjana pohon se “Këtë numer ma ka dhënë Safet Gjici që të kontaktoja me të”.

Nga përmbajtja e sms të dërguar nga Granit Gjana më datë 13.06.2023, në orën 08:39, “Me shkruaj ne ….”, dhe përgjigja po me datë 13.06.2023, e përdorueses së numrit telefonik …., se: “te henen do vij ne Kukës”, duket se për të realizuar qëllimin e saj të përfitimit të parregullt, për të cilin i dha favore seksuale kryetarit të bashkisë, e pandehura Alma Kaçi vijon komunikimin me personin e ngarkuar nga i pandehuri Safet Gjici, – pasi ky i fundit pranoi përfitimin e parregullt të llojit favor seksual të ofruar nga e hetuara Kaçi, edhe pas datës 06.06.2023.

Dhe për të plotësuar faktet, Granit Gjana i përgjigjet “Ok”, “Me nis email”, “Po pres email”.

I dokumentuar në procesverbalin e datës 20.06.2023, këqyrja e dokumentacionit të dorëzuar nga e pandehura Alma Kaçi, referuar projektit të paraqitur në zyrën e nënkryetarit të bashkisë Kukës, Granit Gjana, njofton faktet se i tillë projekt ka lidhje me kafshët e pastreha dhe ndihma humane që duhet t’i jepet, e cila shoqërohet nga një kërkesë e shoqatës “Help for Animals”, të firmosur nga drejtuesi i projektit Vangjel Gjiknuri dhe bashkëpunuesja Alma Kaçi. Kërkesa shoqërohet gjithashtu edhe me disa foto të një shelter të rrethuar me disa qen të pranishëm, një ekstrakt historik të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit “person fizik” me fushë veprimtarie “ndihmë, ushqim dhe strehim për kafshët e braktisura”, konfirmimi i një  llogarie bankare në emër të subjektit tregtar, si dhe një projekt i detajuar me kostot e përafërta që nevojiten për realizimin e tij.

Sa më lart, vlerësojmë se në tërësinë e tyre provat e ofruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes penale me gjykim të shkurtuar, janë të afta të provojnë tej çdo dyshimi të arsyeshëm se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj favorin seksual ka premtuar/pranuar ta ndihmojë duke thërritur nënkryetarin e bashkisë Granit Gjanën të cilin e ka urdhëruar që të shqyrtojë projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të këshillit bashkiak…”.

Gjykata në pjesën e rrethanave të faktit pasqyroj ato si dhe secilën prej provave të administruara gjatë gjykimit duke përshkruar edhe të dhënat që merren nga çdo provë. Në vijim për të konkluduar drejtë në lidhje me cilësimin juridik të veprimeve të pandehurve Safet Gjici dhe Alma Kaçi, duhet të analizohen provat si dhe të dhënat që merren prej tyre në raport me ligjin. Neni 152 i K.Pr.Penale i titulluar “Çmuarja e provave” parashikon “1. Asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar nga ligji. Gjykata, pas shqyrtimit të provave në tërësi, çmon vërtetësinë dhe fuqinë provuese të tyre, duke argumentuar arsyet ku është mbështetur për të krijuar bindjen e saj. 2. Ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirret nga indicjet përveçse kur këto janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën. 3. Deklarimet e bëra nga i bashkëpandehuri në të njëjtën vepër penale ose nga personi i marrë si i pandehur në një procedim që lidhet me të, vlerësohen në unitet me provat e tjera që konfirmojnë vërtetësinë e tyre”.

Referuar akuzës në ngarkim të të pandehurve dhe qëndrimit të organit procedues në kërkimet përfundimtare, deduktohet se është konkluduar që akti seksual (përfitimi i të pandehurit Safet Gjici-Kryetar i Bashkisë Kukës) është kryer kundrejt dhënies së projektit të qeneve që kërkonte të merrte nga Bashkia Kukës e pandehura Alma Kaçi (përfituese eventuale e projektit), duke u konsumuar kështu elementët e veprës penale të korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë (neni 260 dhe 245 i Kodit Penal).

Gjykata pasi bëri një analizë të vlerës provuese të secilës prej provave të administruara si dhe të indicive të cilat janë të sakta e përputhen me njëra tjetrën, vlerëson se qëllimi i vërtetë i të pandehurës Alma Kaçi nuk ka qenë të korruptonte Kryetarin e Bashkisë Kukës, të pandehurin Safet Gjici dhe konkretisht që nëpërmjet aktit seksual me këtë të fundit të merrte projektin e mbrojtjes së qenve nga Bashkia Kukës. Gjykata vlerëson se për të konkluduar drejtë mbi qëllimin e kryerjes së aktit seksual si edhe identifikimin e personave të përfshirë duhet një analizë e plotë e provave dhe indicieve. Nga analiza e provave rezulton qartazi se që në momentet e para të shkuarjes së të pandehurës Alma Kaçi në zyrën e të pandehurit Safet Gjici dhe gjatë gjithë kohës në komunikimet e saj është drejtëpërdrejtë i interesuar shtetasi Abedin Oruçi. Gjykata nga një analizë e kujdesshme dhe e plotë e provave e indicive, krijon bindjen se e pandehura Alma Kaçi ka kryer një shërbim seksual kundrejt pagesës së kryer nga shtetasi Abedin Oruçi.

Rezulton se ky akt seksual është regjistruar nga ana e të pandehurës Alma Kaçi.

Konkretisht, nga këqyrja e dokumentuar me procesverbalin e sipërcituar është përshkruar ndër të tjera pjesa e parë kur e pandehura Alma Kaçi hyn në zyrën e të pandehurit Safet Gjici dhe përshëndeten dhe në vijim pasqyrohet:

Në sfond dëgjohet një audio me volum të lartë dhe disa pëshpërima por nuk kuptohet se çfarë thuhet nga minuta 5 e 55 sekonda deri në minutën e 10 e 01 sekonda.

“RECO0003”, u hap me programin Media Player, video zgjat 10 minuta. Në video shfaqet mbishkrimi i datës 2023/06/06 15:59:27. Ky regjistrim është vazhdimi i videos “RECO0002” në sekondën e 42 të videos shtetësja e identifikuar nga ana jonë si Alma Kaçi merr pajisjen përgjuese e cila e ngre me dorë dhe në këtë moment na shfaqet tavani i zyrës më pas e drejton për nga tavolina ku vihet re shtetasi Safet Gjici në momente intime arrihet të evidentohet një tavolinë e madhe punë një një bufe me kanate xhami ku vihen re disa libra të vendosura në këtë bufe, në këtë moment afrohet dhe shtetësja Alma Kaçi dhe vijon akti seksual.

Në minutën 4 e 16 sekonda pasi ka përfunduar akti seksual vihet re shtetasja Alma Kaçi e cila qëndron në krah të shtetasit Safet Gjici dhe ky i fundit me një kartopecetë po e fshin në pjesët e fytyrës.

A: Kafshë. S’ke gjë, më fshi mirë se herën e parë isha shumë keq.

Alma ulet përballë kryetarit Safet Gjici dhe pajisjen përgjuese e ka në dorë ku vijon biseda si më poshtë.

S: Ça bohet na i gjo.

A: Qesh… he ti ça bën? Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo.. Ej na sajo no i punë ktu re të vij të mar i shpi me qera ktu, kam dy shkolla, Shteti do më paguajë sdo më paguash ti.

S: Për qent

A: Hë

S: Tani Do shkosh ee, do ta thrras un kte që merrët me kta punën e qenve edhe do tja lesh ato let..

A: letrat po

S: Se sii i ke si duhet kalu me vendim të këshillit kjo aa

A: Se kam gjet gjith atë tokë 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurrja me të përdorura

S: Po mirë më se nuk është problem aty problem është që, ne si do ta krymë procedurën që gjithë qentë ti morim ktu ti sjellim atje dhe sa shkon si shkon situacioni preventive

A: Po po

safet gjici alma kaci gjkko

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje