LIVE UPDATES
Politike

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Europian. Tani, gati dy vjet më vonë, ato kanë filluar të hiqen dalëngadalë – me shumë paqartësi. Por, dëmi i shkaktuar deri më tani arrin qindra miliona euro.

20 Korrik 2025, 07:15 Nga Fatos Shala
Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova
Foto

KOSOVË- Prej afro dy vitesh, Kosova ka kaluar nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat, edhe pse ka nisur heqja e tyre, ende nuk janë larguar plotësisht. Masat u vendosën në qershor të vitit 2023, si reagim ndaj tensioneve në veri të vendit. Këto masa sollën pasoja të ndjeshme në tre fusha kryesore, humbje financiare, izolim diplomatik dhe ngecje në procesin e integrimit europian.

Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Europian. Tani, gati dy vjet më vonë, ato kanë filluar të hiqen dalëngadalë – me shumë paqartësi. Por, dëmi i shkaktuar deri më tani arrin qindra miliona euro.

Një raport i publikuar nga Instituti për Studime të Avancuara, tregon se masat i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur, pasi janë tejkaluar afatet e lejuara.

Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, dixhitalizimin me rreth 57 milionë euro dhe kulturën, me 15 milionë euro. Rreth 218 milionë euro janë projekte në kuadër të IPA (IPA II dhe IPA III) dhe rreth 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Realizimi i këtyre projekteve ishte parashikuar të financohej nëpërmjet granteve dhe kredive, me një kontribut prej rreth 421 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, afërsisht 162 milionë euro nga palët e treta, si institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe vetëfinancim në vlerën prej 31 milionë eurosh.

“Këto vonesa në fillimin e zbatimit të projekteve nënkuptojnë shtyrje ose humbje të mundësive për rritje, zhvillim dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, si dhe ndikojnë negativisht në perspektivën për integrim europian”.

Në Raport theksohet se puna e organeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ishte ndërprerë deri në maj të vitit 2025, fondet për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) janë pezulluar dhe propozimet e Kosovës në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) nuk janë duke u shqyrtuar nga Bordi i WBIF-it.

“Për më tepër, Kosova nuk është përfshirë në ngjarje të nivelit të lartë, përveç atyre që lidhen me situatën në veri dhe integrimin rajonal të Ballkanit Perëndimor.

Për heqjen e këtyre masave nevojitet konsensusi i plotë i vendeve anëtare të BE-së, ku deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim i tillë”.

Pse u vendosën masat dhe si po hiqen ato

BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe. Që atëherë, liderët politikë të Kosovës kanë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e këtyre masave, duke i quajtur ato të padrejta.

Ndërkohë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se kanë nisur t’i heqin masat ndaj Kosovës. Sipas saj, heqja e masave të prezantuara para dy vjetësh, po bëhet gradualisht.

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka filluar gradualisht të heqë masat e vendosura në qershor të vitit 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe për lidhje më të ngushta me Europën”.

Ajo tha se është gjë e mirë që anëtarësimi në Bashkimin Europian mbështetet nga shumica e njerëzve në Kosovë dhe nga një spektër i gjerë politik.

“Përparimi mund të arrihet vetëm nëpërmjet reformave të vazhdueshme. Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e madhe për integrim gradual në tregun e përbashkët europian që po sjell mirëqenie për qytetarët”.

Por, edhe ky lajm ka sjellë paqartësi, pasi ende nuk dihet se cilat masa saktësisht po hiqen dhe në çfarë afatesh.

Një prej tyre ka të bëjë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, paktit të parë kontraktual mes Kosovës dhe bllokut europian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Çfarë humbi Kosova nga masat?

Masat, sipas raportit të Institutit GAP, prekën rreth 395 milionë euro në kuadër të projekteve të WBIF-së – që synonin zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor – dhe rreth 218 milionë euro në kuadër të programit IPA – program që u ofron asistencë financiare dhe teknike vendeve që synojnë BE-në.

Këto fonde ishin planifikuar të shpenzoheshin për realizim të projekteve, të cilat do të financoheshin përmes granteve dhe kredive. Edhe pse marrëveshja për IPA të vitit 2024 nuk ishte nënshkruar, projektet e planifikuara në kuadër të saj arrinin vlerën totale prej 56.4 milionë eurosh.

Por, më shumë se nga fondet e programit IPA, Kosova ka humbur në vlerë monetare nga masat që kanë prekur projektet në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

“Aplikimet e Kosovës në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) të dorëzuara gjatë viteve 2023 dhe 2024, nuk kanë kaluar më tej për miratim.

Si pasojë, disa projekte kyçe, të cilat ishin të bashkëfinancuara nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), Banka Gjermane për Zhvillim (KFW) dhe institucione të tjera ndërkombëtare, nuk janë duke u realizuar”.

Projektet e pezulluara në vlerë prej 395.5 milionë eurosh përfshijnë, ndër të tjera: shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Prishtinë, impiantin për trajtimin e ujërave në Ferizaj, linjën ndërlidhëse energjetike Kosovë–Shqipëri, ndërtimin e infrastrukturës kundër përmbytjeve dhe për ujitje.

“Pezullimi i investimeve të tilla ka sjellë pasoja të menjëhershme dhe afatgjata, si vonesa në ndërtimin e infrastrukturës, humbje të mundësive për punësim, përkeqësim të kushteve të jetesës dhe pengesë në përmbushjen e objektivave mjedisore e integruese”.

Cilat janë masat e BE-së ndaj Kosovës?

Masat e BE-së ndaj Kosovës përfshinin: pezullimin e përkohshëm të grupeve të punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dypalëshe.

Gjithashtu, u pezullua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin nëpërmjet Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Programi IPA, sipas Komisionit Europian, është paraparë si “mënyrë përmes së cilës BE-ja përkrah reforma në ‘vendet në procesin e zgjerimit’ me ndihmë financiare dhe teknike”.

Kosova ka përfituar gjithsej 1.21 miliardë euro nga ky program që nga viti 2007 deri në fund të vitit 2022. Nga programi Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka përfituar rreth 1.8 miliardë euro nga viti 2009 deri më 2021.

Por, pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit 2023, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

Ndikimi i masave në imazhin e Kosovës

Masat ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës, të vendosura në qershor 2023, i shkaktuan vendit një dëm të ndjeshëm në disa fusha kyçe.

Pasojat kryesore që pësoi Kosova gjatë kohës sa ishin në fuqi këto masa: Kosova u përjashtua nga programet e IPA-s (Instrumenti për Ndihmë të Para-Anëtarësimit), që janë fonde të rëndësishme për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, arsim dhe reformë institucionale.

U pezullua pjesëmarrja në takime të nivelit të lartë dhe trajnime të BE-së, duke e izoluar Kosovën nga vendimmarrjet rajonale dhe europiane.

Shumë projekte të financuara nga BE-ja u bllokuan ose u vonuan, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Disa grante dhe fonde që ishin të parashikuara për Kosovën nuk u disbursuan.

Masat dërguan sinjal negativ për stabilitetin dhe bashkëpunimin institucional të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. E dëmtoi pozicionin e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë dhe ndikoi në marrëdhëniet me vendet anëtare të BE-së.

Qeveria e Kosovës u përball me kritika të brendshme dhe ndërkombëtare për refuzimin e zbatimit të kërkesave të BE-së në kohë (sidomos për çështjen e veriut dhe bashkëpunimit me BE-në dhe SHBA-në).

Këto masa nxitën tensione politike dhe dobësuan përkohësisht përkrahjen ndërkombëtare për disa nisma të Kosovës. Heqja e masave u kërkua së fundmi nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në vizitën e emisarit të ri të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Vjosa Osmani kërkoi heqjen e masave të vendosura nga BE-ja – duke theksuar ndikimin e tyre negativ në jetën e qytetarëve të Kosovës, pa dallim, si dhe dëmtimin e vetë procesit të Dialogut – duke e bërë atë të pabalancuar./ Monitor

kosove masat e be-së

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen