All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Fidel Ylli sfidon drejtësinë ndërkombëtare me bekimin e Ramës!" PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie

Vangjeli ka shtuar se drejtuesi aktual i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, vazhdon të mbajë detyrën pavarësisht vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila është rrëzuar në mënyrë të paprecedentë nga Gjykata e Apelit në Shqipëri, një vendim që thotë se ngre shqetësime të thella për integritetin e sistemit gjyqësor dhe për respektimin e standardeve ndërkombëtare në sport.

19 Korrik 2025, 11:58 Nga M.B
"Fidel Ylli sfidon drejtësinë ndërkombëtare me bekimin
Genta Vangjeli
All - Paragraf - 1

TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë ku tha se Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili duhet të ishte një strukturë autonome dhe e depolitizuar, po përballet me një krizë të thellë legjitimiteti dhe integriteti.

Vangjeli ka shtuar se drejtuesi aktual i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, vazhdon të mbajë detyrën pavarësisht vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila është rrëzuar në mënyrë të paprecedentë nga Gjykata e Apelit në Shqipëri, një vendim që thotë se ngre shqetësime të thella për integritetin e sistemit gjyqësor dhe për respektimin e standardeve ndërkombëtare në sport.

Ajo thotë se së fundmi, edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet juridike me KOKSH duke thelluar më tej krizën institucionale. Sipas saj, në një akt që përforcon kontrollin politik mbi sportin, Parlamenti miratoi me nxitim ndryshime në ligjin ‘Për Sportin’, të propozuara nga vetë kreu aktual i KOKSH. 

Zëdhënësja e PD-së tha se po aq shqetësuese janë edhe të dhënat mbi mënyrën e zhvillimit të tenderave dhe prokurimeve nga KOKSH, ku mungesa e konkurrencës dhe përsëritja e të njëjtëve operatorë fitues në tenderë me vlera të mëdha, hedh hije dyshimi mbi procesin.

Gjithashtu ajo tha se shqetësues është edhe përfshirja e punonjëses së biznesit privat, të Fidel Yllit në pozicionin e shefes së misionit të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024', duke ngritur dyshime serioze për praktika të papranueshme të menaxhimit të interesit publik.

"Duket se Fidel Ylli, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe aktualisht Kryetar i KOKSH, gëzon mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Sporti shqiptar meriton pavarësi, drejtësi dhe integritet. Heshtja nuk është më një opsion", thotë Vangjeli.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit PD, Genta Vangjeli:

Nën një klimë politike që pasqyron frymën e centralizuar të një partie-shtet, ku autoritetet vendimmarrëse anashkalojnë ligjet , konventat dhe gjykatat ndërkombëtare, sistemi sportiv shqiptar është vendosur përballë një tjetër rasti alarmant abuzimi dhe ndërhyrjeje politike. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili duhet të ishte një strukturë autonome dhe e depolitizuar, po përballet me një krizë të thellë legjitimiteti dhe integriteti.

Drejtuesi aktual i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), z. Fidel Ylli, vazhdon të mbajë detyrën pavarësisht vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila është rrëzuar në mënyrë të paprecedentë nga Gjykata e Apelit në Shqipëri – një vendim që ngre shqetësime të thella për integritetin e sistemit gjyqësor dhe për respektimin e standardeve ndërkombëtare në sport.

Së fundmi, edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet juridike me KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) duke thelluar më tej krizën institucionale. Në një akt që përforcon kontrollin politik mbi sportin, Parlamenti miratoi me nxitim ndryshime në ligjin ‘Për Sportin’, të propozuara nga vetë kreu aktual i KOKSH.

Ky ndryshim i jep Komitetit një rol të ri dhe të diskutueshëm në organizimin e aktiviteteve jashtë orarit mësimor, duke cënuar kompetencat e federatave dhe duke vënë në pikëpyetje transparencën e përdorimit të fondeve publike.

Po aq shqetësuese janë edhe të dhënat mbi mënyrën e zhvillimit të tenderave dhe prokurimeve nga KOKSH, ku mungesa e konkurrencës dhe përsëritja e të njëjtëve operatorë fitues në tenderë me vlera të mëdha, hedh hije dyshimi mbi procesin.

Përmendim konkretisht tenderin për veshje sportive në vitin 2022 me vlerë mbi 1 milion euro dhe tenderin e vitit 2023 me të njëjtin objekt, me fond prej 4.7 milionë eurosh, si dhe prokurimet për blerje topash basketbolli e volejbolli – të gjitha të fituara nga i njëjti operator.

Më tej, shqetësues është edhe përfshirja e punonjëses së biznesit privat, të z.Fidel Ylli në pozicionin e shefes së misionit të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024, duke ngritur dyshime serioze për praktika të papranueshme të menaxhimit të interesit publik. Duket se Fidel Ylli, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe aktualisht Kryetar i KOKSH, gëzon mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Sporti shqiptar meriton pavarësi, drejtësi dhe integritet. Heshtja nuk është më një opsion.

genta vangjeli

Dokumenta bashkëngjitur

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen