LIVE UPDATES
Politike

Meta: Vetëm një opozitë e mirëorganizuar e shkërmoq "kalanë e rërës" që ka ngritur Edi Rama mbi krim e vjedhje

Meta e cilëson të gjithë procesin si një farsë politike të orkestruar nga regjimi i Edi Ramës për ta mbajtur në burg me qëllime elektorale.

18 Korrik 2025, 16:47 Nga E. D
Meta: Vetëm një opozitë e mirëorganizuar e shkërmoq
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reagon ashpër ndaj vendimit të fundit të Apelit të GJKKO për të mos ndryshuar masën e arrestit ndaj tij. Duke folur në një intervistë për "Syri.net", Meta e cilëson të gjithë procesin si një farsë politike të orkestruar nga regjimi i Edi Ramës për ta mbajtur në burg me qëllime elektorale.

Meta shpreh gjithashtu shqetësimin për gjendjen e drejtësisë në vend, ku sipas tij, gjykatësit janë të shantazhuar dhe të mbikëqyrur nga oficerë të SPAK dhe BKH, në kundërshtim me standardet europiane. Ai bën thirrje për një opozitë të organizuar dhe pa kompromis, që sipas tij është e vetmja forcë që mund ta shembë këtë "kala rëre" të ngritur mbi korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Meta gjithashtu u shpreh se një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim. Sipas tij Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.

Intervista e Plotë e Metës:

Pyetje: Z. Meta, dje edhe Apeli i GJKKO vendosi të mos e rishikojë masën e arrestit me burg ndaj jush. A jeni i zhgënjyer?

Përgjigje: Aspak. Përkundrazi, ndaj edhe nuk doja të humbja kohë në një proces farsë, por u përfaqësova nga Avokati im i nderuar, Z. Kujtim Cakrani. Tre përvojat e mëparshme me GJKKO, janë tepër për mua për të kuptuar se atje GJKKO është vetë SPAK-u dhe gjykatësit, noterë të SPAK-ut.

Pyetje: Mos jeni edhe ju paragjykues ndaj GJKKO?

Përgjigje: Aspak! Dy herët e para edhe pse vendimet e tyre, pas arrestimit tim, ishin të padrejta edhe i kam mirëkuptuar, pasi e di se në çfarë presioni kanë qenë nga i gjithë regjimi, i cili më donte patjetër në burg për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit.

Por tani, kur po bëhen 9 muaj nga dita e rrëmbimit tim, kur hetimet janë shtyrë 2 herë, kur jo vetëm nuk ka asnjë provë kundër meje, por edhe prova të pretenduara më parë nga SPAK-u kanë rënë, për çfarë arsye duhet të rri unë në paraburgim?

Sepse SPAK-u bën analiza financiare të personave që nuk kanë asnjë lidhje me mua, e të cilët gëzojnë liri të plotë!

Kjo është një situatë skandaloze, por në diktatura nuk bëhet fjalë as për proces të rregullt ligjor e as për gjykata të pavarura.

Sidomos për gjykatësit e posaçëm, të cilët jo vetëm janë përzgjedhur në mënyrë të “posaçme”, por me ligj mbikqyren në mënyrë të përhershme nga oficerët e BKH-së, e cila është në varësi të SPAK-ut, i cili është palë në procesin e gjykimit.

Në të gjitha sistemet që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka patur rastin të vlerësojë në lidhje me mbikqyrjen sekrete, shqetësimi ka qenë se veprimet e autoriteteve policore do të kufizohen dhe kontrollohen nga gjyqtarë të pavarur.

Ndërsa te ne, falë drejtësisë së “re”, sistemi është përmbysur dhe oficerët e policisë mbikqyrin gjyqtarët.

Ndaj deklarata e Dumanit se Gjykatat afërmendsh vendosin cfarë kërkojmë ne, është më e sinqerta edhe pse skandaloze për një shtet të së drejtës.

Kur ti i ke në përgjim të përhershëm gjykatësit dhe familjet e tyre, është normale që t’i trajtosh si vartës, siç kemi parë edhe komunikimet e tij me gjykatësen Irena Gjoka me rastin e arrestimit të Z. Berisha.

Ky terror nën të cilin ndodhen gjykatësit në Shqipëri, duhet të denoncohet dhe t’i jepet fund.

Në vendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, është paralajmërur se sistemi i mbikqyrjes duhet të shoqërohet me garanci adekuate dhe efektive që i mbrojnë ata persona nga abuzimet dhe të përshkruhen qartë në ligj: në veçanti duhet të ketë autorizim gjyqësor të bazuar në dyshimin e arsyeshëm se personi në fjalë është i përfshirë në disa aktivitete të paligjshme.

Ndërkaq që ligji nuk parashikon në asnjë moment që ky proces mbikqyrjeje të autorizohet ose kontrollohet nga gjyqtari.

Si mund të pritet gjykim i pavarur dhe i paanshëm nga gjykatësit, kur e gjithë jeta dhe aktiviteti i tyre dhe familjarëve të tyre është në mënyrë permanente në përgjim, pra mbikqyrjen e një pale që është SPAK, i cili ka në varësi edhe BKH.

Kjo është një çështje madhore ku opozita duhet të angazhohet  seriozisht, pasi vetëm shtet të së drejtës nuk mund të kemi në të ardhmen, por një regjim policor ku oficerë anonimë të BKH-së mbikqyrin dhe kontrollojnë gjykatësit si askund në vendet demokratike dhe që kanë miratuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Pyetje: Ndërkohë pritet legjislatura e re parlamentare në shtator. Rama duket më i fortë se kurrë me 83 mandate. Po kështu ka premtuar 6 reforma të mëdha. Si e shihni opozitën?

Përgjigje: Rama ka patur edhe 122 mandate, apo jo?

Po kështu e kemi parë se për çfarë i ka përdorur, për ligje me porosi dhe vetëm për të vjedhur paratë dhe pronat publike.

Ndaj opozita me 50 mandate mund të bëjë një barrikadë të pakapërcyeshme në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës, të të drejtave të njeriut.

Duhet të ishin atje në Theth që ditën e parë të agresionit të dhunshëm ndaj qytetarëve të Thethit, bashkë me deputeten Greta Bardeli.

Sepse vetëm kështu edhe qytetarët do ta besojnë opozitën dhe kauzat e saj në interes të tyre.

Një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim.

Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.

Pyetje: Mos jeni më optimist seç duhet?

Përgjigje: Aspak, por besoj se jam shumë realist.

Fitoren e arrin ai që e kërkon dhe lufton pa kompromis për të deri në fund. Vazhdimi i këtij regjimi është vetë shpërbërja e kombit dhe shtetit tonë. Ndaj beteja jonë është madhore, por edhe kërkon sakrifica të tilla dhe jo justifikime.

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet