Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama akuzoi Tabakun se ishte PD në qeverisje që i dha anëtarit të Fondacionit që do të marrë në administrim Butrintin, Michael Granoff, nënshtetësinë shqiptare si dhe e ka bërë kumbar të djalit ose të vajzës.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka replikuar në seancën parlamentare me deputeten demokrate, Jorida Tabaku për debatin mbi administrimin e Butrintit nga një fondacion privat. Deputetja demokrate akuzoi kryeministrin se projekti për Butrintin është i dyshimtë ndërsa solli në vëmendje një projekt të ri, atë të ndërtimit në "Jonian Heaven", ku sipas Birn do të ndërtohet në zonë të mbrojtur. Rama e mohoi akuzën ndërsa tha se PD mban flamurin e barbarisë, referuar ndërtimeve pa leje në Ksamil. Rama akuzoi Tabakun se ishte PD në qeverisje që i dha anëtarit të Fondacionit që do të marrë në administrim Butrintin, Michael Granoff, nënshtetësinë shqiptare si dhe e ka bërë kumbar të djalit ose të vajzës.
Debati në Kuvend:
Tabaku: Problem kanë ca njerëz këtu me të shkuarën, unë flas për të ardhmen, ky për të shkuarën. Unë kam imazhin e gropës së Ajdin Sejdisë. Këto shoh unë tani. Si ka mundësi që çdo gjë e korruptuar del. Nuk jam dhe s'kam asgjë me të bukurën. Ju e shihni si po kënaqemi të gjithë me Teatrin Kombëtar. Me shfaqjet, me trupat ndërkombëtare që po vijnë. (bën ironi). E gjitha lidhet me statusin e investitorit strategjik. Ju e dini që keni shumë interes për statusin e investitorit strategjik. Një raport dhe analizë e Birn, tregon një projekt "Jonian Heaven" që do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur. ADZM e ka kundërshtuar, ndërsa qeveria thotë që nuk është zonë e mbrojtur. Kë të besojmë? Shtetin apo shtetin? Këtu nuk po bëjmë debat për estetikën por për shkelje ligji dhe korrupsion. Kur vjen një projekt ndiqni njuë procedurë normale. Pse nuk u rindërtua siç ishte stadiumi? Teatri? ç'lidhje ka Butrinti me investitorin strategjik?
Rama: Zonja Tabaku, ju keni nostalgji për të shkuarën. Ikonën e nostalgjisë dhe nën emrin e nostalgjisë thuhen shumë fjalë dhe hidhen shumë pretendime. Unë nuk thashë që ç'lidhje kanë investitorët strategjikë me Butrintin, unë pyeta ç'lidhje keni ju me investitorin strategjik, sepse investimi strategjik ka një procedurë të gjatë dhe jo të gjithë lidhen me kontratën sepse procedura është strikte dhe bazuar hap pas hapi në të gjitha normat ligjore dhe për të nxjerrë maksimumin për interesin publik. Kjo vlen në rastin e portit të Durrësit, a jeni në terezi a nuk jeni? Apo thjesht që investitorët të ikin nga sytë këmbët pa filluar ende punën? E para, e dyta kur bëhet fjalë për investitorët strategjikë duan të investojnë në prona private, atëherë këtu jemi në një terren tjetër. Patjetër që do të kishte qenë mirë që Ksamili të mos zhvillohej në mënyrë barbare dhe do të kishte qenë mirë që flamurin e barbarisë (e keni në sallë i drejtohet Berishës). Ato ndërtime pa leje ishin një ideologji dhe Ksamili që ka qenë pjesë e kufijve të Parkut të Butrintit doli nga kufiri sepse realiteti e ndryshoi. Lidhja juaj është spekulative, mund të vlejë për akuza dhe ndasi mes tifozëve por nuk bazohet në asnjë fakt dhe asnjë provë. Ashtu siç është e drejta e qeverisë të bëjë ndryshime për interesin publik, pse duhet të ketë korrupsion? Pse, për ç'arsye? Ju thoni pse nuk e bëtë Teatrin siç ishte, ku e keni parë këtë? Që ngrehina të ribëhet? Kjo nuk ekziston përveçse në filma për skenografi. Pse nuk e bënë anglezët Wembleyn siç ishte? Pse nuk e bëjnë francezët Notre Dame siç ishte? Pse nuk ka një propozim të vetëm që të thuhet ta bëjmë siç ishte? Dinë ta bëjnë siç ishte por nuk bëhet. Këto janë muhabete kot. Ju nuk po bëni dot PD-në siç ishte dhe po nuk e bëtë si TK do t'ju zejë brenda të gjithëve. Dallimi mes të shëmtuarës dhe të bukurës është debat themelor dhe siç ndahen shumë gjëra, çfarë ndodhte deri dje dhe ndodh sot, jo sepse çdo gjë që bëhet sot është e bukur, jo se sot nuk ka gjëra jo të bukura tek tuk, por kur flisni për gjëra konkrete merrni parasysh të dhënat e realitetit. Propozuat ju kthimin e zonave të mbrojtura në zona të tjera. Pse nuk thoni të vërtetën? Pse i përgojoni fondacionin? Anëtarët? Me Michael Granofin? Po ju i dhatë nënshtetësinë shqiptare, e keni bërë kumbar të djalit a të vajzës, Michael Granoff. Me kë e keni? Pse e bëtë shqiptar që ta fusni në klubin e të korruptuarve? Që të vidhnit bashkë? Po e keni me heqjen nga parku që ne i dhamë argumentat tona, vazhdojmë më tutje. Për ligjin dhe parkun pse nuk votoni ju?
(f.g/dosja.al)
Dendias dhe Xhacka TIRANË-Autoritetet greke e kanë refuzuar gjithnjë ngritjen e çështjes çame në bisedimet me Shqip&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të “prekte” edhe amfiteatrin e Durrësit, edhe pse e kamufloi n&e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se projekti i ri i Butrintit e trashëgiminë tonë kulturore në një nivel tjetër, teksa tha...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar në seancën e sotme plenare se zv.presidenti i UEFA-s, nuk ...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se nga PD-ja nuk është sulmuar Fondi Amerikan. Gjatë fjalës n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk rri dot pa e përmendur me emër kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Sali Berisha. N&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për parkun e Butrintit ku tha se rishikimi i kufijve u bë me kërke...
TIRANË- Nëse ka pasur kohë të vështira për Partinë Demokratike, janë padyshim ato të muajve të fundit. E dja...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria po përdor Amerikën për të justifikuar vjedhjet dhe konfliktin e interes...
Taulant Balla TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka komentuar akuzat për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të...