Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shehi tha se Meta duhet të përballet si burrë në SPAK dhe jo të dilte e t’i sulmonte prokurorët nga fjalimi që mbajti në protestë.
TIRANË- Një përplasje virtuale ka ndodhur mes deputetit Dashamir Shehi dhe Tedi Blushit. Përplasja ka zanafillën në një intervistë të Shehit, i cili nuk i ka ndalur kritikat dhe sulmet kundrejt Ilir Metës. Shehi tha se Meta duhet të përballet si burrë në SPAK dhe jo të dilte e t’i sulmonte prokurorët nga fjalimi që mbajti në protestë.
“Ne që nuk besojmë te Berisha dhe Meta. E kishim harruar këtë të fundit dhe na doli dje në tribunë. Qëllimi ishte që të hipte atje të thoshte ato Dum Dumanët, të shante prokurorët që i vijnë vërdallë. Në vend të që të përballet si burrat për atë që kanë bërë ia venë fajin sistemit”, tha Shehi.
Pas kësaj deklaratë, i ashpër ka qenë edhe reagimi i Tedi Blushit, që e quan deputetin quan pseudo-opozitar dhe një figurë karagjoze. Po ashtu Blushi ka deklaruar se Shehi dërgohet nëpër banakë televizive nga Rama e Basha për të mbrojtur SPAK kundrejt premtimit për t’i dhënë një mandat.
“Në mënyrë të përsëritur sipas një regjie të Edi Ramës, pseudo-opozitari Dash Shehi, që nuk përfaqëson askënd veç "klubeve të lagjes", vazhdoi edhe sot në funksion të diversionit brenda opozitës të sulmojë Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe opozitën e bashkuar. Kjo figurë karagjoze e "fake opozitës", që dërgohet nga Edi Rama dhe Lul Basha nga një banak në tjetrin me premtimin për një qyl-mandat, ka marrë përsipër të "legjitimitojë" edhe institucionin e kapur prej fyti nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, si SPAK-u i Dum-Dumanëve.
Të gjithë kecat e Edi Ramës dhe Lul Bashës bashkë me Dashin e tyre që lufton veç për qyl-mandat dhe qyl-faqore duhet ta kenë të qartë se lufta pakompromis dhe patriotike e Ilir Metës me regjimin kriminal të Narkoshtetit dhe Ramaformës nuk ka kthim pas. Se çfarë betejash patriotike ka bërë burri i shtetit Ilir Meta me regjimin kriminal të Edi Ramës, me Ramaformën, me SPAK-un e me mafian ndërkombëtare dhe se si i ka shqepur 5-0 në Venecia, i di i madh dhe i vogël. Siç e dinë të gjithë shqiptarët se një politikan i degraduar që korruptohet me një faqore qyl nuk mund të verë në diskutim as integritetin e Ilir Metës dhe as të legjitimojë veglën qorre të Edi Ramës, SPAK-un e Don Agaçios”, shkruan Blushi.
fredi beleri GREQI- Media greke "Protothema" ka lajmëruar në një artikull se ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar lej...
olsi rama TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vëllai i kryeministrit është par&eum...
Fredi Beleri TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e Fredi Belerit për të pezulluar ekzekutimin e vendimi...
Klevis Balliu TIRANA- Koordinatori rajonal i Tiranës nga Partia Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë sot në një deklaratë p&eu...
TIRANË- Protestuesit e opozitës sulmuan ndërtesën e qeverisë së Shqipërisë dhe zyrën e kryetarit të bashkis&...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur idenë e kreut të Partisë Demokratike, Sal...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar protestën e mbrëmjes së shkuar të opozit&e...
Ervin Salianji TIRANA- Është shtyrë sërish seanca në Apel ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salinji...
Ervin Salianji TIRANA- Ka nisur në Apel gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salinjit. Ndërkohë mësoh...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Protesta e mbrëmjes së shkuar e organizuar nga opoziata duke se ka tërhequr dhe vëmendjen e medias gj...