12 Prill 2023, 21:46
Nga k.m.
Lajla Përnaska
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, është e vetmja grua mes 6 kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, e cila garon nën siglën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në një intervistë për emisionin "Ora e Betit", Lajla Përnaska tha se fokusi i saj janë vetë qytetarët.
"Vetë slogani tregon se ne i drejtohemi drejtëpërdrejtë qytetarit dhe votuesit për ti dhënë gjithë autoritetin e duhur për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor. Kemi parë një distancim nga pjesëmrrja në votime. Edhe në një proces normal prirja në votime për zgjedhjet lokale ulet 15-20%. Kemi një situatë të veçantë në këto zgjedhje. Nuk ka gjenerim real nga opozita për të qenë një alternativë reale fituese dhe kjo e ka mpirë kontigjentin e votuesve në krahun opozitar,"-tha ajo.
Por shtoi se fushatën e sheh si të pabarabartë, ndërsa falenderoi PDIU që i mundësoi regjistrimin.
"Kjo fushatë është e pabarabartë. Në këtë garë jam totalisht e përkushtuar dhe kam platformën time që i adresohet çdo qytetari të Tiranës. Ka zhgënjim nga Veliaj por dhe një kontigjent që kërkon qasje tjetër, elektorati gri apo partia e abstenimit siç e quajmë. Gjeta dakordësinë e lidershipit të PDIU që mbështeti regjistrimin për tu përfshirë në garë por gjithë fushata dhe angazhimi im është individual. Marrëdhënia ime me PD dhe pse është afatgjatë dhe kam bërë beteja të forta politike, kam qenë dhe fituese, dy mandate të fituara në Tiranë. Marrëdhënia erdhi duke u ftohur sepse PD pas 2013 filloi të bëhet një parti e mbyllur dhe përjashtuese.Pritshmëria ime ishte e lartë që PD të dilte me një kandidat të përbashkët. Por pashë që ky vullnet nuk ekzistonte,"-shtoi Përnaska.
lajla pernaska
Politike
12 Prill 2023, 21:38
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpjeguar se pse transporti publik falas është diçka e pamundur. Du...
Politike
12 Prill 2023, 21:10
Arlind Qori: Nuk ka shprehje më të gabuar dhe çarmatosëse se ajo, sipas të cilës, çdo popull ka qeverisjen që meri...
Politike
12 Prill 2023, 20:19
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me struktura të partis&eu...
Politike
12 Prill 2023, 20:14
k.m.
Idajet Beqiri
TIRANË- Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka zbuluar komunikimin që ka pasur me klientin e tij dhe arsyen pse dyshon se n...
Politike
12 Prill 2023, 19:46
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar mediave një listë me rregulla të përcaktuara nga Kodi...
Politike
12 Prill 2023, 19:31
A.B
Ervin Salianji
SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i pranishëm ditën e sotme në banesën e kreut t&...
Politike
12 Prill 2023, 19:20
k.m.
Edi Rama dhe demokratja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka çelur sot fushatën për zgjedhjet e 14 Majit në qytetin e Durrësit,...
Politike
12 Prill 2023, 19:18
k.m.
Edi Rama dhe doktoresha
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një aksesor të ri sot për "outfit-in" e tij. I ka marrë ç...
Politike
12 Prill 2023, 19:00
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë fitojmë!" për Bashkinë e Tiranës, B...
Politike
12 Prill 2023, 18:48
A.B
Edi Rama
DURRËS- Pemët e radhës u mbjellën në Durrës. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në këtë fushat&eum...