LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama mbrohet nga Dumani"/ Berisha: Cili t'i dha paratë për t’u bërë me 3 apartamente?

Sipas Berishës, në çdo kontratë që kryeministri Edi Rama ka firmosur për toka dhe prona, është vetë 30% aksioner.

10 Nëntor 2024, 20:17 Nga r.ll
"Edi Rama mbrohet nga Dumani"/ Berisha: Cili t'i dha paratë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka firmosur dhjetëra vendime për 6 milionë metër katrorë tokë. Sipas tij, në çdo kontratë Rama është 30% aksioner. Më tej shtoi se kryeministri mbrohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

"Edi Rama është sot zyrtari i vetëm në Shqipëri dhe në botë në rastin e të cilit njeriu që ka korruptuar dhe i ka paguar 224 mijë dollarë ryshfet kundër Sali Berishës është dënuar me burg si i dënuar nga Gjykata e Uashingtonit 2 vjet e 4 muaj. Njeriu që i dha paratë, njeriu që e korruptoi, Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani.", ka thënë Berisha ndër të tjera. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Edi Rama ka firmosur me dhjetëra e dhjetëra vendime për 6 milion m2 tokë, në të cilat thuhet se është në çdo kontratë 30% aksioner. Vendime nominale, vendime me emër mbiemër. Ka firmosur për vëllain e tij, duke iu marrë tokën pronarëve. Firmos për ministrat, duke marrë përqindjen e tij.

Edi Rama është sot zyrtari i vetëm në Shqipëri dhe në botë në rastin e të cilit njeriu që ka korruptuar dhe i ka paguar 224 mijë dollarë ryshfet kundër Sali Berishës është dënuar me burg si i dënuar nga Gjykata e Uashingtonit 2 vjet e 4 muaj. Njeriu që i dha paratë, njeriu që e korruptoi, Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani.

Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën?

Çfarë fytyre ke ti mor? Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpuceve të Edi Ramës, asgjë tjetër! Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në Skapin e partisë mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllait të tij.

I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa be dhe i pa moral. Të gjtiha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde.

Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente? Apo të mori peng Edi Rama? Të mbron për të bërë pyetjet 1 milionëshe. Drejtësia vonon, por nuk harron!

E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë. Dhe harroje se ka diplomatë, harroje se ka shtetar, harroje se ka zyrtar në botë se do të mbrojë Edi Ramën dhe ty nga vrulli, nga revolta, nga zemërimi i shqiptarëve. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë! Fitore! Fitore! Fitore!

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet