LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama në 12 vite ka administruar 67 miliardë euro buxhet", Berisha: Të sëmurët me sëmundje malinje i ka lënë pa ilaçe, pasi mendon veç për luksin

Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha akuzoi qeverinë se në vit elektoral ka arrestuar dy nga liderët e partive kryesore opozitare dhe ka vendosur në ndjekje penale drejtuesin e partisë së tretë. 

29 Nëntor 2025, 14:51 Nga M.L
"Edi Rama në 12 vite ka administruar 67 miliardë euro
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ndodhet nën një “narkodiktaturë”, ku qeveria aktuale ka ngritur një regjim represiv që shtyp opozitën, manipulon votën dhe kontrollon median. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha akuzoi qeverinë se në vit elektoral ka arrestuar dy nga liderët e partive kryesore opozitare dhe ka vendosur në ndjekje penale drejtuesin e partisë së tretë. 

Sipas kreut të PD-së, qeveria kontrollon institucionet dhe mediat, duke krijuar një realitet të falsifikuar dhe duke fshehur problemet e vendit. Mes tyre, Berisha përmendi largimin masiv të qytetarëve drejt vendeve të BE-së, me mbi 1.1 milion shqiptarë të ikur drejt zonës Shengen në dhjetë vitet e fundit.

Berisha akuzoi qeverinë, dhe veçanërisht ministren Balluku, se po shpërdorojnë fondet publike dhe duke keqpërdorur edhe buxhetin për ilaçet e pacientëve me kancer.

PJESË NGA DEKLARATA:

Kjo qeveri i dashur mik, ka vendosur në Shqipëri narkodiktaturën. Ka vendosur në Shqipëri një regjim i cili arreston në vitin elektoral dy lider kryesorë të partive kryesore opozitare si persona nën hetim, dhe vendos në ndjekje penale liderin e partisë së tretë. Që burgos deputetë të PD pse denoncojnë lidhjen me drogën të vëllait të ministrit të Brendshëm. Që merr mandate të zgjedhurve.

Pra kemi të bëjmë me një regjim represiv i cili dhunon votën, qëndron në pushtet duke dhunuar votën dhe kontrollon mediat.
Kontrolli i mediave i jep asaj mundësi shumë të mëdha, të manipulojë, të falsifikojë të vërtetat dhe realitetin shqiptar. Në këtë kuadër unë ju ftoj ju dhe çdo shqiptar, të bëjnë dallimin mes një diktature autoritare dhe një pluralizmi politik funksional demokratik.

Diktatura autoritare nuk zhvillon zgjedhje. Ju a keni dëgjuar njëherë të shprehë shqetësimin më të vogël nga ky kryeministër apo qeveria e tij se, nga vendi në 10 vite vetëm në hapësirën Shengen janë larguar 1 milionë e 100 mijë shqiptarë. Ju e dëgjuat vetëm 1 javë më parë, deklaratën e tij që nuk mund ta bënte kurrë një njeri i qytetëruar, një kryeministër se, të sëmurët me sëmundje malinje mbetën pa ilaçe mbasi ata ishin shumë. Nuk ka gjë më të tmerrshme, kur një kryeministër që administron një buxhet prej shumë miliardë euro, një kryeministër që në 12 vite ka administruar një buxhet prej 67 miliardë euro, të pretendojë në mënyrën më çnjerëzore se, të sëmurët mbetën pa ilaçe sepse ishin shumë.

Kjo është deklaratë horror e Edi Ramës. Kurrë ata nuk mund të mbeteshin pa ilaçe. Ata mbesin pa ilaçe sepse Edi Rama vjedh shumë. Se Lubi Balluku dhe ministrat e zyrtarët e saj vjedhin shumë buxhetin dhe pasuritë publike. Se ata vjedhin fondet e ilaçeve të të sëmurëve me kancer. Se ata mendojnë vetëm për jetën, luksin dhe pasurimin e tyre. Ndaj dhe të sëmurët mbeten pa ilaçe. Kështu që duhet të realizojmë se jemi në kushtet e një narkodiktature, është një regjim krejt tjetër nga ai që mund të mendohet./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj