27 Dhjetor 2024, 14:48
Nga r.ll
edison memolla
RROGOZHINË- Dosja.al mëson ekskluzivisht se në Rrogozhinë do të mbahen zgjedhje të reja për kryetar bashkie. Të njëjtat burime bëjnë me dije se zgjedhjet për kryetar do të mbahen pas 45 ditësh.
Ky vendim vjen pasi Prokuroria e Posaçme pak më herët kërkoi që kryebashkiaku aktual Edison Memolla të dënohet me 1 vit burg. Gjithashtu SPAK kërkoi, si dënim plotësues, edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u caktua për në datën 10 janar. Kryebashkiaku i Rrogozhinës akuzohet për “korrupsion në zgjedhje” dhe konkretisht bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022 në Bashkinë e Rrogozhinës në lidhje me një material audio.
Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij. I pandehuri tjetër, Ndriçim Tafxhafa, sipas SPAK, i ka premtuar një shtetaseje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim, duke i kërkuar votën. Për Ndriçim Tafxhafën dhe Isuf Toskun, SPAK kërkoi 1 vit burg, ndërsa për Blerim Xhamanin 2 vite burg
edison memolla spak zgjedhjet ne rrogozhine
Politike
27 Dhjetor 2024, 14:38
r.ll
sali berisha
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 3 janar për zhvillim e seancës ku do të shqyrtohet ankimimi i SPAK...
Politike
27 Dhjetor 2024, 13:45
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar të paplotë komunikatën zyrtare të SPAK ...
Politike
27 Dhjetor 2024, 14:07
r.ll
edison memolla
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryebashkiakun Rrogozhinës Edison Memollën, i ...
Politike
27 Dhjetor 2024, 13:54
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët ka akuzuar kryeministrin E...
Politike
27 Dhjetor 2024, 14:01
N.F
Foto ilustruese
SHKUP- Deputetët e Frontit Evropian në opozitë, të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kan&...
Politike
27 Dhjetor 2024, 13:45
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferenë për mediat. Gjatë fjal...
Politike
27 Dhjetor 2024, 13:37
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fja...
Politike
27 Dhjetor 2024, 13:09
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar rreth hetimit të SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa e konsideron degradim ...
Politike
27 Dhjetor 2024, 13:04
r.ll
foto e publikuar nga berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët ka publikua...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:45
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Komentoi sot paraqitjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dje n&eum...