LIVE UPDATES
Politike

Emigrantët e paligjshëm në Britani/ Ambasadori anglez: Vetëm javën e kaluar u kthyen 43 persona, nuk do kenë të drejtë të udhëtojnë më në Evropë

Alastair King-Smith është shprehur se vetëm javën e kaluar janë kthyer 43 persona, por shtoi se do të ketë edhe të tjerë.

16 Janar 2023, 22:28 Nga k.m.
Emigrantët e paligjshëm në Britani/ Ambasadori anglez: Vetëm
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith ka folur për emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Story”, King-Smith është shprehur se vetëm javën e kaluar janë kthyer 43 persona, por shtoi se do të ketë edhe të tjerë. Gjithashtu ndër të tjera në fjalën e tij, ai tha se do të ketë një bashkëpunim me Shqipërinë dhe do të intensifikohet puna operacionale që parashikon një Task Force të Përbashkët për emigracionin.

PJESË NGA INTERVISTA: 

TOP CHANNEL: Po të drejtohem me ti, në mënyrë konfidenciale, por është e rëndësishme të nisim një intervistë ballë për ballë, me elementët kyç, për institucionet dhe ndërtimin e demokracisë në Shqipëri. Shqipëria është një vend që historikisht është lidhur me Mbretërinë e Bashkuar, sa I takon ndërtimit të institucioneve. Tani ndodhemi në këtë library e rrethuar nga librat dhe po risjell në mendjen Lord Bajronin, për gjithcka ka shkruar për Shqipërinë. Ai bëri një përcaktim për forcën e shqiptarëve, armët që mbanin dhe popullësinë e Shqipërisë. Ju jeni në detyrë këtu, si e perceptoni, si ndjeheni që jeni në Shqipëri. Cilat janë sfidat kryesore dhe cilat janë detyrat. Po gjërat interesante që keni zbuluar?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Grida, është një kënaqësi që ndodhem këtu me ju, në Top Channel. Kësisoj po ju drejtohem ju, edhe të gjithë shqiptarëve; Gëzuar Vitin e Ri. Sic edhe ju e thatë unë kam qendruar këtu më shumë se një vit, dhe është një moment I mirë për të reflektuar për të shkuarën, por edhe për të ardhmen. Në të vërtetë kam pasur një eksperiencë shumë të mirë në Shqipëri, sepse ndërsa respektoj Lord Bajronin dhe disa prej poezive të tij ndryshojnë shumë në fakt, sepse nuk karakterizon atë që unë kam pasur si eksperiencë në Shqipëri. Njerëzit janë shumë miqësorë, shumë mikëpritës. Ajo që me ka pëlqyer është larmia, por edhe mënyra se si Shqipëria, më të vërtetë po zhvillohet dhe po lulëzon. Dhe për mua, aktualisht, Shqipëria do të thoja që karakterizohet nga miqësia, kurioziteti, në atë mënyrë sa njerëzit janë shumë krijues, perderisa po bëhen gjera shumë të mira në të gjithë vendin dhe mendoj se ardhmja e Shqipërisë është shumë e ndritur, pikërisht për këtë arsye.

GRIDA: Cila është gjëja më interesante që keni zbuluar sa I takon krijimtarisë së shqiptarëve?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Janë dy gjëra, por do ta filloj ndoshta me eksperiencën që kisha këtë fundjavë, sa I takon pse e dua këtë vend dhe me pas do do të vij tek krijmtaria. Sa i takon vendit, peisazhi jashtë Tiranës është shumë I bukur dhe befasues. Kështu që vetëm këtë fundjave bëra një ecje jashtë Tiranës, me nje pamje shumë të bukur. Dhe papritmas, mbërritëm tek një shpellë në fund të ecjes, historike, me ndryshime që po ndodhnin edhe tani, dhe ju nuk do ta kishit ditur që kjo shpellë ekzistonte ende. Ka shumë supriza në Shqipëri, dhe sa I takon krijimtarisë, mendoj se gjëja që më pelqeu më shumë vitin e kaluar isnhte programi ynë I shkollave të shekullit 21-të, zbulimi i fëmijëve që sillnin zgjidhje creative dhe ne I inkurjuam ata, të përdornin aftësitë e kodimit, për të gjetur mënyrën e zgjidhjes së problemeve të komunitetit. Dhe nëse më shumë të rinj mendojnë në mënyrë krijuese, mendoni për ato probleme që do të zgjidhen.

TOP CHANNEL: Jam shumë e lumtur që dëgjoj për krijimtarinë e fëmijëve dhe të rinjve që është kaq e motivuar nga ndërkombëtarët dhe nga Mbretëria e Bashkuara si dhe nga prania juaj këtu. Kjo na mungon ne, në mendimin tim, por megjithatë shumë Shqioptarë e shohin Mbretërinë e Bashkuar si ne vend ku ata duan të shkojnë me cdo kusht. Mbremë, po shikoja disa video në tik-tok dhe u shokova se sa shumë marketing është bërë pa asnjë pagesë në internet, për të shkuar ne mënyrë të paligjshme për 3000, 4000 pound etj. Kryeministri Rama ka thënë se ka disa gjëra që mund të fajësohen në Mbretërinë e Bashkuara, si psh ligji në vendin tuaj po I motivon ata të shkojnë. Cështja është se cfarë mund të bëhet? Për me tepër mes dy Qeverive, sic e dimë ne muajin dhjetor, mes dy kryeministrave tanë. Cilat janë rezultatet, pas një muaji?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Grida, ne jemi shumë të shqetësuar për menyrën se si emigracioni I paligjshëm ka ndodhur vitin e kaluar dhe mund të vazhdojë potencialisht. Sic thoni edhe ju, ato video në Tik-Tok janë më të vërtetë shqetësuese për ndikimin që mund të kenë tek të rinjtë, edhe personalisht, kur kam qenë në Veri, në rajonin e Kukësit dhe Dibrës, duke folur me të rinjtë në shkolla, ata mendojnë se e vetmja zgjidhja është ndoshta të ikin në mënyrë të paligjshme sepse nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër. Ne duhet ta ndryshojmë këtë duke ofruar mundësi në Veri apo duke I bërë njerëzit të kuptojnë se ata mund të shkojnë në mënyrë të ligjshme, jo të paligjshme. Tani, një nga gjërat më të mira që ne bëmë vitin e kaluar dhe e përmbyllim me Komunikatën e Përbashkët më 13 dhjetor, të cilën e kam këtu me vete. Kjo Komunikatë e Përbashkët përcakton marrëveshjen mes Qeverisë Britanike dhe asaj Shqiptare për cfarë duhet të bëjmë, dhe ju më të drejtë e thatë që duhet të shikohet në termat e legjislacionit, por edhe edhe të gjithë llojet e mekanizmave të tjerë. Pra, gjëja e parë që ne po bëjmë është ta trajtojmë Shqipërinë si një vend I sigurt se ne nuk besojmë se njerëzit duhet të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuara dhe të pretendojnë për arsye jo reale se ata po rrezikojnë persekutimin nga shteti apo aspekte të tjerë. Ne duam ta trajtojmë Shqipërinë si një vend I sigurt. Por që ta bëjmë këtë, duhet të sigurohemi se garancitë e duhura janë në vend dhe se disa njerëz kanë probleme që duhet të adresohen. Dhe ata që kanë shqetësime legjitime, do t’u adresohen në mënyrën e duhur, në zbatim të ligjit.

TOP CHANNEL: Për shqiptarët që po na ndjekin tani, pas kësaj Komunikate, ajo që duhet bërë është që duke e deklaruar Shqipërinë një vend të sigurt do të heqin mundësinë që ata, le të themi, të përfitojnë nga ligjet që u japin një status të vecantë në Mbretërinë e Bashkuar, duke deklaruar se nuk janë të sigurt apo do të kërkojnë azil në MB?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Gjëja e parë që ne po bëjmë është të sigurohemi se sipas masave aktuale, ne po i zbatojmë në mënyrë ekfektive, çka nënkupton shkurtimin e kohës së përpunimit, gjë që do të thotë se nëse njerëzit do të shkojnë në mënyrë të paligjshme nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ata do të kthehen kudo nga kanë ardhur, kjo vlen për shqiptarët por edhe për të tjerët.

TOP CHANNEL: Cilat janë pasojat?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pra, pasojat janë që nëse dikush shkon ilegalisht, do të kthehet. shumë shpejt. Vetëm javën e kaluar, ne patëm një fluturim kthimi me 43 individë. Disa persona që kishin udhëtuar me gomone verën e kaluar dhe të tjerë që kishin kryer vepra të rënda, që ishin në burg dhe u transferuam përsëri në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë dhe do të përshpejtojmë mënyrat se si do të kthehen. Pra kjo do të jetë gjëja e parë. Gjëja e dytë është një bashkëpunim i përbashkët. Ne kemi një nga bashkëpunimet më të mira operacionale me Shqipërinë, krahasuar me gjithë bashkëpunimet në të gjithë botën. Pra, ne po e intensifikojmë punën operacionale. Komunikata parashikon një Task Force të Përbashkët për emigracionin që tashmë është duke u krijuar dhe puna po vazhdon me shpejtësi. Do të punohet me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe agjencitë tona ligjzbatuese për të siguruar që të ndërmerret një punë e përbashkët për trajtimin e emigracionit të paligjshëm, sepse duhet të fokusohemi tek trafikantët që shfrytëzojnë të rinjtë në Shqipëri për t’i cuar ilegalisht në Britani. Kjo nuk është panacea që tregohet në ato videot në Tik-Tok që ju përmendët, nuk është aq e bukur, është e lehtë të shkosh dhe pastaj kalon menjëherë në punësim të ligjshëm. Nuk është
kështu. Njerëzit duhet të kuptojnë se, nëse shkojnë ilegalisht, do t’i kthejnë në Shqipëri dhe  nuk do të kenë të drejtë të udhëtojnë në Evropë apo të shkojnë përsëri në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, kjo është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë, por ajo që dimë si Qeveri është se ne duhet të punojmë së bashku për të ofruar alternativa dhe kjo është arsyeja pse po investojmë edhe në veri.

TOP CHANNEL: Kjo është ana ndëshkuese e kësaj historie. A kemi të dhëna për trafikantët që janë kapur?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pra, siç do ta keni parë, agjencitë ligjzbatuese kanë bërë një punë shumë efikase për kapjen e kriminelëve, të cilët ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, në Shqipëri ose diku tjetër, që janë përfshirë në trafikim dhe kjo punë do të intensifikohet. Kjo është pikërisht ajo që synon të bëjë Task Forca e Përbashkët për emigracionin. Pra është në zbatim dhe do të vazhdojmë. Dhe kjo është e vështirë, sepse sigurisht i njohim këto rrjete kriminale.

Top Channel: Me sa vite janë dënuar?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Rasti i fundit që pashë ishte 19 vite e gjysmë secili për kriminelë të përfshirë në trafikim, që ishte si rezultat i punës së përbashkët me Shqipërinë, me prokurorinë tuaj, me agjencitë tuaja ligjzbatuese. Pra, ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.

alastair king-smith

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet