LIVE UPDATES
Politike

Çështja Partizani/ Malltezi zbulon komunikimin e fshehtë mes prokurorit Arben Kraja dhe Irena Gjokës

Në një deklaratë për shtyp, Malltezi tha se prokurorët kishin dijeni për vendimin e gjyqtares Irena Gjoka për Sali Berishën një ditë para shpalljes së tij. 

6 Shkurt 2026, 12:03 Nga D.S
Çështja Partizani/ Malltezi zbulon komunikimin e fshehtë mes
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Jamarbër Malltezi ka zbuluar një komunikim të fshehtë mes prokurorëve dhe gjyqtares, Irena Gjoka. Në një deklaratë për shtyp, Malltezi tha se prokurorët kishin dijeni për vendimin e gjyqtares Irena Gjoka për Sali Berishën një ditë para shpalljes së tij. 

Sipas Malltezit, akuzat ndaj tij dhe kreut të Partisë Demokatike, Sali Berisha janë tërësisht politike sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani. 

Malltezi: Do ju tregojmë dy komunikime ekstra ligjore mes prokurorëve dhe gjyqtarëve. I pari ka të bëjë me kërkesën që ka bërë, urdhërin që ka bërë për policinë, prokurori Arben Kraja, qysh me datë 20. Shikoni në shkresën përkatëse në të majtë, keni të nënvizuar majtas poshtë, është data 20.10. 2023.

Pra që në datë 20.08. 2023 Arben Kraja dhe Mehmet Rrumbullaku e dinin që me datë 21, të nesërmen, e keni të nënvizuar në qendër tani të kësaj, që është të nesërmen, Irena Gjoka do nxirrte vendimin siç e kish kërkuar prokuroria. Pra, kemi qartazi një komunikim mes prokurorëve dhe gjyqtarëve. Prokurorët e dinin që dy ditë para që gjyqtarja do e nxirrte të nesërmen atë, ndaj dhe e kanë plotësuar të gatshëm.

Të kemi parasysh që në Gjermani vetëm pak muaj më parë, një akt gjykim i formës së prerë për vrasje, është hedhur në kosh plehrave sepse u vërtetua që kishte një komunikim ekstra ligjor mes prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo ndodh në një shtet ligjor.

E dyta, komunikimi ekstra ligjor, ka të bëjë me VKM-në për letrat me vlerë, urdhëro ku e keni më pas. Ky është komunikimi i dytë ekstra ligjor, në të cilin qysh vendimi i Irena Gjokës i datës 20.10.2023 kishte një element të veçantë. Fliste për ë sikur VKM-ja për përdorimin e bonove të Thesarit për privatizim ishte shfuqizuar shtatë muaj më pas. Thuajse të njëjtin tekst e paraqiti prokuroria për herë të parë dy muaj më pas. Pra nuk e kishte vënë prokuroria kur ja kishte çuar këtë kërkesë.

Çfarë kishte ndodhur? E kishte zbuluar këtë ditë me me të vetën, e kishte zbuluar këtë ditë pasi që ja kishte dhënë. Dhe e jep me flesh të gatshme. Dhe Irena Gjoka nxjerr të fagmen e cila përsëritet nga prokurorët dy muaj më pas. Por të kemi parasysh diçka. Kërkesa e prokurorisë Irena Gjokës i shkoi 210 faqe kërkesë ëh vetëm për masa, 12 faqe për sekuestro, 20.000 faqe materiale dhe Irena Gjoka brenda tre ditësh i lexoi të gjitha këto. Brenda tre ditë. Mijëra e mijëra, 20.000 faqe.

Brenda tre ditë pati kohë edhe të shkruante 215 faqe vendim për masa. Brenda tre ditëve kishte dhe kohë të shkruante dhe 12 faqe vendim, apo 15 faqe vendim për sekuestro. Por brenda tre ditëve pati kohë edhe të hulumtonte se çfarë aktesh mund të kishin qenë para 20 vitesh. Kjo është Irena Gjoka dhe kjo është komunikimi ekstra ligjor. Por e bukura është që është gënjeshtër.

Pra të dyja këto, dhe gjyqtarja dhe prokurorja, jo vetëm që kanë komunikuar, por kanë mbërritur në një gënjeshtër. Pse është gënjeshtër? Sepse VKM-ja për letrat me vlerë e 2008-ës paraqitet në foton lart. Në të cilin ka dy paragraf. Paragrafi i parë bën fjalë për ata që e fitojnë përmes procesit të ankandit, blerje përmes ankandit. Paragrafi i dytë bën fjalë për pronarët e tokës që mund të përdorin letrat me vlerë. Shtatë muaj më pas nuk është shkarkuar i gjithë neni që kishte të bënte me bonat e privatizimit.

Është hequr vetëm e drejta për ata që e blinin me ankand, jo për pronarët e tokës. Urdhëro ku e keni mashtrim kur arrin prokurori dhe gjyqtari të gënjejnë deri me përmbajtjen e VKM-së. Kjo tregon fallsitetin e të gjithë procesit politik dhe gjithashtu frikën që kamerat të mos jenë në sallë për të treguar me dhjetëra e dhjetëra raste të tilla të keqpërdorimit politik./Dosja.al

jamarber malltezi ceshtja partizani sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj