LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmet kibernetike/ 2 orë mbledhje e Këshillit të Sigurisë, Begaj: Politika të bëhet bashkë

•Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mblodhi ditën e sotme në ambientet e Presidencës, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. •Përreth dy orë, u diskutua për masat ndaj sulmeve kibernetike që vijnë në Shqipëri nga Irani. •Pjesë e mbledhjes së Këshilit të Sigurisë Kombëtare ishte vetë kryeministri Edi Rama, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kryeprokurori Olsian Çela, Drejtori i komanduar i SHISH, Oljan Kanushi dhe Drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. •Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ai i Drejtësisë Ulsi Manja munguan por u zëvendësuan përkatësisht nga zëvendësministrat Besfort Lamallari dhe Adea Pirdeni. •Në mbledhje, të ftuar ishin Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj si dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. •Pas daljes nga mbledhja, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi për mediat se në atë takim, çdo institucion raportoi mbi masat e marra për përballimin e situatës pas sulmeve kibernetike nga Irani. •Presidenti Bajram Begaj ka zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura. •Begaj, bën të ditur se në mbledhje u diskutua për masat që janë marrë pas sulmeve kibernetike që kanë prekur vendin tonë nga Irani. • Po ashtu, ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete.• Begaj kërkon që politika dhe shoqëria të bëhen bashkë për të luftuar këto sulme.•Ditën e djeshme është dorëzuar në Kongresin Amerikan rezoluta që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë. •Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar rezolutën që kërkon vazhdimin e vendosjes para përgjegjësisë të Iranit që organizoi sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë për sulmet kibernetike, REL: Begaj nuk ftoi asnjë lider të opozitës

Sulmet kibernetike/ 2 orë mbledhje e Këshillit të Sigurisë,
Sulmet kibernetike

TIRANË- Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shqipërisë ka vlerësuar mbështetjen e ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë e tyre, duke e konsideruar thelbësore në identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik të muajit korrik.

Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin më 7 shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të muajit korrik janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mbledhur të hënën Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar dëmet e shkaktuara nga sulmet kibernetike ndaj portalit qeveritar, E-albania dhe sistemit TIMS.

Aty është thënë se e gjithë vëmendja e autoriteteve shqiptare tani është te forcimi i kapaciteteve mbrojtëse ndaj sulmeve të tilla, dhe është konfirmuar që duhet të vazhdojë “bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në”.

Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë akuzat se janë mbrapa sulmeve të korrikut.

Megjithatë, aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa atij sulmi ka qenë Irani.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe kreun e këtij institucioni, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të muajit korrik ndaj Shqipërisë.

Irani ka dënuar ashpër sanksionet amerikane.

Opozita në Shqipëri, por edhe ekspertë të sigurisë, kanë kërkuar një mbledhje të tillë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare prej kur ka ndodhur sulmi i 15 korrikut.

Në mbledhjet e kaluara është ftuar lideri i opozitës, mirëpo këtë herë Begaj nuk e ka ftuar asnjë përfaqësues të saj.

Më herët gjatë ditës së hënë, hakerët e grupit, Homeland Justice kanë publikuar në Telegram të dhëna mbi punonjësit e Policisë së Shqipërisë.

Në listën me detajet e rreth 300 policëve është parë mbishkrimi “mbase këta këtu janë objektivat e radhës”.

Ditë më parë në këtë faqe online janë publikuar edhe e-mailet e shkëmbyer nga Gledis Nano, në kohën kur mbante postin e drejtorit të Njësisë Anti-terror në Policinë e Shqipërisë.

Një tjetër material sensitiv i publikuar nga Homeland Justice ka të bëjë me të dhënat e shtetasve shqiptarë të dyshuar ndër vite për krime të ndryshme.

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) më 2013.

Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë.

Pas sulmit kibernetik të muajit korrik, Ambasada amerikane në Shqipëri pati ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm, që është thënë se ka pasur cak një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim.

Ky samit ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik.

Samiti ishte paraparë të organizohej nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), të dyja grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit. /REL

3 VITE ME PARE

Mblodhi Këshillin e Sigurimit Kombëtar, Begaj: Diskutuam për masat ndaj sulmeve kibernetike

Sulmet kibernetike/ 2 orë mbledhje e Këshillit të Sigurisë,
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Begaj, bën të ditur se në mbledhje u diskutua për masat që janë marrë pas sulmeve kibernetike që kanë prekur vendin tonë nga Irani. Ai bën të ditur se gjatë diskutimeve u theksua se sulmet duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare.

Begaj sqaron se në mbledhje, ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete. Begaj nënvizon se sulmet duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë kombëtare.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS:

Sulmet kibernetike të muajve të fundit, niveli i cënimit të sistemeve elektronike shtetërore dhe masat që janë marrë dhe po merren nga strukturat përgjegjëse ishin objekt i diskutimeve të hollësishme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Gjatë diskutimeve u theksua se sulmet keqdashëse, të sponsorizuara nga qeveria e Iranit, duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare. Ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete.

Në mënyrë të veçantë, u vlerësua se mbështetja e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe agjencitë e ndryshme amerikane, që kanë punuar e po punojnë me agjencitë tona, ka qenë thelbësore për identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik dhe kundërpërgjigjen tonë. Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen.

Ditën e sotme u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare për sulmet kibernetike në Shqipëri. Mbledhja e cila zgjati rreth dy orë, u thirr nga Presidenti Bajram Begaj. Pjesë e mbledhjes ishin kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kryeprokurori Olsian Çela, Drejtori i komanduar i SHISH, Oljan Kanushi dhe Drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ministri i Brendhsëm Bledi Çuçi dhe ai i Drejtësisë Ulsi Manja munguan por u zëvendësuan përkatëissht nga zëvendësministrat Besfort Lamallari dhe Adea Pirdeni. 

3 VITE ME PARE

Mbledhja me Begajn për sulmet kibernetike/ Ibrahimaj zbardh bisedën me dyer të mbyllura: Raportuam për masat

Sulmet kibernetike/ 2 orë mbledhje e Këshillit të Sigurisë,
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj dha detaje në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që u zhvillua sot, pas thirrjes nga Presidenti Bejaram Begaj. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj tha se në këtë mbledhje çdo institucion raportoi mbi masat e marra për përballimin e situatës pas sulmeve kibernetike nga Irani. Gjithsesi ministrja nuk u ndal më tej në detaje. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Pak më parë ishin pjesë e një takimi të thirrur nga Bajram Begaj, Presidenti, në lidhje me sulmet kibernetike, cili ishte konkluzioni?

Delina Ibrahimaj: Është roli i Presidentit të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështje në ndryshe. Ne diskutuam për çështjet e sigurisë kibernetike, çdo institucion raportoi mbi masat e marra, mbi nivelin e goditjes dhe mbi masat që do të merren për përballimin e situatës që kemi kaluar dhe të atyre që mund të vijnë në të ardhmen. 

Ditën e sotme u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare për sulmet kibernetike në Shqipëri. Mbledhja e cila zgjati rreth dy orë, u thirr nga Presidenti Bajram Begaj. Pjesë e mbledhjes ishin kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kryeprokurori Olsian Çela, Drejtori i komanduar i SHISH, Oljan Kanushi dhe Drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ministri i Brendhsëm Bledi Çuçi dhe ai i Drejtësisë Ulsi Manja munguan por u zëvendësuan përkatëissht nga zëvendësministrat Besfort Lamallari dhe Adea Pirdeni. 

3 VITE ME PARE

FOTO-Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama shtrëngon duart me Begajn, ministriat e zyrtarët dalin nga dera e pasme

Sulmet kibernetike/ 2 orë mbledhje e Këshillit të Sigurisë,
Edi Rama

TIRANË- Pas dy orësh përfundoi mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në ambientet e Presidencës. Mbledhja e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, kishte synim sulmet kibernetike në vendin tonë, por edhe rreziqet e tjera që mund të vijnë nga Irani, të cilin tashme Shqipëria e ka shpallur vend jo mik, duke prishur edhe marrëdhëniet diplomatike.

Në mbledhje ishin të pranishëm, kryeministri Rama, ministra të qeverisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, kryeprokurori Olsian Çela, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço dhe personalitete të tjera.

Në foto shihet kryeministri Edi Rama, i cili përcillet nga Presidenti Bajram Begaj në derën kryesore të institucionit të Presidencës, ku nuk kanë munguar as shtrëngimet e duarve. Të ftuarit e tjerë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në përfundim kanë dalë nga dera e pasme e Presidencës.

3 VITE ME PARE

Sulmet kibernetike nga Irani, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Sulmet kibernetike/ 2 orë mbledhje e Këshillit të Sigurisë,
Ambienti i Presidences

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit, e iniciuar nga presidenti Bajram Begaj për sulmet kibernetike nga Irani. Deri më tani nuk bëhet e ditur se çfarë është diskutuar brenda mbledhjes. Të vetmit që munguan në mbledhje ishin dy ministrat Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja. 

Të pranishëm në mbledhje ishin: kryeministri Edi Rama, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ministrja Olta Xhaçka dhe ministri Niko Peleshi, zëvendës ministri i brendshëm dhe ai i drejtësisë. Po ashtu, në mbledhje ishte i pranishëm Kryeprokurori Olsian Çela, Zv.Drejtori i SHISH dhe Drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. 

Ditën e djeshme është dorëzuar në Kongresin Amerikan rezoluta që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë. Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar rezolutën që kërkon vazhdimin e vendosjes para përgjegjësisë të Iranit që organizoi sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

bajram begaj keshilli i sigurise kombetare 10 tetor 2022 edi rama olta xhacka

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen