4 Nëntor 2022, 12:31
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se qytetarët po e presin me padurim nisjen e protestave nga opozita. Në fjalën e tij, nga konferenca për shtyp nga gazetarët, numri një i PD-së tha ka një interesim të paparë.
Pse e nxitët iluzionin për bashkim kur nuk mund të ketë? Berisha: Jo të gjithë e duan kryetarin. Lufta e Ramës me mediat? Duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo përpjekje për zbatimin e ligjit, unë u them shqiptarëve se nga të dhënat që kam deri tani, kjo që po ndodh në RTV Ora, është absolutisht në kundërshtim flagrant me ligjin. Ajo që është shqetësuese për mua është se kemi të bëjmë me një media. Shqetësimi i dytë i madh është se kemi të bëjmë me një proces që mund të na çojë si Agon Channel. Nëse ju kujtohet, Edi Rama lëshoi një lumë akuzash ndaj Françesko Beketit për larje parash. Ndërkohë Beketi fitoi një gjobë të jashtëzakonshme. Mund të paguajmë ndonjë 100 milionë euro edhe për këtë TV, e cila siç më thonë burime të besueshme, nuk ka atë bilanc që ia falsifikon Edi Rama me gjyqtarët e tij. Harrojnë se ai bilanc shkon në Strasburg, shkon në arbitrazhe dhe merr një ndëshkim të ri për një njeri që nuk kontrollon vetveten. Pra, nëse ke probleme me pronarin, merr masa ndaj pronarit, por kur nuk ka fakte, shkon e merr median. Unë kam të dhëna të sigurta se është vepruar në kundërshtim flagrant me ligjin. Se gjykata ka zbatuar urdhër politik. Por ai gjykatës, dhe Edi Rama, gjobën që do marrë Shqipëria, do e paguajë në mënyrë personale.
Çfarë do bëjë PD për qytetarët?
Berisha: Ne marrim intervista, njerëzit thonë pse po vonohet protesta. Shkoni dhe pyetini.
sali berisha berisha 4 nentor 2022
Politike
4 Nëntor 2022, 12:28
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se propozimi i Enkelejd Alibeajt, që PD të dalë me...
Politike
4 Nëntor 2022, 12:20
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ka ende kohë për dorëzim kandidaturash për ...
Politike
4 Nëntor 2022, 12:21
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar detaje lidhur me takimet e tij me demokratët në Bashkitë e vendit. Në k...
Politike
4 Nëntor 2022, 12:10
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar largimin e shqiptarëve me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar. N&eum...
Politike
4 Nëntor 2022, 11:51
a.l
foto ilustruese
FIER-Deputeti Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë ditën e sotme me disa nga deputetët e grupit të tij në lidhje ...
Politike
4 Nëntor 2022, 11:19
k.m.
Pamje nga komisioni i sotëm
TIRANË- Diskutime në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese u diskutua paketa fiskale e projektbuxhetit...
Politike
4 Nëntor 2022, 11:24
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pranoi se sistemi i votimit për emigrantët nuk është rregulluar. N...
Politike
4 Nëntor 2022, 11:21
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk dha një përgjigje kur u pyet se cila ...
Politike
4 Nëntor 2022, 11:13
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do përpiqen të votimin elektronik...
Politike
4 Nëntor 2022, 11:05
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Zgjedhjet lokale të vitit 2023 do të kenë një kosto prej rreth 5.3 miliard lekësh. Kështu dekl...