LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet lokale, Celibashi: 5.3 mld lekë kostoja totale! Fushata zgjedhore nis me 14 Prill 2023

Afati për regjistrimin e partive politike përfundon më 6 mars, ndërsa për regjistrimin e koalicioneve afati përfundon më 15 mars.

4 Nëntor 2022, 11:05 Nga A.B
Zgjedhjet lokale, Celibashi: 5.3 mld lekë kostoja totale! Fushata zgjedhore
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Zgjedhjet lokale të vitit 2023 do të kenë një kosto prej rreth 5.3 miliard lekësh. Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në një komunikim me mediat, ai bëri të ditur se në datën 27 mars të vitit 2023 përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve dhe listave shumëemërore për këshillat bashkiak.

'210 mln lekë për pagat e komisionerëve. 3 mln është kosto e projektit të votimit elektronik. 5.3 mld lekë është kosto e zgjedhjeve.'- u shpreh kreu i KQZ-së. 

Afati për regjistrimin e partive politike përfundon më 6 mars, ndërsa për regjistrimin e koalicioneve afati përfundon më 15 mars. Fushata zgjedhore fillon më 14 prill dhe do të mbarojë më 13 maj 2023.

Në 6 mars përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më shumë se 70 ditë nga data e zgjedhjeve. Më 15 mars 2023 përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Më 27 mars përfundoni afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie si dhe listave shumëermërore për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Më 14 prill fillon fushata zgjedhore. Në 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve, më 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe nis heshtja zgjedhore. Në 2 maj 2023 është afati i fundit për vëzhguesit vendas përfshirë edhe mediat. Në 11 maj përfundon afati për vëzhguesit ndërkombëtar. Më 23 nëntor është afati për shpalljen e listëts paraprake të zgjedhësve, 30 ditë pas nxjerrjes . Në 15 mars 2023 përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve dhe më 9 prill shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve”, tha Celibashi.

DEKLARATA E PLOTË:

Buxheti 

Kostoja e zgjedhjeve të ardhshme sipas kërkesave që KQZ i ka kërkuar Qeverisë Shqiptare përmes Kuvendit të Shqipërisë, është 5.3 miliard lekë, nga të cilat:  

1.Identifikimi Elektronik i Zgjedhësve (PEI) 603 milionë lekë  

2.Projekti i Votimit dhe Numërimit Elektronik (PEVN) në 6 bashki 3 miliard lekë 

3.Kamerat e monitorimit në qendrat e votimit 150 milionë lekë; 

4.Kamerat e monitorimit dhe regjistrimit në vendet e Numërimit të Votave 124 milionë lekë; 

5.Projekti i edukimit dhe informimit të zgjedhësve  202 milionë lekë; 

6.Kostoja për pagesat e komisionerëve të niveleve të dyta dhe të treta 210 milionë lekë  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rekrutojë rreth 352 punonjës me kohë të pjesshme, të cilët do të angazhohen për aspekte të ndryshme të përgatitjes dhe administrimit të procesit zgjedhor.  Gjithashtu, do të rekrutohen edhe operatorë të projektit të Pajisjeve Elektronike të Identifikimit të zgjedhësve (PEI) dhe operatorë të projektit të Votimit dhe numërimit elektronik (PEVN).  

Plani i Punës 

KQZ ka identifikuar dhe punuar për projektaktet të cilat duhet të miratohen për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.  

Janë 122 akte të cilat do të miratohen nga të cilat: 

1.  85 nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve; 

2. 37 nga Komisioni Rregullator.  

Është përgatitur plani i punës dhe janë rreth 107 etapa të procesit zgjedhor dhe momente të rëndësishme të zgjedhjeve, prej të cilave rrjedhin 713 detyra konkrete për Administratën e KQZ-së. Ndjekja e ecurisë së këtyre etapave dhe detyrave konkrete do të bëhet përmes sistemit që KQZ ka ngritur për këtë qëllim.  

Projekte/ Modulet  

KQZ ka përgatitur rreth 13 projekte për digjitalizimin e aspekteve të ndryshme të procesit zgjedhor:  

Projektet për digitalizimin: 

1.Aplikacioni i Ri KQZ; 

2.Moduli mbi financimin e partive/subjekteve 

3.Moduli i regjistrimit të subjekteve zgjedhore 

4.Moduli për akreditimin e vëzhguesve 

5.Sistemi i menaxhimit elektronik të dokumenteve dhe akteve elektronike (e-aktet) 

6.Moduli i rekrutimit të punonjësve të përkohshëm 

7.Sistemi i menaxhimit të informacionit për qendrat e votimit dhe objektet zgjedhore 

8.Gjurmimi i ankimeve zgjedhore dhe denoncimet 

9 E-Administrata zgjedhore dhe linja e ndihmës për nivelin e dytë e të tretë të komisioneve zgjedhore 

10. Moduli i informacionit zgjedhor (e-archive) 

11.  Infrastruktura fizike TIK e KQZ 

Projekte të tjera: 

1.Edukimi dhe informimi i zgjedhësve 

2. Rritja e kapaciteteve logjistike të KQZ (Ndërtim dhe sistemi i menaxhimit të magazinës) 

3.Programi i trajnimit të vazhduar të administratës zgjedhor dhe e-learning  

Afatet 

Disa nga afatet zgjedhore me interes për subjektet:

a.13 Janar 2023 - fillimi afatit për raportimin e institucioneve publike në lidhje me veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë deri ditën e zgjedhjeve (DZ);   

b.06 Mars 2023 - përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike;

c. 15 Mars 2023 - përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve - (jo më vonë se 60 ditë përpara DZ);   

d. 27 Mars 2023 - përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe listave shumemërore të kandidatëve për këshilltar - (jo më vonë se 50 ditë përpara DZ, shtyhet me dt 27 mars për shkak se data 25 është ditë e shtunë/dielë);   

e.14 Prill 2023 - fillon fushata zgjedhore; (30 ditë para DZ); 

f. 8 Maj 2023 – përfundon afati për publikimin e sondazheve – (5 ditët e fundit para datës së zgjedhjeve nuk mund të publikohen rezultatet e sondazheve zgjedhore);    

g. 13 Maj 2023 - përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore.   

Disa nga afatet zgjedhore me interes për vëzhguesit/median: 

a. 02 Maj 2023 - afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për vëzhguesit vendas;  

b. 11 Maj 2023 - afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për vëzhguesit ndërkombëtar; (jo më vonë se 72 orë para DZ).

Disa nga afatet zgjedhore me interes për zgjedhësit: 

a. 23 Nëntor 2022 – shpallet lista paraprake e zgjedhësve (30 ditë pas dekretit) 

b. 15 Mars 2023– përfundon afati për të kërkuar ndryshime në lsitën paraprake të zgjedhësve (60 ditë para DZ); 

c. 9 Prill 2023 – shpallet Lista Përfundimtare e Zgjedhësve (35 ditë para DZ). 

Administrimi i procesit 

Procesi i pritjes së dokumenteve dhe regjistrimit të listave shumemërore të kandidatëve për kryetar bashkie dhe për këshillat bashkiakë do të administrohet nga Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor për 50 bashkitë të cilat kanë 1 KZAZ. Për 11 bashkitë të cilat kanë më shumë se 1 KZAZ, administrimi i procesit do të bëhet nga KQZ.  

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet