LIVE UPDATES
Politike

Çfarë do t’i thoshte Ramës nëse do ta kishte përballë? LaCivita: Kam respekt për krerët e shteteve! Ja si ishte marrëdhënia me Trump

Ai tha për Trump se është një president jo i zakontë, pasi sipas tij i shikon gjërat nga një perspektiv tjetër ngaqë nuk ka dal nga një sistem politik.

14 Prill 2025, 22:54 Nga r.ll
Çfarë do t’i thoshte Ramës nëse do ta kishte
chris lacivita

TIRANË- Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës për Partinë Demokratike, ka folur për kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se ka respekt si politikan.

Strategu i fushatës së Presidenti Donald Trump, ndau detaje në intervistën e tij për "Opinion" edhe nga marrëdhënia e tij me administratën e re amerikane.

Ai tha se gjatë fushatës politike të presidentit Donald Trump në SHBA, udhëtonte çdo ditë në avion me të dhe bashkëmenaxheren e fushatës, Susie Wiles. Ai tha për Trump se është një president jo i zakontë, pasi sipas tij i shikon gjërat nga një perspektiv tjetër ngaqë nuk ka dal nga një sistem politik.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Nëse do të përballeshit me Edi Ramën, çfarë do të thonit?

LaCivita: Gjëja e parë që do ti thosha është që Shqipëria është një shtet shumë i bukur dhe do e përshëndesja. Është politikan, kam respekt për krerët e shteteve, edhe ju duhet të keni. Kaq mendoj.

Fevziu: Zoti LaCivita, cila është marrëdhënia juaj me administratën e re të Shteteve të Bashkuara?

LaCivita: Shikoni, kam shumë miq aty dhe ka qenë kënaqësi të jem pjesë e një fushate historike si ajo në Amerikë. Një prej gjërave të mira të kësaj fushate ishte se takova dhe krijova shumë miqësi të reja me kaq shumë njerëz të mirë të cilët vërtet duan të bëjnë ndryshim në jetët e njerëzve. Ka qenë shumë e bukur.

Fevziu: Po marrëdhënia juaj me Presidentin Trump?

LaCivita: Është shumë e mirë.

Fevziu: Shumë e mirë?

LaCivita: Po.

Fevziu: Prej sa kohësh e njihni?

LaCivita: 3 vitet e fundit i kalova duke punuar për Presidentin Trump. E ndihmova…

Fevziu: Keni punuar ngushtë me të?

LaCivita: Gjatë fushatës gjatë këtyre 3 viteve të fundit kam qenë bashkëmenaxheri i fushatës, ka qenë Susie Wiles dhe unë. Çdo ditë fluturonim në të njëjtin avion me Presidentin.

Fevziu: Së bashku me Presidentin.

LaCivita: Çdo ditë.

Fevziu: Si është Trump-i? Jo, si president. Si një zotëri jashtë kamerave…

LaCivita: Është i njëjtë.

Fevziu: Është i njëjtë?

LaCivita: Është i njëjtë. Ka një sens humori shumë të mirë. Është shumë i motivuar dhe i vendosur. Gjithmonë çuditesha nga energjia e tij e pastër që gjithmonë ka pasur Presidenti. Në fund të një dite 18 orëshe ajo që unë doja të bëja ishte të shkoja te avioni e të flija, të dremisja, ndërkohë ai bënte telefonata e fliste me njerëz.

Fevziu: Është kaq energjik?

LaCivita: Është shumë energjik! Është jashtëzakonisht shumë energjik. Është i pareshtur. Po ashtu, Presidenti Trump është në nxitim. Është shumë në nxitim që ti bëj gjërat…

Fevziu: Megjithatë ai nuk është Presidenti i zakonshëm. Është President i pazakontë. Kështu ka qenë që prej 2016…

LaCivita: Është krejtësisht ndryshe.

Fevziu: Krejtësisht ndryshe? Pse?

LaCivita: Sepse ai i shikon gjërat nga një perspektiv tjetër ngaqë nuk ka dal nga një sistem politik.

Fevziu: Vjen nga jashtë.

LaCivita: Vjen nga jashtë. Qytetarët amerikan e shikojnë Donald Trump-in dhe…

Fevziu: Edhe Obama në një far mënyre vinte nga jashtë sistemit politik.

LaCivita: Barack Obama ka qenë po ashtu senator në Ilinois dhe u bë ai që u bë duke kaluar procesin. Megjithatë Obama kishte një vizion dhe kishte ndjekës. Donald Trump ka një vizion dhe ka ndjekës. Agjenda e tij vendos në krye Amerikën. Po ashtu ama dëshiron që ti jap një fund shumë problemeve të ndryshme nëpër botë po ashtu.

Fevziu: Kur e kam ndjekur në televizor dhe nëpër deklarata të ndryshme që ka bërë, përshtypja ime e parë ka qenë se puna më e vështirë në botë është të merresh me marrëdhëniet me publikun të Trump-it. Është e vërtetë?

LaCivita: Jo, nuk është e vërtetë. E dini pse?

Fevziu: Më thoni. Është sekret?

LaCivita: Sepse e bën vetë Donald Trump-i.

Fevziu: Ndonjëherë, konsultohet me ju..?

LaCivita: Sigurisht…/Opinion.al

chris lacivita

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet