LIVE UPDATES
Politike

Si krijoi kontakte me PD-në? LaCivita tregon personin që takoi në SHBA: Më foli për situatën në Shqipëri

LaCivita thotë se ndodhet në Shqipëri për të ndihmuar kryetarin e PD, Sali Berishën dhe konservatorët.

14 Prill 2025, 22:13 Nga r.ll
Si krijoi kontakte me PD-në? LaCivita tregon personin që takoi në
chris lacivita

TIRANË- Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratik dhe një nga strategët e fushatës elektorale të Presidentit të SHBA, Donald Trump, ka folur në lidhje me bashkëpunimin e tij me partinë më të madhe opozitare në Shqipëri. Në intervistën për emisionin “Opinion”, ai është pyetur se si krijoi lidhjet me PD dhe se çfarë e shtyu atë që të ishte pjesë e fushatës elektorale së PD për zgjedhjet e 11 majit.

Edhe pse thotë se ka patur informacion për Shqipërinë edhe më herët, kontakti i tij i parë ka qenë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Me këtë të fundit, LaCivita është takuar te Unioni Ndërkombëtar i Konservatorëve në SHBA, i cili i ka folur për situatën politike në vendin tonë. LaCivita thotë se ndodhet në Shqipëri për të ndihmuar kryetarin e PD, Sali Berishën dhe konservatorët.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Zoti LaCivita, faleminderit shumë që jeni sonte me mua në këtë intervistë.

LaCivita: Faleminderit ju!

Fevziu: Si ka qenë udhëtimi juaj në Shqipëri?

LaCivita: Shumë i bukur. Ka qenë shumë i lehtë.

Fevziu: Po hapja e fushatës e partisë demokratike para dy ditësh?

LaCivita: Ka qenë shumë mbresëlënës. Tubimi, madhësia

Fevziu: Në ç’mënyrë?

LaCivita: Ishte emocionues. Njerëzit ishin shumë emocionues. Ishte shumë motivuese. Mendoj se ishin shumë të emocionuar për atë që mund të sjellë e ardhmja. Mund ta shikoje, mund ta ndjeje elektrizimin e njerëzve.

Fevziu: Ju mbajtët një fjalim te kjo mbledhja, por zakonisht puna juaj është në sfond…

LaCivita: Po…

Fevziu: Pse dolët në rreshtin e parë?

LaCivita: Kjo është një pikë shumë e mirë. Në Amerikë, por edhe unë personalisht preferoj të jem në sfond por ajo që është e rëndësishme, lidhur edhe me punën time… Jam këtu që të ndihmoj konservatorët, jam këtu që të ndihmoj Sali Berishën dhe dua të jem në gjendje të jap një mesazh ndryshe që do të jetë edhe aktual, duke menduar se çfarë ndodhi në Amerikë. Pra, jam krenar të ndihmoj në çfarëdolloj mënyrë që mund të ndihmoj, dhe ka qenë një nder që të më jepet mundësia ti drejtohem kaq shumë shqiptarëve në një aktivitet të tillë si i mbrëmshmi.

Fevziu: Por normalisht ju jeni një strateg, këshilltar dhe  po ashtu e ndjeni këtë betejë…

LaCivita: Kam shërbyer në Amerikë si këshilltar strategjik. Po. Por po ashtu merrem edhe me komunikimin, me mënyrën se si komunikohet mesazhi. Merrem edhe me këtë gjë.

Fevziu: Si e zbuluat Shqipërinë? SI e zbuluat Partinë Demokratike të Shqipërisë?

LaCivita: Nëpërmjet miqve të përbashkët. Kam disa miq në kongres dhe në senat me të cilët ndajmë një mik të përbashkët. Fatmirin. U takuam në SHBA, te Unioni Ndërkombëtar i Konservatorëve. Isha duke mbajtur një fjalim aty. Filluam të diskutojmë për situatën në Shqipëri dhe disa prej pikave të përbashkëta midis Shqipërisë këtë vit dhe Amerikës vitin e shkuar. Kështu që ishte e lehtë…

Fevziu: Kishit ndonjë ide apo informacion për Shqipërinë përpara se të vinit këtu?

LaCivita: Po, para se të vija këtu doja të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur. Shpenzova mjaft kohë duke lexuar për kulturën dhe historinë në mënyrë që të kuptoja edhe situatën aktuale politike.

chris lacivita

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet