LIVE UPDATES
Politike

Prezantimi i studimit të fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, Balluku: Moment historik për Shqipërinë! Hekurudha do të lidhet me Korridorin VIII dhe X

Balluku u shpreh se ky është një moment historik për Shqipërinë, ndërsa shtoi se nuk flitet për një hekurudhë por për një nukël gjeopolitike e cila e kthen kombin shqiptar në një pol magnetizmi për ekonominë dhe për ndërlidhjen europiane.

14 Prill 2025, 21:17 Nga r.ll
Prezantimi i studimit të fizibilitetit për hekurudhën
belinda balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e pranishme në prezantimin e studimit të fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se ky është një moment historik për Shqipërinë, ndërsa shtoi se nuk flitet për një hekurudhë por për një nukël gjeopolitike e cila e kthen kombin shqiptar në një pol magnetizmi për ekonominë dhe për ndërlidhjen europiane. 

Balluku tha se hekurudha do të lidhet me Korridorin VIII, dhe gjithashtu do të lidhet edhe me Korridorin X. Më tej tha se prek edhe Korridorin Adriatiko-Jonian në një gjatësi shumë të rëndësishme të tij, duke e kthyer kështu si një nyje ndërlidhëse të tre korridoreve europiane dhe duke i dhënë kësaj hekurudhe, një rëndësi të veçantë për të gjithë zhvillimin ekonomik dhe gjeopolitik të Europës Juglindore.

FJALA E PLOTË E BALLUKUT: 

Një ditë me shumë emocione kjo sot, pasi duket sikur është një moment thjesht për prezantimin e studimit të fizibilitetit, por për të arritur këtu ka qenë një rrugë shumë e gjatë. Unë dua t’ju falënderoj të gjithëve këtu, Naserin, Ergysin, Benetin dhe kryetarin Gjini të bashkisë së Gjakovës për të gjithë këmbënguljen, se duhet ta themi që patjetër ne kemi pasur tre variante teknike, por ka pasur dhe një këmbëngulje shumë të madhe dhe të drejt nga të dyja bashkitë, por mbi të gjitha unë dua të falënderoj  mikun tim, Liburn Aliun, të cilin nuk e kam thjesht si të gjithë kolegët e tjerë, ashtu siç ne takohemi nëpër evente ndërkombëtare, por e kam vëlla gjaku dhe sot me të ndaj një nga momentet historike jo të infrastrukturës shqiptare, por të lidhjes së pandashme që ka Kosova dhe Shqipëria.

Dikur kemi qenë së bashku dhe më ke treguar një dokument të viteve ’47-të, e vizatuar në letër me laps blu dhe laps të kuq e jeshil, që tregonte të gjithë gjurmët e Korridoreve europiane ku Shqipëria ishte e vetmja e përjashtuar, duke qenë se ne në vitin ’47-të ishim shkëputur nga pjesa tjetër dhe Korridoret europiane nuk na preknin. Dhe aty kemi filluar të bënim planet e para dhe bisedën e parë për hekurudhën dhe se si mund të zhvillonim një tjetër mënyrë transporti, sidomos një transport i cili është efiçent financiarisht për qytetarët, është miqësor me mjedisin dhe për më tepër konsiderohet nga Bashkimi Europian si transporti i të ardhmes. Këtu është ngjizur gjithçka.

Dhe më pas vendosëm që punët e mira nuk bëhen thjesht me një marrëveshje qeveritare, por punët e mira bëhen me ekspertë të mirë. Dhe duke qenë se Qeveria Shqiptare tashmë këtë e ka praktikë pune, ju kujtoj këtu se aeroporti i Vlorës apo tuneli i Llogarasë apo të gjithë veprat e mëdha infrastrukture në Republikën e Shqipërisë kalojnë dy faza, kalojnë fillimisht fazën e garës ndërkombëtare për projektimin dhe studimin e fizibilitetit të çdo projekti dhe më pas ne marrim vendime për ndërtim. Kemi rënë dakord dhe e kemi ndarë këtë edhe me shefat e dy qeverive dhe duhet thënë që kemi gjetur suportin maksimal për të nisur një projekt të përbashkët.

Të gjitha ata që punojnë në administratë e dinë shumë mirë se sa e vështirë është që të ngjizësh dhe të çosh përpara një projekt brenda të njëjtit territor. Se sa e vështirë është ndonjëherë të merremi vesh brenda dy ministrive apo një ministri dhe një bashki, imagjinoni se si do të ishte që dy qeveri vendosin buxhete të barabarta, pothuajse, me një ndryshim shumë të vogël pasi ashtu e donte ligji, apo dy drejtori të mëdha, si struktura, siç është INFRAKOS dhe Hekurudha Shqiptare, që duhet të bashkëpunonin gjatë gjithë kohës dhe në mes nesh edhe një komponent shumë interesant që ishte kompania apo konsorciumi i përbërë nga kompania shqiptare dhe kompania e huaj të cilët duhet të prodhonin këtë produkt.

E pra, për çudinë time më të madhe dhe të gjithë eksperiencën që kam në këtë fushë, do të thoja që ka qenë një nga bashkëpunimet më të mira, më të lehta, pa pengesa dhe do ta quaja që është një shembull për t’u marrë edhe për projekte shumë më të thjeshta nga ky projekt i komplikuar të cilin kemi prezantuar sot.

Siç e thashë dhe në hapje të fjalës time, ky është një moment historik për Shqipërinë. Sigurisht këtu nuk flitet për një hekurudhë, por flitet për një lidhje kombëtare, pasi është ‘Hekurudha Kuq e Zi’. Flitet për një nukël gjeopolitike e cila e kthen kombin shqiptar në një pol magnetizmi për ekonominë dhe për ndërlidhjen europiane. Shpeshherë flasim për ndërlidhje rajonale, për ekonominë rajonale, por korridoret e infrastrukturës, si dhe ato energjetike, nuk janë rajonale, janë europiane.

Kjo hekurudhë do të ndërlidhet me Korridorin VIII, përmes të gjithë akseve të tjera të këtij Korridori që tashmë janë bërë publike, disa prej tyre janë në proces, disa prej tyre janë në kohën e lidhjes së kontratës, gjithashtu do të lidhet edhe me Korridorin X, por nga ana tjetër prek edhe Korridorin Adriatiko-Jonian në një gjatësi shumë të rëndësishme të tij, duke e kthyer kështu si një nyje ndërlidhëse të tre korridoreve europiane dhe duke i dhënë kësaj hekurudhe, në dukje kombëtare, një rëndësi të veçantë për të gjithë zhvillimin ekonomik dhe gjeopolitik të Europës Juglindore.

Duke parë të gjithë prezantimin sot, për të thënë të drejtën unë i kam parë që të tre variantet, mund të kishte edhe zgjidhje më të lehta sepse nuk ka zgjidhje teknike të lehta asnjëherë, por ndoshta pak më të lehta, të cilat  nuk do të bënin asnjë sens nga ana e fizibilitetit demografik dhe sigurisht nuk do të ofronin atë çka kjo zgjidhje do të ofrojë.

Shkodra. Shkodra është kryeqendra e veriut. Shkodra është një nga pjesët më të rëndësishme të Shqipërisë, në ekuivalencë të plotë me Tiranën dhe Shkodra e meriton që të jetë nyja ndërlidhëse e kombit tonë. E meriton edhe për shkak se sot tek futesha në Shkodër dhe tek shikoja ecurinë e punimeve në Urën e Bahçallëkut, aty ku pas pak ditësh do të kemi edhe inspektimet e para, fillova të dalloj, si çdo herë kur vij këtu, edhe se kam qenë para dy muajsh, ndryshimin e madh që ndodh. Shkodra ka marrë një hije të një qyteti europian pasi e gjithë kjo bukuri që e ka trashëguar ndër vite ishte fshehur nga një tis i cili për të thënë të drejtën u deshën disa njerëz punëtorë dhe me vizion që t’ja hiqnin një herë e mirë dhe ti nxirrnin në sipërfaqe shkëlqimin që ka. Dhe me këtë shkëlqim që ka, Shkodrës i takon plotësisht me ligj dhe me kanun që ta ketë këtë stacion të kombit shqiptar, një stacion hekurudhor, i cili unë besoj që pastaj aty do të harxhojmë të gjithë kohën tonë për ta dizenjuar, ashtu siç duhet, dhe për të qenë siç e kam folur me Benetin, jo thjesht një stacion tranzit, por një stacion si stacionet europiane, ku mund të ketë edhe bibliotekë, mund të ketë edhe qendër komerciale dhe gjithçka tjetër i përket kryeqytetit të veriut të Shqipërisë.

Dhe Gjakova. Gjakova e cila mbart një histori të jashtëzakonshme. E cila ka vlera të paçmuara, si për vendndodhjen e saj strategjike, ashtu dhe për ekonominë që zhvillon, por padyshim edhe gjeografikisht për gjithë ndërlidhjen që arrin të bëjë midis Shqipërisë edhe Fushë Kosovës.

Më pas unë do të kaloja tek porti i Durrësit, i cili ashtu quhet, por praktikisht ai është porti i shqiptarëve dhe ne jemi duke menduar që ti gjejmë emrin e duhur portit të ri, që ka kaluar edhe ai si ky projekt fazën e parë. Pra, tashmë kemi përmbyllur një fazë shumë të rëndësishme, fazën e aplikimit të ofertave dhe vlerësimit teknik të tyre dhe jemi gati për të nisur fazën e dytë. Me përfundimin e fazës së dytë, ne fillojmë ndërtimin e portit të madh të shqiptarëve, pasi ashtu siç ju e dini, porti i Durrësit nuk do ti shërbejë vetëm Shqipërisë, por porti i Durrësit është dizenjuar për ti shërbyer të dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe Maqedonisë së Veriut, duke qenë se porti i Durrësit ndërlidhet me dy porte të thata, atë të Prishtinës dhe atë të Shkupit, që të dyja këto porte të thata të ndërlidhura me linjën hekurudhore, njëra me linjën hekurudhore që nis nga Vora dhe vjen deri në pikëlidhje, pra në Shkodër, për të vazhduar më pas në Prishtinë dhe tjetra që fillon nga Durrësi, e kemi lidhur kontratën dhe marrëveshjen për financimin e aksit të parë i cili shkon deri në Rrogozhinë dhe do të vijojmë me aksin Rrogozhinë-Pogradec, për të bërë daljen në urën e Bushtricës dhe për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.

Të gjitha këto janë zhvillime shumë të rëndësishme. Janë zhvillime të rëndësishme infrastrukturore dhe politike për trevat shqiptare. Janë zhvillime të cilat përgatisin vendin tonë, Shqipërinë, por pa dyshim edhe Kosovën për një kapitull të ri. Për një faqe të re të historisë tonë, e cila tashmë përmbyll të gjithë pjesën e tranzicionit dhe jemi gati për të kapërcyer atë prag shumë të pritur, pragun e Bashkimit Evropian. Kur tashmë ndodhemi të ulur në tryezën e negociatave, kur të gjitha sinjalet të ardhura nga komisionerët europianë, veçanërisht nga komisionerja Marta Kos tregojnë se ndoshta vetëm në dy vitet e ardhshme ne do të arrijmë që të përmbyllim gjithë fazën e negociatave, sigurisht Shqipëria, por dhe Kosova duhet të jenë gati për këtë fazë me të gjithë komponentët dhe një nga komponentët më të rëndësishëm, siç është energjia, është infrastruktura.

Ne mund të përmbushim të gjitha detyrat e shtëpisë përsa i përket reformave ligjore, apo reformave administrative, por në rast se ne nuk do të kemi të njëjtat parametra në infrastrukturë apo në energji, nuk do të ishim gati për Europën. Kështu që me të vërtetë unë e shikoj gjithmonë atë tabelën e fundit të projekteve, ku ekspertët me shumë të drejtë vendosin afatet dhe afatet i kanë të mirëstudjuara dhe zakonisht i lënë dhe njëçik më të gjera nga ç’duhet, por i dashur përfaqësues i konsorciumit, ne këtu në Shqipëri kemi filluar ti mbarojmë punët para afatit.

Pasi kemi humbur shumë kohë 50 vite të gjata dhe më pas 33 vite tranzicion dhe nuk kemi më kohë për të humbur. Ne kemi gjithçka. Ne kemi diellin, kemi detin, kemi malet, kemi fushat, kemi bujqësinë, turizmin. E vetmja gjë që mungon në këtë vend është koha. Nuk kemi më kohë për të humbur, ndaj unë jam e sigurtë që nuk do të na duhen 10 vite për ta ndërtuar atë hekurudhë, sepse edhe për tunelin e Llogarasë ishte parashikuar që duhet të ishte 48 muaj, por u mbarua vetëm në 22 muaj. Edhe për aeroportin e Vlorës janë parashikuar 48 muaj, por përfundon këtë verë. Kështu që ne duhet të rendim, sigurisht përmes projekteve të sigurta, sigurisht duke respektuar të gjitha rregullat dhe masat e ndërtimit të këtyre kryeveprave të infrastrukturës, por ama duke rendur.

Kështu që i dashur Liburn, unë nuk besoj që ne do ta hapim ndërtimin në fund të mandatit tjetër, këtu i ngelet Petritit dhe pjesës së financave të dy qeverive që ti japin një zgjidhje sa më eficiente, pasi sigurisht në këto momente financimi është ai që është sfidues, duke qenë se flitet për një financim të rëndë për buxhetet e dy vendeve, por nga ana tjetër unë jam e sigurtë sepse e kam mundësinë dhe eksperiencën dhe ulem prej kohësh edhe me kreditorët e huaj, por edhe me konsorciume të mëdha dhe Shqipëria ka të gjithë vëmendjen e tregut financiar, përsa i përket financimeve të ndryshme apo përsa i përket dhe investitorëve të huaj.

Kështu që unë jam e sigurtë që në fund të mandatit të katërt qeveria Rama padyshim do jetë në gjendje që të flasë për disa përqind ecuri të projektit dhe jo për nisjen e tij. Shumë faleminderit që u mblodhët këtu sot dhe u mbledhshim gjithmonë për punë të mira dhe për lajme po kaq të mira. Faleminderit Benet për mikpritjen.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje