LIVE UPDATES
Politike

Çfarë fshihet pas mesazhit? Dreka e PD, Tabaku: Një dolli për mendimin ndryshe, s'të bën as të shitur e as peng

Tabaku la pas shumë pikëpyetje. U bashkua me grupin e Berishës? Prezenca e saj ishte për t'ju thënë se mendon ndryshe nga ata?

29 Dhjetor 2022, 08:18 Nga A.B
Çfarë fshihet pas mesazhit? Dreka e PD, Tabaku: Një dolli
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku, mori pjesë ditën e djeshme në drekën e PD-së për fundvitin, të organizuar nga deputeti Xhelal Mziu. Ishte vetë deputetja ajo e cila ndau foto nga dreka, aty ku dhe mbajti një dolli. Përkrah fotove, Tabaku shkroi se dollinë e ngriti për mendimin ndryshe, për ndryshimin për mirë, i cili sipas saj nuk e bën një person as të shitur, as të blerë dhe as peng. 

'Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng'- shkruan deputetja, duke lënë pas shumë pikëpyetje për mesazhin e dërguar. 

'I shitur, i blerë dhe peng i Ramës'- janë fjalitë që shpesh herë në media apo në sallën e Kuvendit, deputetët mbështetës të Berishës ia kanë adresuar deputetit Enkelejd Alibeaj.

Nuk dihet nëse Tabaku me prezencën e saj në drekën ku ishte i pranishëm Berisha, konfirmon bashkimin me grupin e PD-së, apo është një mënyrë e saj për të qëndruar në të dyja 'kampet' e PD-së.

Ditën e djeshme demokratët u bënë bashkë për të trokitur gotat në fundvit. Me nismë të deputetit Xhelal Mziu, drekës iu bashkuan deputetë të të dy kampeve, mes të cilëve Sali Berisha e besnikët e tij, por edhe ata të kampit tjetër: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e të tjerë, por mungoi Enkelejd Alibeaj dhe ish kryetari Lulzim Basha.

Kryedemokrati Berisha, e cilësoi këtë drekë si një mundësi dhe një fillim të ri për PD-në. Ndërkohë që nga ana tjetër deputeti Gazment Bardhi ka theksuar se kjo drekë u keqpërdor dhe se nuk ka asnjë fillim të ri. Ndërsa vet deputeti që i mbloi, Xhelal Mziu e ka quajtur drekën e sotme si pune dhe bashkimi. 

Të pranishmit:

Deputetët që mbështesin Berishën: Sali Berisha, Belind Kellici, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Xhelal Mziu, Tomor Alizoti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj, Albana Vokshi, Kastriot Piroli, Kasem Mahmutaj, Oerd Bylykbashi, Luan Baci, Tritan Shehu, Isuf Celaj, Ina Zhupa dhe Edmond Spaho.

Deputetë që nuk mbështesin Berishën: Gazment Bardhi, Ferdinand Xhaferaj, Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Andia Ulliri, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Helidon Bushati, Eralda Bano, Fatjon Veizaj, llda Dhori, Ervin Salianji, Merita Bakiu dhe Ramadan Likaj.

Deputetët që munguan: Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Collaku, Flutura Acka, Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Arbi Agalliu, Flamur Hoxha, Agron Gjekmarkaj, Emilja Koliqi, Petrit Doda, Orjela Nebiaj, Orjola Pampuri, Bledjon Nallbati dhe Seladin Jakupllari.

jorida tabaku dreka e demokrateve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju