Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Edi Rama parashikohet që të ketë një takim të premten në Berlin, megjithatë nuk dihet nëse është nisur direkt drejt Gjermanisë apo ka pasur ndonjë ndalesë tjetër.
STRASBURG- Kryeministri Edi Rama nuk është më në Strasburg, por është larguar. Lidhur me vendndodhjen e kryeministrit,gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka ka zbuluar se Edi Rama është larguar nga Strasburgu. Sipas saj, ai parashikohet që të ketë një takim të premten në Berlin, megjithatë nuk dihet nëse është nisur direkt drejt Gjermanisë apo ka pasur ndonjë ndalesë tjetër.
"Nuk është në Strasburg. E di që direkt pasi ka darkuar me kryetarët e grupeve parlamentare në asamblenë e Këshillit të Europës, është larguar. Ditën e pasnesërme do të ketë një takim zyrtar në Berlin. Nuk e di nëse është drejtuar direkt për në Berlin apo ka pasur ndonjë ndalesë tjetër. Nuk jepet një informacion i tillë,"-tha gazetarja për emisionin "Opinion".
Nuk dihet se përse Rama nuk ka qëndruar sot në Këshillin e Europës, kjo sepse grupi i Partive Popullore Europiane dhe Kristiandemokrate (PPE/DC) e anuluan darkën me të.
Sot, kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.
Mirëpo edhe Rama nuk heshti, madje u përplas me disa deputetë, atë të Serbisë dhe Greqisë, por edhe me drejtuesin e seancës, i cili e kritikoi për kohën që kishte diskutuar. Madje në një moment kryesocialisti me "përçmim" tha: Më duket sikur jam në parlamentin shqiptar.
Edi Rama STRASBURG- Fjala e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës ka shkaktuar një reagim të fortë. Madje shenja e p...
Edi Rama SERBI- Me shumë kritika u prit fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës. Edhe pse R...
Edi Rama STRASBURG- Kryeministri Edi Rama mbajti ditën e sotme përreth 2 orë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme...
Edi Rama “Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij t...
Sali Berisha SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi ditën e sotme, gjatë një takimi me qytetarë...
Edi Rama dhe Bekim Çollaku STRASBURG- Kryeministri Edi Rama nuk ishte i vetëm në Këshillin e Europës ku edhe mbajti një fja...
Edi Rama STRASBURG- Kryeministri Edi Rama foli për mediat shqiptare pasi iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Këshill...
Edi Rama STRASBURG- Kryeministri Edi Rama foli për gazetarët shqiptarë pas fjalës dhe debatit në Këshillin e Europë...
Sali Berisha dhe Marco Marrone TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar ditën e sotme me K&eum...
Edi Rama STRASBURG-Kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjes së bërë nga zëdhënsi i Rumanisë, Titus Corlatean. Ky i ...