LIVE UPDATES
Politike

“Figurat më të shquara”, Berisha në përkujtimin e Azem Hajdarit: Rama punësoi McGonigal për të shkatërruar ëndrrën e tij

Berisha shtoi se ekzekutimi i Hajdarit nga regjimi para selisë ishte hakmarrja më primitive e bijëve të etërve që Hajdari përmbysi, ndërsa shtoi se kryeministri Rama punësoi Charles McGonigal për të shkatërruar ëndrrën e Azem Hajdarit duke eliminuar Partinë Demokratike.

11 Mars 2023, 11:50 Nga A.B
“Figurat më të shquara”, Berisha në përkujtimin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme së bashku me mbështetësit e tij demokratë një ceremoni në përkujtim të 60-vjetorit të Azem Hajdarit. Berisha deklaroi se Azemi ishte një nga figurat më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve.

Berisha shtoi se ekzekutimi i Hajdarit nga regjimi para selisë ishte hakmarrja më primitive e bijëve të etërve që Hajdari përmbysi, ndërsa shtoi se kryeministri Rama punësoi Charles McGonigal për të shkatërruar ëndrrën e Azem Hajdarit duke eliminuar Partinë Demokratike.

Të dashur të pranishëm, miq, deputetë, bashkëpunëtorë të Azem Hajdarit. Sot jemi mbledhur këtu për të festuar 60-vjetorin e ditëlindjes së Azem Hajdarit, njërit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve. Njërit prej tribunëve të lirisë së kombit tonë, njeriut që me guximin e tij ia doli të kontribuojë më shumë se çdokush në përmbysjen e komunizmit dhe ndërrimin e sistemeve në vend. Ditën që e përcollëm në banesën e fundit nuk vajtuam por brohoritëm Azem ti je gjallë. Ne jemi sërish këtu sot për t’i thënë atij se është më i gjallë se kurrë sot.

Takimin tim të parë me Azem Hajdarin e kam pasur më 9 dhjetor të vitit 1990. Me Besnik Mustafën shkuam të bashkoheshim me studentët dhe në rrugën e Elbasanit rreth 800 studentë protestonin. Mbi ta ngrihej si lider një djalë, student, bashkëmoshatar me ta, ngrihej mbi supet e tyre dhe brohoriste, poshtë diktatura dhe e duam Shqipërinë si Europa. Për ne që sodisnim aty ai ishte një legjendë. Ai po bënte në rrugët e Tiranës atë që nuk e kishte bërë kush në gjysmë shekulli.

Shkodra e nisi me heqjen e busteve, Kavaja u skuq me gjakun e të rinjve në betejë. Heronjtë e 2 korrikut kryengritës u përballën dhe në fakt e përmbysën murin e Berlinit në Tiranë, por shoqëria vijonte në letargjinë e saj dhe nuk i përkrahu. Regjimi i nisi me procesion ushtarak jashtë vendit, kështu që pas saj në Shqipëri dhe më gjerë predominoi mendimi se Shqipëria do mbetet Kuba e Adriatikut. Do mbetet kështjella e socializmit siç e cilësonte regjimi.

Në një intervistë që jep ish-ambasadori gjerman në atë kohë, i cili bëri gjithçka për suksesin e 2 korrikut, dëshmon se qeveritë tona, kancelaritë tona nuk ishin dakord me trazimin e Shqipërisë. Fatalisht kishin pranuar specifikat e paraqitura nga regjimi si një ndëshkim, por lavdi Zotit nuk mendonte kështu Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij. Ky ishte Azem Hajdari. I tha diktatorit se nuk kishin dalë për një gotë çaj por për fatet e kombit. Fitoi një besim të plotë dhe mbeti një udhëheqës i pavdekshëm. Azem Hajdari, lëvizja studentore solli pluralizmin dhe themeloi Partinë Demokratike dhe solli në epiqendër liritë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe çështjen shqiptare si një nga padrejtësitë më të mëdha në Europë.

Ai u shndërrua në një avokat të vlerave në të cilat besonte, të lirive dhe të drejtave njerëzore, të Kosovës dhe lirisë së saj. Ekzekutimi i tij nga regjimi para selisë ishte hakmarrja më primitive e bijëve të etërve që Hajdari përmbysi. Vitet lartësuan më shumë figurën e tij. Azem Hajdari është më i gjallë se kurrë. Është frymëzim për çdo shqiptar, nuk ka fatkeqësi më të madhe se të mos kuptosh e të mos ndjesh të keqen që të pushton gradualisht. Sot jemi në një monizëm të njëjtë si me vitin ’90. Azem Hajdari nuk u zmbraps as nga Ramiz Alia, me një vendosmëri ecëm të sigurtë në mbrojtje të vlerave të cilave u besonim. Pas 32 vitesh Shqipëria ndodhet jo vetëm në një monizëm ku një njeri kontrollon të gjitha pushtetet, por njëlloj si qeve. Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë njënga njerëzit më të fuqishëm të zbulimit të SHBA-së, McGonigal për të shkatërruar PD-në për të shkatërruar ëndrrën e Azem Hajdarit”, tha Berisha.

sali berisha azem hajdari

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen