11 Mars 2023, 09:42
Nga A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Përfaqësues të deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt, kanë njoftuar KQZ-në, pak orë para nisjes së mbledhjes se dokumentacioni i dorëzuar për regjistrimin në zgjedhje është i plotë. Në dokumentin e firmosur nga Indrit Sefa, thuhet se Lulzim Basha nuk është më kryetari i Partisë.
'Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson kryetarin'- lexohet në dokumentin e drejtuar KQZ-së .
Më tej, Sefa kërkon që të anulohet vendimi i marrë së fundmi, e të vijohet me regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Ditën e sotme do të mblidhet sërish KQZ-ja. Sot skadon edhe afati i fundit i vendosur nga Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partia deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje. Në mbledhjen e kaluar të KQZ-së, kryetari Ilirjan Celibashi deklaroi se sipas ligjit, kryetar i PD-së është Lulzim Basha. Mirëpo, ai kërkoi që përfaqësuesit e Bashës të risillnin edhe një herë dokumentacionin të plotësuar.
Por, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi bëri të qartë se dokumentacioni është i plotë dhe nuk do të ketë asnjë plotësim.
“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë”, tha Bardhi.
Mbrëmjen e djeshme, Alibeaj pas takimit me Kryesinë dhe grupin parlamentar deklaroi se dokumentacioni është i plotë dhe se ata do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 14 Majit.
partia demokratike lulzim basha
Politike
10 Mars 2023, 22:23
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e anëtarëve të KZAZ-së së Partisë Demok...
Politike
10 Mars 2023, 19:47
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka përsëritur ofertën e tij ndaj kryedemokratit Sali Berisha për të dal&eu...
Politike
10 Mars 2023, 19:41
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se nuk ka aspak nevojë që të dorëzojë asnjë dokument ekstr...
Politike
10 Mars 2023, 19:38
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se data 20 mars do të jetë dita që do të miratojë...
Politike
10 Mars 2023, 18:50
F.M
Deputetja Mesila Doda
TIRANË- Deputetja Mesila Doda ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet një rast kur t&eum...
Politike
10 Mars 2023, 18:37
F.M
Sali Berisha
KAVAJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka rikujtuar lajmet e bëra për të më herët për blerjen e...
Politike
10 Mars 2023, 18:29
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar projektin e qeverisë për të shembur godinat 50-vjeçare. Në fja...
Politike
10 Mars 2023, 18:20
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati i ka konsideruar kandidatë lirie të gjithë emrat e përzgjedhur nga procesi i Primareve. Në...
Politike
10 Mars 2023, 18:11
F.M
Sali Berisha
KAVAJË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike do të futet në zgjedhjet e 14 majit me &ccedi...
Politike
10 Mars 2023, 18:10
F.M
Sali Berisha
KAVAJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partisë Demokratike u ka mbijetuar shumë skenareve që kanë dashur ...