LIVE UPDATES
Politike

"Fitore për shtetin e te drejtës"/ Gjykata Kushtetuese e ktheu në detyrë, reagojnë avokatët e Veliajt: Mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet...

Në deklaratë, ata nënvizojnë se Gjykata vendosi se Këshilli Bashkiak kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, kur kishte përdorur si arsye për shkarkimin e tij ndalimin e pavullnetshëm të Veliajt.

8 Nëntor 2025, 13:14 Nga E. D
"Fitore për shtetin e te drejtës"/ Gjykata Kushtetuese e
Erion Veliaj

NEW YORK- Zyra ligjore “Kasowitz LLP”, me seli në Nju Jork, dhe “Mishcon de Reya LLP”, me seli në Londër, që përfaqësojnë kryetarin Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Veliajn. Me anë të një deklarate, avokatët theksojnë se vendimi i Gjykatës riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor.

Në deklaratë, ata nënvizojnë se Gjykata vendosi se Këshilli Bashkiak kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, kur kishte përdorur si arsye për shkarkimin e tij ndalimin e pavullnetshëm të Veliajt.

Deklarata e plotë:

Të hënën, më 3 nëntor 2025, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt dhe e rivendosi zyrtarisht atë në detyrën e Kryetarit të Bashkisë, duke ndaluar zgjedhjet e planifikuara dhe duke shënuar një moment kyç për qeverisjen demokratike në Shqipëri.

Ky vendim përbën një përparim të madh pas një beteje nëntëmujore ligjore dhe politike, e cila ka nisur me ndalimin e Veliajt dhe më pas, me shkarkimin e tij nga detyra. Gjykata vendosi se Këshilli Bashkiak kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, kur kishte përdorur si arsye për shkarkimin e tij ndalimin e pavullnetshëm të Veliajt. Vendimi i Gjykatës riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor.

Duke u paraqitur publikisht për herë të parë që pas arrestimit, Veliaj mbajti një fjalim emocional prej nëntë minutash përpara Gjykatës. “Kam pritur nëntë muaj për të folur për nëntë minuta”, e nisi ai, përpara se të theksonte natyrën pretekstuale të përpjekjes së shtetit për ta larguar nga detyra:

“Mund ta fusni një person në burg, por jo të vërtetën e tij. Dhe e vërteta është se mungesa ime nuk ka qenë një zgjedhje, por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti, përmes një vendimi joproporcional… i cili më ka privuar jo vetëm nga liria, por edhe nga qyteti im, përpara se të provohej çdo fajësi… A duam vallë të legjitimojmë idenë se çdo zyrtar i zgjedhur mund të hiqet nga detyra përmes një arrestimi të përkohshëm, pa një vendim fajësie, duke ia marrë njerëzve mandatin që ata vetë e kanë dhënë me votë të lirë?”

Veliaj dënoi gjithashtu procesin që i hoqi mandatin, duke vënë në dukje se “dy padrejtësi nuk prodhojnë drejtësi”. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Gjykatës që “të mbrojmë bashkë demokracinë që po vihet në provë”.

Daniel Fetterman, nga Kasoëitz LLP, këshilltar ndërkombëtar i Kryebashkiakut Veliaj, deklaroi: “Ky është një triumf i jashtëzakonshëm për Erionin. Por jo vetëm për të. Është një fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe një fitore për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në mbarë botën.”

Vëzhguesit e shohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një gur kilometrik përcaktues në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar angazhimin e saj ndaj shtetit të së drejtës, si dhe në betejën e Kryebashkiakut Veliaj për të vijuar t’u shërbejë qytetarëve të Tiranës dhe për ta shndërruar atë në një qytet të nivelit botëror dhe në një destinacion mikpritës evropian./Dosja.al

erion veliaj gjykta kushtetuese

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen