LIVE UPDATES
Politike

“Fitorja, nga vota e të burgosurve”/ “BF” nis betejën në KQZ për Belshin dhe Rrogozhinën: Vini në dispozicion pamjet filmike

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, procesi i certifikimit të rezultateve nisi me kontestimin e koalicionit Bashkë Fitojmë për fituesit e bashkive të Belshit dhe Rrogozhinës.

18 Maj 2023, 19:43 Nga k.m.
“Fitorja, nga vota e të burgosurve”/ “BF” nis
Ilirjan Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nisi të enjten procesin e certifikimit të rezultateve për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke miratuar tabelat përmbledhëse për kryetarët dhe këshillat bashkiakë për bashkitë Rrogozhinë dhe Belsh. Koalicioni opozitar, “Bashkë Fitojmë” kontestoi pranë KQZ-së rezultatet për të dyja këto bashki ku fitorja e kandidatëve të Partisë Socialiste ka qenë e ngushtë.

Celibashi shpalli kryetar të ri të bashkisë Rrogozhinë Edison Memollën, bazuar mbi tabelat e çdo Qendre Numërimi, pasi KZAZ-ja nr.43 nuk kishte depozituar një tabelë përmbledhëse të rezultatit.

“KZAZ nuk e ka depozituar tabelën përmbledhëse, por kjo tabelë është plotësuar nga KQZ duke pasqyruar rezultatin e çdo kutie mbështetur në tabelat e çdo qendre votimi,”-raportoi në mbledhje sekretari i përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merja.

Vendimi u kontestua nga Franci Nuri, përfaqësuesi ligjor i “Bashkë Fitojmë” në KQZ, i cili kërkoi që të vihen në dispozicion pamjet filmike të tavolina të numërimit dhe vendimeve të marra nga komisionerët për lejimin e votimit të zgjedhësve.

“Kjo lidhet me votimin e të burgosurve,” - theksoi ai, duke iu referuar përmbysjes së rezultatit në favor të kandidatit socialist të Rrogozhinës nga votat e qendrës së votimit, ku votuan të burgosurit.

Diferenca mes Memollës dhe kandidatit opozitar, Shkëlqim Hoxha është vetëm 30 vota. Edhe për bashkinë Belsh u shpall fitues kandidati socialist, Arif Tafani, i cili fitoi me një diferencë 130 vota plus kundrejt kandidatit opozitar Bedri Qypi.

Opozita njoftoi se se do ta kontestonte edhe rezultatin e Belshit. “Kemi një shkresë së KZAZ që nga 7 anëtarë 4 kanë votuar kundër tabelës përmbledhëse dhe e kanë cilësuar mendim pakice, kur ndërkohë janë shumicë,” tha ai, duke shtuar se këta anëtarë kanë pasur arsye ligjore që nuk e kanë firmosur tabelën.

“Ne do të ndjekim hapat e tjerë, do e kundërshtojmë në instanca të tjera tabelën përmbledhëse për të dy rastet,” njoftoi përfaqësuesi i Bashkë Fitojmë në KQZ./BIRN

ilirjan celibashi kqz

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet