31 Maj 2024, 17:48
Nga N.F
Rama dhe Meloni
TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni raportohet se do të zhvillojë një vizitë në Tiranë. Në lidhje me këtë vizitë të saj është bërë me dije se ajo do të udhëtojë drejt Tiranës më datë 5 qershor. Lajmi konfirmohet nga burime qeveritare të mediave të huaja.
Vizita e Melonit do të bëhet në kuadër të Javës së Kulturës italiane në Shqipëri, ndërsa nde nuk dihet agjenda e takimeve që kryeministrja italiane mund të ketë në Tiranë. Mësohet se fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ndërtimi i të cilëve ka krijuar polemika në palët opozitare italiane. Raportohet gjithashtu se shumë gjasa do të bëhet edhe një inspektimi i punimeve në këto kampe.
Marrëveshja Shqipëri për emigrantët
Marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për strehimin e emigrantëve u nënshkrua më 6 nëntor të vitit të kaluar. Pakti i firmosur nga kryeministri Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni parashikon krijimin e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit në veri të vendit, dhe tjetra në brendësi, në Gjadër. Brenda kampeve mund të strehohen deri në 3000 emigrantë, dhe siç parashikon pakti atje do t'u duhet të presin vendimet nëse mund të shkelin ose jo në territorin italian ose, në të kundërt do të riatdhesohen me shpenzimet e Romës.
Qeveria italiane synon që në kampet që do të hapen në Shqipëri, do të dërgohen personat e shpëtuar nga autoritetet në det, pra jo ata të cilët shpëtohen nga organizatat jo qeveritare. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se vlera e projektit parashikohet të jetë rreth 34 milionë euro. Vlerë kjo të cilës duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi dhe kujdesin shëndetësor. Megjithatë pakti i nënshkruar mes dy vendeve ka shkaktuar reagie të ashpra si nga opozita shqiptare ashtu dhe nga opozita italiane, pasi sipas tyre kjo marrëveshje shkel të drejtat e njeriut.
giorgia meloni tirane
Politike
31 Maj 2024, 17:17
N.F
Beleri
TIRANË- Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri së fundmi nga zhvillua një intervistë me med...
Politike
31 Maj 2024, 17:13
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur një tur takimesh me shqiptarët e diasporës. Pas mitingut në Athinë ...
Politike
31 Maj 2024, 17:02
N.F
Manja te Trauma
TIRANË- Pas vizitës së presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe avokatit Genc Gjokutaj në Sp...
Politike
31 Maj 2024, 16:27
N.F
Sokol Mëngjesi dhe Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme i shoqëruar nga anëtar...
Politike
31 Maj 2024, 15:44
I.A
Edi Rama
TIRANË- Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Londër është shtyrë. Dosja.al mëso...
Politike
31 Maj 2024, 15:17
I.A
Belinda Balluku
VLORË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ball...
Politike
31 Maj 2024, 15:08
I.A
Ali Alimehmeti
TIRANË- Kryetari i këshilltarëve Bashkiak të PD në Bashkinë Tiranë Ali Alimehmeti, ka folur në lidhj...
Politike
31 Maj 2024, 15:06
S.B
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka dalë me nj&e...
Politike
31 Maj 2024, 14:32
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli sot dhe në lidh...
Politike
31 Maj 2024, 14:34
S.B
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësia e Partisë Demokratike Floriana Garo ka dhënë një deklaratë në lidhj...