LIVE UPDATES
Politike

Forumi i Paqes në Paris, Rama: Kemi çështjen e Serbisë dhe Kosovës, por jemi të bashkuar

Rama tha se Ballkani i Hapur është një projekt që nxit vendet për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave, që sipas tij do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit.

11 Nëntor 2022, 18:30 Nga A.B
Forumi i Paqes në Paris, Rama: Kemi çështjen e Serbisë dhe
Edi Rama

FRANCË- Kryeministri Edi Rama ishte pjesmarrës në Forumin e Paqes që zhvillohet në Paris. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij është ndalur edhe tek rajoni i Ballkanit Perëndimor, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria ku u shpreh se ka më shumë mundësi mes shteteve që të punojnë së bashku. Rama tha se Ballkani i Hapur është një projekt që nxit vendet për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave, që sipas tij do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit.

'Unë e mbështes Kryeministrin Macron dhe e falenderoj që për të qenë pjesë e këtij paneli. Ne mendojmë se kemi shumë mundësi që të punojmë së bashku, të ndërtojmë iniciativa si Ballkani i Hapur së bashku me shtetet e tjera të rajonit, një projekt i cili na nxit për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave. Ka patur njerëz që ka pasur qëndrime skeptike ndaj kësaj iniciative, ndërsa nga ana tjetër së fundmi kemi gjetur përkrahje për këtë ide që kemi zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, e cila do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit. Unë besoj se do të vijojmë në këtë rrugë. Më vjen keq zoti President që unë nuk fola siç fola homologu nga Amerika Latine, por besoj se isha në një linjë me qëndrimet tuaja”, u shpreh Rama.

Më tej Rama u shpreh se shtetet e rajonit tonë kanë arritur me sukses që të qëndrojnë larg konfliktit konvencional, teksa shtoi ndër të tjera se Rusia ka influencë të madhe në rajon dhe mund të shkaktojë destabilitet. 

“Mendoj se duke qenë kryeministër i Shqipërisë, dhe jo Presidenti i Francës unë nuk do të kem detyrë që të zgjidh problemet e botës, këtë unë e kuptoj, por nga ana tjetër ju e dini që tashmë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur sukses që të qëndrojnë larg konfliktit konvencional duke qenë rajoni më i brishtë. Ne duam të jemi pjesë e komunitetit të shteteve europiane. Kemi dhe përgjegjësitë tona. E dimë shumë mirë se në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një influencë të madhe dhe mund të shkaktojë destabilitet në një farë mënyre. Por për shkak të ndarjeve historike që ka Ballkani Perëndimor, Rusia ka sërish një ndikim në Ballkanin Perëndimor. Ka çështje të cilat cenojnë stabilitetin që është gjetja e një zgjidhje paqësore mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të shikojmë që shtetet ballkanike të jenë të bashkuara, të veprojnë së bashku. Jam shumë i kënaqur që shtetet ballkanike votuan në një zë kur ishte fjala për të ndëshkuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Mund të them që jemi në drejtimin e duhur”, u shpreh Rama.

edi rama forumi i paqes ne paris

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet