LIVE UPDATES
Politike

Primaret në PD/ Admir Sinamati shpall kandidaturën për bashkinë Kukës: Do u kthej bashkinë qytetarëve

Gjatë fjalës së tij mjeku Sinamati tha se e kishte marrë vendimin për të hyrë në garë pas mbështetjes së madhe të dhënë nga anëtarët e Partisë Demokratike dhe qytetarët e Kukësit, të cilët sipas tij mezi presin për ta çliruar Kukësin nga uzupatorët dhe rikthimin e bashkisë qytetarëve. Admir Sinamati është kandidati i parë, i cili merr pjesë në primaret e PD-së në Kukës.

11 Nëntor 2022, 15:08 Nga e.k
Primaret në PD/ Admir Sinamati shpall kandidaturën për
Admir Sinamati

TIRANË- Kryetari i Parisë Demokratike Kukës Admir Sinamati ka shpallur sot kandidaturën e tij në procesin e primareve nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit të opozitës për bashkinë e Kukësit. Gjatë fjalës së tij mjeku Sinamati tha se e kishte marrë vendimin për të hyrë në garë pas mbështetjes së madhe të dhënë nga anëtarët e Partisë Demokratike dhe qytetarët e Kukësit, të cilët sipas tij mezi presin për ta çliruar Kukësin nga uzupatorët dhe rikthimin e bashkisë qytetarëve. Admir Sinamati është kandidati i parë, i cili merr pjesë në primaret e PD-së në Kukës.

"Jam para jush sot për t’iu falenderuar publikisht për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer morale, shpirtërore dhe politike, gjatë kësaj periudhe të ngarkuar dhe shumë të vështirë. Kohe kur kemi bashkëpunuar për të ruajtur vlerat e përbashkëta njerëzore dhe ideologjike, në shërbim të Kukësit dhe Shqipërisë, duke punuar dhe drejtuar së bashku Partinë Demoratike në Rajonin tonë. Të dashur demokratë kuksianë! Unë iu përgjigja thirrjes tuaj, në shenjë vlerësimi dhe respekti gjatë periudhës së përzgjedhjes së kandidatëve të PD për pushtet qendror e lokal në verë-vjeshtën e vitit 2020, por verdikti juaj në votimin e 25 Shtatorit 2020 nuk u njoh, pavarësisht se me votën tuaj më klasifikuat si më të mbështeturin. Kjo gjë ndodhi pasi asokohe ne Partinë Demokratike vendoste kryetarokracia dhe jo anëtarësia", tha ai.

DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar anëtarë, të dashur simpatizantë, mbështetës dhe votues të Partisë Demokratike, të respektuar miqtë e mi drejtues të seksioneve, grupseksioneve dhe kryesisë së PD Kukës!

Jam para jush sot për t’iu falenderuar publikisht për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer morale, shpirtërore dhe politike, gjatë kësaj periudhe të ngarkuar dhe shumë të vështirë. Kohe kur kemi bashkëpunuar për të ruajtur vlerat e përbashkëta njerëzore dhe ideologjike, në shërbim të Kukësit dhe Shqipërisë, duke punuar dhe drejtuar së bashku Partinë Demoratike në Rajonin tonë. Të dashur demokratë kuksianë! Unë iu përgjigja thirrjes tuaj, në shenjë vlerësimi dhe respekti gjatë periudhës së përzgjedhjes së kandidatëve të PD për pushtet qendror e lokal në verë-vjeshtën e vitit 2020, por verdikti juaj në votimin e 25 Shtatorit 2020 nuk u njoh, pavarësisht se me votën tuaj më klasifikuat si më të mbështeturin. Kjo gjë ndodhi pasi asokohe ne Partinë Demokratike vendoste kryetarokracia dhe jo anëtarësia.

Gjithsesi nuk u dekurajova aspak, por i sigurtë në lidhjen tonë dhe besën e dhënë nuk u ndava asnjë minutë nga thirrja dhe bindja e shumicës prej jush. Së bashku kontribuam në fitoren plebishitare të zgjedhjeve të 25 Prillit në Kukës, ndërsa pas 9 Shtatorit 2021 u ribashkuam rreth Dr. Berishës për të shpëtuar Partinë Demokratike nga pengmarrja dhe ia dolëm. Ia dolëm të bashkojmë shumicën dërrmuese të demokratëve dhe të rithemelojmë Partinë Demokratike, sipas një filozofie të mirfilltë konservatore ku roli i anëtarit të partisë u ngrit në nivelin e kërkuar prej kohësh, -tashmë nëpërmjet parimit te “Primareve”, të sanksionuara në Statutin e votuar nga 4435 anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD.

Të nderuar miq, u ndjeva shumë i vlerësuar kur, pothuaj të gjithë kandidatët për kryetar të Degës së PD Kukës, në zgjedhjet e 17 Prillit 2022 iu bindën instiktivisht thirrjes se anëtarësisë, më kërkuan në mënyrë unanime dhe në konsensus të plotë ndërmjet tyre për të kandiduar dhe më vonë për t’u zgjedhur Kryetar i Degës së PD Kukës me rreth 92% te votave. Të dashur motra e vëllezër demokratë. Prej kohësh dhe në mënyrë të përsëritur kam marrë thirrje direkte, mesazhe të pafundme nga drejtues politikë lokale të PD –Kukës, anëtarë të thjeshtë të PD, miq, por edhe nga njerëz që nuk i kam takuar apo nuk i njoh fizikisht; per t’i prirë garës si kandidat i PD për kryetar të Bashkisë Kukës. E vërteta është që: pas vitit 2005 kohë kur PD erdhi në pushtet, pavarsisht ofertave të bëra nga kabineti i kryeministrit Berisha për punësim në administratën e lartë të shtetit, unë iu ktheva me impenjimin maksimal Universitetit dhe profesionit tim të dashur Mjekësisë. Pas një pune të palodhur arrita të marr produktin final – vlerësimin nga profesorët e mi të nderuar, kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi vendas dhe të huaj. Arritjet e mia nuk i kam mbajtur thjesht si trofe për vete, por i kam ndarë me njerëzit në nevojë pa dallim përkatësie apo origjine dhe ky fakt më ka dhënë energji, fuqi dhe dëshirë për të vazhduar përpara. Për shkak të dashurisë sime te pakufishme për Kukësin, formimit tim profesional si mjek, instiktit të brendshëm të shërbesës dhe ndjesisë së përuljes para njerëzve nevojtarë, i shtyrë nga kërkesa e vazhdueshme e sinqertë Juaja, kushtet në të cilat ndodhet per fat të keq Kukësi si dhe përgjegjësia që lind nga pozicioni politik, kam vendosur ta pranoj thirrjen tuaj dhe të KUKESIT, për të marrë pjesë si kandidat në “Primare” e PD Kukës. Unë kam vendosur të marr pjesë në këtë proçes politik jetik dhe demokratik përzgjedhës, të kërkoj votbesimin tuaj për të më nominuar si kandidat i PD dhe opozitës aktuale për kryetar Bashkie në Kukës duke iu siguruar se:
- oferta ime është oferta e nje biri që e do pa kushte vendlindjen e tij,
- e një intelektuali që betohet në emër të parimeve të barazisë dhe së drejtës njerëzore,
- e një politikani që ka yll polar votën e lirë dhe besimin në vlerat e demokracisë,

-Oferta ime për Kukësin është oferta e një njeriu që punon për/dhe beson në Familje, në Zot dhe në Komb!

Misioni ynë i përbashkët është të punojmë pa u lodhur për të çliruar njëherë e mirë Kukësin nga uzurpatorët, të cilët përveç korrupsionit, arrogancës, dhunës, shpërfilljes po i servirin Kukësit dhe Shqipërisë emigracionin masiv dhe zbrazjen e shtëpive shqiptare. Qëllimi ynë përkon me interesin e gjithë qytetarëve kuksianë, ndaj unë ndjehem i bindur dhe i sigurtë në realizimin e fitores sone ne zgjedhjet e 14 Majit 2023! Zoti e bekoftë Kukësin! Zoti i bekoftë patriotët dhe shqiptarët që e duan pa kushte Shqipërinë!

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Ditën e djeshme Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.

primaret e pd admir sinamati

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen