Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.
DURRËS- Agjentët e BKH-së kanë mbërritur mesditën e sotme në ambientet e paraburgimit të Durrësit për ti komunikuar akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj. Agjentët janë parë teksa futen në ambientet e burgut disa orë pasi Veliaj u mor i pandehur zyrtarisht nga SPAK.
Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Mësohet se Veliaj firmosi aktet pa kundërshtime, në praninë e një prej avokatëve të tij. Një ditë më parë edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Tedi Mula TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje ka pranuar kërkesën e kandidatëve të listës së mbyllur ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka komentuar ...
Kleana Xhuveli TIRANA- Kleana Xhuveli do të marrë mandatin e deputetes nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi lidhur me kërkesën e "Shqipëria ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje m...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se skenarë të nj&eum...
Tom Doshi TIRANA- Partia Socialdemokrate ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listën e mbyllur dhe ka bërë k&eu...
Foto KOSOVË- Seanca e sotme e radhës e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë duke vujuar më tej ngër&c...
Foto TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga lirimi i hapësirave publike pas aksion...
Foto DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur zyrtarisht s...