Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Zgjedhjet e 11 majit/ PSD dogji listën e mbyllur, KQZ ia kalon mandatin Tedi Mulës, i pari në listë të hapur
Celibashi tha gjatë fjalës së tij se ligji e parashikon që kandidatët nuk mund të dorëhiqen nga lista e kandidimit, por atyre u lind e drejta për të hequr dorë nga mandati, siç dhe vepruan kandidatët e listës së mbyllur të PSD-së.
23 Korrik 2025, 13:18Nga M.B
Tedi Mula
TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje ka pranuar kërkesën e kandidatëve të listës së mbyllur të PSD-së të cilët kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. Pas këtij miratimi, mandatin e PSD-së nga qarku i Tiranës e merr Tedi Mula.
Celibashi tha gjatë fjalës së tij se ligji e parashikon që kandidatët nuk mund të dorëhiqen nga lista e kandidimit, por atyre u lind e drejta për të hequr dorë nga mandati, siç dhe vepruan kandidatët e listës së mbyllur të PSD-së.
“Janë depozituar sot ne KQZ 12 deklarata të cilat i përkasin 12 kandidatëve për deputetë të listës të mbyllur për qarkun e Tiranës. Deklarata noteriale, sipas së cilave, secili prej tyre deklaron se nuk ka interes për të marrë mandatin e deputetit. Kemi një dorëheqje nga e drejta për të përfituar mandatin e deputetit dhe jo nga kandidimin. KQZ respekton vullnetin e kandidatëve, rezulton se kandidati fitues dhe ai që merr mandatin e PSD në Tiranë është Tedi Mula”, tha Celibashi.