Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
FOTO- Deputetët e opozitës në Kuvend, Garda bllokon hyrjen në sallë
Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
1 Nëntor 2023, 13:15Nga r.ll
deputetet e opozites
TIRANË- Tensionet vijojnë ende në korridorin e Kuvendit, ku deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës, pasi këta të fundit nuk i lejojnë të futen në sallën ku po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al