1 Nëntor 2023, 11:10
Nga r.ll
deputet e opozites
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shtyrë për në orën 13:00, ka njoftuar Kuvendi. Shtyrja u bë si pasojë e bllokimit nga deputetët e opozitës që donin të pengonin zhvillimin e mbledhjes.
Në njoftimin e Kuvendit bëhet me dije se pjesa e parë e mbledhjes ku do të bëhet prezantimi i projektligjit "Për buxhetin e vitit 2024" nga ministri i Financave do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.
NJOFTIMI:
Në vijim të njoftimit të mëparshëm për zhvillimin e Konferencës së Kryetarëve, në të cilën do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, ju njoftojmë se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.
Pjesa e parë e mbledhjes gjatë së cilit do të bëhet prezantimi nga z. Mete do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.
Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al
opozita ne kuvend
Politike
1 Nëntor 2023, 10:43
r.ll
deputetet e opozites
TIRANË- Deputetët e opozitës kanë bllokuar dyert e sallës ku pritet të zhvillohet mbledhja e Konferenc&e...
Politike
1 Nëntor 2023, 10:35
A.B
Foto nga Kuvendi
TIRANË- Tensione në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë. Opozita po tenton që të mos lejojë zhvill...
Politike
1 Nëntor 2023, 10:23
r.ll
Kuvendi
TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuci ka njoftuar se ka kryer kallëzim penal për deputetin e...
Politike
1 Nëntor 2023, 10:22
A.B
Bardhi dhe Nikolla
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi sqarim nga kryetarja e Kuvendit e Shqipërisë, Lind...
Politike
1 Nëntor 2023, 10:10
A.B
Berisha
TIRANË- Opozita ka vendosur që të bllokojë çdo mbledhje të Qeverisë. Ish-kryeministri Sali Ber...
Politike
1 Nëntor 2023, 09:38
A.B
Dorjan Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Tiranës, Dorian Teliti ka denoncuar se miliona euro ...
Politike
31 Tetor 2023, 22:10
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar faktin që është përjashtuar nga Kuvendi, pas tensionev...
Politike
31 Tetor 2023, 19:19
I.A
Elpiniqi Mërkuri
VLORË- Kryetarja e Këshillit Bashkiak Vlorë Elpiniqi Mërkuri ka bërë një ngjat&eum...
Politike
31 Tetor 2023, 17:32
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për deklaratat nxitëse të Milorad Dodik kundër Bosnje-Hercegovinë...
Politike
31 Tetor 2023, 16:29
I.A
TIRANË- Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtim të 6 deputetëve të Partisë Demokratike. Mës...