Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
FOTOLAJM/ Braktisi Partinë e Lirisë për t’iu bashkuar PS-së, Agron Çela gjen vendin e ri në sallë, shfaqet mes socialistëve në Kuvend
Agron Çela është ulur mes kolegëve të rinj të Partisë Socialiste, duke zgjedhur të ketë pranë deputetin tjetër të Shkodrës, Paulin Stërkaj.
16 Janar 2023, 16:59Nga k.m.
Agron Çela
TIRANË- Agron Çela nuk është më pjesë e Partisë së Lirisë, ndaj dhe ka ndryshuar edhe vendin ku ai ulet në Kuvend. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga LSA, Agron Çela është ulur mes kolegëve të rinj të Partisë Socialiste, duke zgjedhur të ketë pranë deputetin tjetër të Shkodrës, Paulin Stërkaj.
Ndërsa në krahun tjetër ka Denis Deliun. Në fotot e shkrepura në Kuvend duket Agron Çela, i cili komunikon me deputetët e tjerë pas tij, por në asnjë moment nuk e ka kthyer kokën për të parë, 3 kolegët e tjerë të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixhon, Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin.
Prej më shumë se një jave, deputeti i Agron Çela i është bashkuar Partisë Socialiste, por lajmi i mohua nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që nga ana e tij mohoi këto zëra duke i cilësuar “lajme të shpikura e të porositura”. Më pas, lajmi i konfirmua pas takimit që Çela pati me kryeministrin Edi Rama, Dosja publikoi edhe videon e deputetit duke kërcyer me të dërguarën politike të PS-së në Shkodër, Elisa Spiropali.