"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
FOTOT- Meta dhe Kim shtrëngojnë duart e ulen në një tavolinë, 'i ndan' Osmani
Meta e Kim kanë zgjedhur të ulen në të njëjtën tavolinë, por jo ngjitur me njëri-tjetrin. Në mes ‘i ndan’ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
25 Maj 2022, 10:18Nga DOSJA
Yuri Kim dhe Ilir Meta
TIRANË- Pavarësisht ndasive e përplasjeve, Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim kanë shtrënguar duart sot. Të dy ishin të pranishëm në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.
Dyshja janë fotografuar teksa shtrëngojnë duart në podium. Meta e Kim kanë zgjedhur të ulen në të njëjtën tavolinë, por jo ngjitur me njëri-tjetrin. Në mes ‘i ndan’ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Dyshja janë përplasur në distancë, kryesisht pas zgjedhjeve të 25 prillit. Meta e akuzoi Kim për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë duket se janë bërë bashkë në këtë aktivitet. Ambasadorja apeloi që Kreu i Shtetit të mos nxiste dhunë. Replika e Kim agravoi reagimin e Presdientit. Meta tha më pas se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo tashmë ishte bërë palë me Ramën e se ai ishte i përgatitur edhe për faktin që Amerika mund ta vriste.