LIVE UPDATES
Politike

Fredi Beleri nga burgu sulmon Gjergji Goron: Çdo ditë po dalin prova të vjedhjes së pronave

Po ashtu Beleri, shkruan se ndaj tij zhvillohen procese gjyqësorë farse e të montuara.

11 Tetor 2023, 20:54 Nga I.A
Fredi Beleri nga burgu sulmon Gjergji Goron: Çdo ditë po dalin prova
Fredi Beleri

DURRËS- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut në detyrë të Himarës Gjergji Goro në lidhje me vjedhjen e provave. Edhe pse aktualisht, Beleri ndodhet në burg për vjedhje votash, me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse je ‘anëtar’ me Goron mund të përfitosh dhe të blesh një akt dominimi (AMTP) në Himarë. Po ashtu Beleri, shkruan se ndaj tij zhvillohen procese gjyqësorë farse e të montuara.

Postimi i Plotë:

Siç po rezulton së fundmi, nga provat gjithnjë e më të shpeshta, po të kesh “kontakte “ me ish kryetarin e bashkisë Himarë akoma në detyrë, bëhesh me pronë në Himarë. Ky është realiteti dhe fakti ulëritës që çdo ditë e më shumë po del hapur në dritën e diellit, dëshmi pas dëshmie. Të kesh lindur dhe jetuar ku të duash, në Gramsh, në Tiranë ose Vermosh, boll të jesh “mik” me Gjergji Goron dhe ti mrekullisht mund të blesh një AMTP në Himarë, në vendin ku e zgjedh vetë, pavarësisht se është pyll, kullotë, shkëmb apo tokë pranë detit. Në bazë të pozicionit vendoset edhe çmimi. Kjo është oferta "Rilindase" që ka pasur për 12 vjet rresht partia Solcialiste, kryeministri Rama dhe vasali i tij në bashki Goro. Rezulton pronar i një pyllli 7000 metra katrorë në mes të Himarës një banor i Gramshit. Pronar me prona të konfiskuara në mes të Porto Palermos një ish gjyqtar. Pronar me dokumente të falsifikuara rishtaz dhe një polic i famshëm, teksa gjithashtu me AMTP dhe një gazetar i madh e “parimor” bashkëqytetari ynë. Himariotët i thanë jo kësaj oferte dhe do vazhdojnë t'i thonë jo edhe në vazhdim!

Cdo ditë po dalin prova të vjedhjes së pronave të tyre legjitime nga banda e bashkisë Himarë, e cila vijon grabitjen me bekimin e qeverisë. Unë personalisht do vazhdoj të denoncoj dhe të depozitoj kallëzim për çdo rast në mbrojtje të interesave të çdo centimetri katror të pronave të himariotëve! I bëjmë thirrje gjithë bashkëqytetarëve tanë, të vijnë e të denoncojnë cdo rast të abuzimit me pronat pranë zyrave të OMONIA Himarë. Unë jam sot i burgosur i pushtetit që nuk donte dhe nuk do që këto vjedhje dhe zhvatje të pronave të himariotëve të identifikoheshin! Ju më keni ngarkuar këtë detyrë dhe mision historik në mbrojtje të pronës dhe të të drejtave tuaja, mision të cilin do ta përmbush me përkushtimin më të madh! Ndërkohë që ndaj meje zhvillohen procese gjyqësorë farse e të montuar, hajdutët e pronave vijojnë të ndërtojnë pa leje, të grabisin tokat e gjyshërve tuaj, t'i shesin ato dhe të marrin paratë e korrupsionit dhjetëravjecar me bekimin dhe mbrojtjen e pushtetit! Ping pongu juridik i kompetencave të moskompetencës nga drejtësia pa drejtësi qëllimisht po më mban larg zyrës së bashkisë Himarë. Pavarësisht nga kjo, ju garantoj se cdo rast abuzimi dhe vjedhje do të shkojë përpara drejtësisë! Unë personalisht do të denoncoj në vijim cdo rast të konstatuar të falsifikimit të pronave dhe vjedhjeve prej bandës që vazhdon të mbajë të urzupuar bashkinë Himarë!

fredi beleri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet