LIVE UPDATES
Politike

"Ku i gjen paratë Berisha?"/ Alibeaj: Po sulmohem se bëra këtë pyetje! Pyesni Veliajn më mirë, e di më mirë se ne

Alibeaj nënvizon se ai po sulmohet për shkakun se shtroi pyetjen se ku i gjen paratë Berisha për të mbajtur takime në stadium, për të financuar televizione dhe për të sjellë autobusat me mbështetësit e tij në Tiranë.

18 Prill 2023, 10:57 Nga a/b
"Ku i gjen paratë Berisha?"/ Alibeaj: Po sulmohem se bëra
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shkruan përmes një postimi në 'Facebook' se gjendet nën një sulm mediatik, nga mediat e financuara nga Berisha. Alibeaj nënvizon se ai po sulmohet për shkakun se shtroi pyetjen se ku i gjen paratë Berisha për të mbajtur takime në stadium, për të financuar televizione dhe për të sjellë autobusat me mbështetësit e tij në Tiranë.

Po ashtu, në fund të reagimit, Alibeaj thotë se do ishte më mirë të pyetej Veliaj, pasi ka dijeni për këto financime. 

Reagim publik

Prej dy ditësh, altoparlantët politikë të non-gratës për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, Sali Berishës, dhe mediat e financuara prej tij dhe familjes së tij, kanë filluar një sulm ndaj meje, vetëm e vetëm se unë kam ngritur thjesht një pyetje, që në fakt është një pyetje që e bëjnë të gjithë shqiptarët:
Ku i gjen paratë Sali Berisha, i cili ka një vit e gjysëm që prenoton stadiume, prenoton salla në të gjithë Shqipërinë, paguan autobuza dhe njerëz për ti mbushur këto salla, paguan media që të jetë 24 orë live edhe pse ligjërisht nuk është kryetari i asnjë partie politike?

Mirëpo Sali Berisha dhe ushtarët e tij mediatikë e politikë, në vend që ti përgjigjen kësaj pyetje dhe të bëjnë transparencën e parave te tyre, si gjithmonë, në stilin e politikës së urrejtejes dhe baltës , në stilin e tij prej politikani tashmë të marrë fund, e ka kthyer oborrin e tij politik e mediatik në mburojë të një njeriu të padëshiruar nga perëndimi për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë.
Të gjithë në rresht, për turpin e tyre, bëjnë garë se kush bërtet më shumë, kush fyen më shumë në emër të padronit të tyre.
E kuptoj fare mirë hallin e tyre. Sa herë që i përmendin paratë, Sali Berisha dhe llogoret e tij mediatike në borderonë e tij, ulërasin, bërtasin dhe fyejnë këdo që i kërkon lllogari dhe transparencë. E kuptoj fare mirë që ndihen të frikësuar.
Janë të gjithë në radhë për SPAK.
Në fakt nuk i ka shqetësuar çështja e parave dhe financimeve, sepse ato kanë 33 vite që i fshehin në bashkëpunim me mediat e tyre, por se përse Erion Veliaj, ortaku i tyre politik dhe ekonomik, ka bërë të njëjtën pyetje. As nuk kisha ndërmend të meresha fare më një mashtrues kronik si Erion Veliaj, por meqë e kanë merak se përse ai ka ngritur të njëjtën pyetje, le të flasin me të. Unë thjesht ngrita një pyetje, ai me siguri di dhe përgjigjen e kësaj pyetje. Pyetja duhet të ishte drejtuar dhe Sali Berishës dhe Erion Velisë, sepse që të dy e dinë ku i gjenë paratë Berisha. Sepse ditën bëjnë sikur zihen, ndërsa natën shijojnë lejet e ndërtimit dhe marrëveshjet okulte me kryebashkiakun, përfaqësues të oligarkisë së ndërtimit.
Si ka mundësi që Sali Berisha nuk përmend asnjë oligark, bashkëpunëtor të Erion Velisë në ndërtimet e Tiranës?! A ka kurajo non-grata për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, të denoncojë lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj?
Përgjigjia është shumë e thjeshtë: janë ortakë politik dhe ekonomik.
Oligarkët i kanë bashkë, paratë i ndajnë bashkë, politikën duan që ta zaptojnë bashkë.
E megjithatë, përtej dallavereve politike të Sali Berishës që nuk i beson më askush, thelbi mbetet, pyetja mbetet:
Ku i gjenë paratë Sali Berisha? Për përgjigjen, pyesni Erion Velinë. Ai di shumë më shumë se unë dhe se ne bashkë, se ku gjenden këto para.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen