17 Prill 2023, 23:01
Nga F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i deputetit Enkelejd Alibeaj kërkon që në fletën e votimit, krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ të shkruhet emri i Ilir Metës. Në një ankimim që është dorëzuar në KAS, Indrit Sefa shkruan se miratimi i fletës pa emrin e kryetarit të koalicionit është një “qokë” të kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi për “non gratan”. Me këtë vendim, sipas përfaqësuesit të Alibeajt, Celibashi po minon procesin zgjedhor.
Postimi:
Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partine Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit. Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit. Bejëni vetë diferencën. Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani. Përgjigjën e di vetë ai.
Më herët, deputeti Alibeaj i ka dërguar një letër Autoritetit të Medias Audiovizive dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ka kërkuar që të mos e lejojnë më përdorimin e logos së PD. Në letër thuhet se duhen marrë masa për zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe të ndalojnë përdorimin e emrit të PD, logos dhe simboleve nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, duke shënjestruar kështu kryedemokratin Sali Berisha dhe mediave që i referohen atij si kryetar të Partisë Demokratike.
enkelejd alibeaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023 indrit sefa
Politike
17 Prill 2023, 22:48
F.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, paraqiti platformën e ...
Politike
17 Prill 2023, 22:31
F.M
Miftar Dauti
HAS- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Miftar Dauti, ka ndaluar furgonin e djalit të kandidatit të PS Hal...
Politike
17 Prill 2023, 22:04
I.A
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i opozitës Petrit Vasili ka risjellë një premtim ta pambajtur të Erion Veliajt që ka bër...
Politike
17 Prill 2023, 21:48
F.M
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot modelin e fletëve të votimit të dy qarqeve, për zgjedhjet lokale të...
Politike
17 Prill 2023, 21:25
Sondazh
TIRANË- Gati 46 mijë votues në bashkinë Malësia e Madhe në veri të Shqipërisë do të kenë mun...
Politike
17 Prill 2023, 21:24
F.M
Frederik Ndoci
SHKODËR- 14 maji po vjen dhe situata në Shkodër është ‘nxehur’ edhe në radhët e artistëv...
Politike
17 Prill 2023, 19:44
I.A
Phil Dowdell
SHBA- Ylli në rritje i sportit, Phil Dowdell, është identifikuar si një nga viktimat e sulmit masiv në festën e ...
Politike
17 Prill 2023, 18:38
F.M
Sali Berisha
GRAMSH- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po degradojnë familjet shqiptare. N...
Politike
17 Prill 2023, 18:34
F.M
Sali Berisha
GRAMSH- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Partia Socialiste ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale me mbjellje pemësh për...
Politike
17 Prill 2023, 18:32
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se socialistët nuk flasin kurrë në Kuvend për qytetarët, por vetëm p...