LIVE UPDATES
Politike

'Ndalojeni menjëherë!'/ Enkelejd Alibeaj ankesë AMA: Mediat e cilësojnë Berishën kryetar të PD, jam unë! Po na përdorin simbolet

Mirela Karabina tha sot se PD i bën thirrje institucioneve shqiptare të të marrin masa për zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe të ndalojnë përdorimin e emrit të PD, logos dhe simboleve nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

17 Prill 2023, 13:18 Nga k.m.
'Ndalojeni menjëherë!'/ Enkelejd Alibeaj ankesë AMA:
Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i ka dërguar sot një letër Autoritetit të Medias Audiovizive dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e lejojnë më përdorimin e logos së PD. Në një shkresë të drejtuar institucioneve, drejtoresha e komunikimit të fushatës së kandidatit për bashkinë Tiranë, Mirela Karabina tha sot se PD i bën thirrje institucioneve shqiptare të të marrin masa për zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe të ndalojnë përdorimin e emrit të PD, logos dhe simboleve nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Duke shënjestruar kështu kryedemokratin Sali Berisha dhe mediave që i referohen atij si kryetar të Partisë Demokratike.

“Pamvarësisht qartësisë së prodhuar nga institucionet e cituara më lartë konstatojmë se disa media audiovizive me frekuencë kombëtare në raportimet e tyre lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, i referohen deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, si “Kryetar i Partisë Demokratike”, “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit” “Fraksioni i rithemelimit në Partinë Demokratike,”- thuhet në ankesë.

DEKLARATË – Partia Demokratike e Shqipërisë

Tiranë më 13.04.2023

Lënda: Ankesë lidhur me keqinformimin nga disa subjekte mediatike.

Drejtuar: Znj. Armela KRASNIQI
Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive

Znj. Desada METAJ
Zëvëndëskryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive

Z. Ilirjan Celibashi
Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Të Nderuar,

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin numër 179, datë 18.03.2023 ka vendosur: “Regjistrimin e partisë politike “Partia Demokratike”, me shkronja nistore “PDSH”, me nënkryetarin, z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. Ky vendim së bashku me vendimin e datës 03.03.2023 të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm kanë zgjidhur në mënyrë përfundimtare legjitimitetin e drejtuesve të Partisë Demokratike, pjesmarrjen e saj si subjekt zgjedhor dhe përfaqsimin e saj gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme vendore të datës14 maj 2023.

Pamvarësisht qartësisë së prodhuar nga institucionet e cituara më lartë konstatojmë se disa media audiovizive me frekuencë kombëtare në raportimet e tyre lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, i referohen deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, si “Kryetar i Partisë Demokratike”, “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit” “Fraksioni i rithemelimit në Partinë Demokratike” etj.

Megjithëse drejtimi i Partisë Demokratike dhe mosregjistrimi i grupimit të vetëquajtur “Rithemelimi” si subjekt zgjedhor këto janë fakte publike, të njohura dhe të raportuara nga vetë subjektet mediatike, këto të fundit vazhdojnë që në shkelje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, t’i referohen z. Berisha, si kryetar i Partisë Demokratike dhe të përdorin në emisioniet informuese qëndrime që nuk përkojnë me realitetin ligjor dhe zgjedhor. Kjo sjellje përvecse përbën keqinformim, krijon konfuzion të qytetarëve, përsa i përket lidershipit zyrtar të kësaj force politike, pjesmarrjes në zgjedhje dhe kandidaturave të mbështetura nga ana e saj, duke passjellë cënimin e interesit publik.

Neni 4, pika 1, gërma “ç” e ligjit nr. 97/203 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “Ligji nr. 97/2013”), parashikon se: “Transmetimet audiovizive zhvillohen mbi bazën e këtyre parimeve: ç) veprimtaria e transmetimeve audiovizive siguron informim objektiv dhe të paanshëm të publikut, duke paraqitur në mënyrë të saktë faktet dhe ngjarjet, si dhe duke respektuar formimin e lirë të opinionit.”.

Në listën e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive përcaktohet se: “1. Ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet: a) të njoftojë dhe të paraqesë lajmet në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive; b) të sigurojë që trajtimi i ngjarjeve, përfshirë çështjet, që janë tema të debatit publik, të jetë i drejtë për të gjitha subjektet e interesuara në këto çështje dhe të paraqitet në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme; 2. Përcaktimet e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni nuk e ndalojnë OSHMA-në të transmetojë veprimtaritë e forcave politike. OSHMA-ja, gjatë kohës së këtij transmetimi, nuk duhet të shfaqë anshmëri politike.” (shih nenin 33).

Gjithashtu neni 85 i Kodit Zgjedhor në pikën 5 të tij njeh dhe përcakton të drejtën e KQZ që të kërkojë korrigjimin e sjelljes nga ana e operatorëve radiotelevizive, kur kjo e fundit konstatohet se shkel parimet dhe frymën e Kodit Zgjedhor përsa i përket pasqyrimit të fushatës zgjedhore.

Dispozitat e sipërcituara imponojnë detyrimin për mediat audiovizive që informacioni i përcjellë të jetë objektiv, i vërtetë dhe i paanshëm. Në të kundërt, referuar nenit 19, pika 3 të ligjit nr. 97/2013, AMA ka detyrimin të konstatojë shkeljen e kryer dhe të vendosë sanksionet ligjore. Në rastin konkret, është e qartë se paraqitja e z. Berisha si kryetar i Partisë Demokratike, apo i fakteve të tjera referuar këtij subjekti zgjedhor lidhur me kandidatët e mbështetur, përkatësinë e kandidatëve në këtë forcë politike apo koalicionet në të cilat ajo është pjesmarrëse është një informacion i pavërtetë dhe që paraqet haptazi njëanshmëri politike në debatin e brendshëm të kësaj force politike.

Në këto kushte, në cilësinë e Kryetarit të Komanduar të Partisë Demokratike kërkoj nga ana juaj fillimin e menjëhershëm të një hetimi administrativ dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e informimit objektiv dhe të vërtetë të qytetarëve.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

KRYETARI I KOMANDUAR

Enkelejd Alibeaj

enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen