LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet lokale/ Veliaj: Berishës e Metës u ka humbur vula dhe emri, s’i vendosin se kanë turp. Stadiumin e kishin bosh

Kryebashkiaku u ndal dhe tek fleta e votimit dhe tha se asnjë prej tyre nuk e shkruan emrin krah koalicionit, për shkak të konfliktit që kanë. Sipas Veliaj, kryedemokrati Berisha s’e vendos dot pasi është shpallur non-grata nga Departmaneti Amerikan i Shtetit, ndërsa Meta sepse nuk do të votohej nga demokratët.

16 Prill 2023, 20:13 Nga F.M
Zgjedhjet lokale/ Veliaj: Berishës e Metës u ka humbur vula dhe emri,
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj ka zhvilluar një tjetër takim sot. Ai është bërë bashkë me banorët në Lagjen 12 në Dajt, ku mbolli dhe disa pemë, gjë që është kthyer në simbolin e kësaj fushate të Partisë Socialiste. Teksa mbante fjalën e tij, Veliaj sulmoi dhe koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ të kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Veliaj tha se stadium gjatë hapjes së fushatës së ‘Bashkë Fitojmë’ ishte më bosh se kurrë dhe ngriti pikëpyetjet mbi financimin e aktiviteteve të dyshes Berisha-Meta. Kryebashkiaku u ndal dhe tek fleta e votimit dhe tha se asnjë prej tyre nuk e shkruan emrin krah koalicionit, për shkak të konfliktit që kanë. Sipas Veliaj, kryedemokrati Berisha s’e vendos dot pasi është shpallur non-grata nga Departmaneti Amerikan i Shtetit, ndërsa Meta sepse nuk do të votohej nga demokratët.

Pjesë nga fjala e Veliajt:

Saliu kishte më shumë kandidatë për bashkitë në skenë, se sa militantë në stadium. Një burrë 80-vjeç u bënte fjalim stolave bosh. Qartazi shumica e demokratëve kishin ardhur nga kurioziteti për të parë sa i bukur ishte stadiumi dhe nuk kishin asnjë interes për të dëgjuar Saliun dhe Ilirin. Nuk kanë faj demokratët që i braktisin, erdhën se u thanë është falas hyrja në stadium. Kur luan Tirana me Partizanin nuk ikën njeri nga stadiumi. Ndërkohë, kur luan Ilir Meta me Saliun dihet që ndeshja është e shitur dhe e humbur. I rroftë Saliut dhe Ilirit që harxhuan 100 e ca mijë euro, që meqë ra fjala dikush duhet të përgjigjet nga vijnë. Se parti që nuk marrin lekë nga KQZ-ja, që nuk janë të përfaqësuara me logo dhe vulë, duhet të japin llogari ku i gjejnë paratë. Por imagjinoni, kanë harxhuar gjithë ato para dhe imazhi i vetëm që u ngeli është stadiumi bosh. Atyre nuk u ka humbur vetëm vula, ju ka humbur edhe emri, nuk u ka ngelur njeri. Ne duam që, imazhi që t’i ngelet kësaj fushate, përveç fitores sonë, të jenë edhe pemët që kemi mbjellë në çdo komunitet. Ne e kemi me dy njerëz që jo vetëm që ju ka ikur vula, por i ka ikur dhe emri.

Saliut dhe Ilirit i ka ikur edhe emri. Ju do të thoni çfarë emri u ka ikur? E keni parë atë fletën e votimit? Aty thotë Partia Socialiste, kryetar Edi Rama; thotë Partia PDIU, kryetar Shpëtim Idrizi; thotë Partia Agrare, kryetar Agron Duka; thotë “Bashkë fitojmë”, emri bosh. E dini pse është emri bosh? Po të vendosin emrin e Ilir Metës, që është zyrtarisht personi që e drejton punën me letra, se ai i ka letrat, mërziten demokratët, se Ilir Meta është non grata për demokratët. Po të vendosin Saliun, nuk e pranojnë në zgjedhje sepse është ‘non grata’. Si historia e Nastradinit, që kishte gjetur një mënyrë si të kursente lekë me gomarin dhe tha: pas 30 ditëve që e lashë pa ngrënë, që të kurseja lekë, te dita 30-të ngordhi, dhe se kuptova pse. Patjetër, mund ta bësh falas, mund të rrijë gomari pa ngrënë 30 ditë, por pastaj ngordh. Ne nuk kemi ardhur këtu me kostum dhe kollare, as me fjalime të shkruara. Pse duhet të shpenzojmë ne si ata në stadium, kur ato lekë mund t’i bëjmë pemë? Mund të fillojmë që tani projektin që këtu ta bëjmë pedonale siç e bëmë te Liqeni i Tiranës, siç e bëmë te Liqeni i Farkës, ta bëjmë edhe te Liqeni i Linzës, se kush i bën dy-tre parqe, bën edhe të katërtin dhe të pestin.

erion veliaj fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet