LIVE UPDATES
Politike

"Drejtësia të hetojë"/ Skandali qeveritar me konfliktin e interesit të Elira Kokonës, PD: Ka shpërdoruar detyrën

Sipas Mandias, Kokona ka qenë në konflikt interesi, pasi ajo nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat dhe në asnjë rast nuk njoftoi gjykatat.

16 Prill 2023, 10:29 Nga A.B
"Drejtësia të hetojë"/ Skandali qeveritar me konfliktin
Elira Kokona

TIRANË- Sekretarja për AntiKorrupsion në Partinë Demokratike, Ledina Mandia ka denoncuar skandalin qeveritar me konfliktin e interesit të Elira Kokonës, zv.sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave. Sipas Mandias, Kokona ka qenë në konflikt interesi, pasi ajo nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat dhe në asnjë rast nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës së shtetit shqiptar.

Mandia thekson se Kokona ka shpërdurar detyrën dhe për këtë duhet të nisi hetimi.

“ILDKPI , organet e drejtësisë duhet të hetojnë në lidhje me rastet e konfliktit të interesit nga punonjësja e nivelit më të lartë të administratës shtetërore, jo vetëm në kushtet e vazhdimit të detyrës së përfaqësuesit ligjor të palëve, por edhe në kushtet e dhënies së kontributit indirekt për mbrojtjen e interesave të klientëve të saj të dorëzuar në besim të bashkëpunëtorëve të saj që kanë vazhduar të ushtrojnë avokatinë”, thekson Mandia.

DEKLARATA E PLOTË:

Elira Kokona, me ardhjen në pushtet të Edi Ramës ishte projektuar të shërbente në nivelin më të lartë drejtues të administratës shterore, në mënyrë preferenciale, duke u emeruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës në shtator 2013, duke pretenduar se ishte e pavarur dhe do t’i shërbente interesit më të lartë publik.

Po në fakt Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës kishte më tepër merak të kishte nën kujdes interesin e kilientëve të saj.

Znj. Kokona, as formalisht nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat dhe në asnjë rast nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës së shtetit shqiptar.

Ajo në më shumë se 15 raste rezulton të ketë qenë duke ushtruar përfaqësimin e klientëve të saj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut apo të Arbitrazhit.

Si njohëse e mirë e ligjit, ajo do të duhej të kishte njoftuar gjykatat e huaja, të brendshme dhe çdo forum tjetër ndërkombëtar në lidhje me pozicionimin e saj, dhe që nuk do të ishte në pozicionin e përfaqësueses së palëve private.

Ndërkohë, rezulton se edhe në Janar të vitit 2014 të ketë vazhduar komunikimi me Av. Elira Kokona.

Madje, në vijim kjo rezulton edhe në vendimmarjet e mëtejshme të Gjykatës Evropiane si në cështjen Delijorgji k. Shqipërisë, Becaj k. Shqipërisë, Prima shpk k. Shqipërisë apo në cështje të tjera të komunikuara në lidhje me kompensimet e pronarëve për cështjen e pronave.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës është kujdesur të merrte një shpërblim të drejtë dhe kompensim të plotë të vlerës së pronës në kuadër të ekzekutimit të vendimeve te pronave për familjarët dhe klientët e saj edhe pas ligjit të famshëm të pronave 133/2015, ku znj. Kokona ka dhënë kontributin e saj.

Çuditërisht familjarët dhe klientët e znj. Kokona janë kompensuar në mënyrë të plotë sipas çmimit të tregut referuar vendimmarrjeve të Nëntor të vitit 2015 dhe më tej, ndërkohë që pronarët e tjerë, sot duhet të marrin 10 % të vlerës së pronës me këste apo në shumicën e rasteve konsiderohen të ezauruar, pasi kanë një pritshmëri prej 30 vitesh për ekzekutimin e atyre vendimeve. Madje për këtë as nioftohen nga Qeverua, në mnyrë që të adresojnë të drejtën e tyre në Gjykatë.

Duket që përfaqësimi i znj. Kokona ka vazhduar dhe në çështje të tjera brenda dhe jashtë vendit, dhe ndërkohë që ka njoftuar me vonesë institucionet vendase dhe ndërkombëtare, i ka lënë në duar të sigurta në partnerët dhe bashkëpunëtorët me të cilët kishte punuar këto cështje, duke i siguruar se do të jepte kontributin duke shërbyer në strukturat më të larta të shtetit shqiptar.

Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit ishte dhe është kategorikisht e papërputhshme me ushtrimin e profesioneve të tjera, ndërkohë që në rastin konkret ajo në raste të caktuara rezultonte mbrojtëse e palëve private karshi Qeverisë , pjesë e së cilës ishte ajo vetë.

Rama zgjodhi për të mbrojtur interesin publik persona që kishin interesat e tyre privatë. Madje KLSH ka gjetur dhe shkelje të kësaj natyre, ku zyrat e shtetit përdoreshin dhe për postën dhe mbledhjes së dokumetacionit për klientët e zyrave private, duke u kthyer në anekse të këtyre zyrave ligjore.

Deklarimi i konfliktit të interest nuk është në kulturën e kësaj qeverije, pasi është e qartë që në vitin 2013, roli kryesor ishte shërbimi ndaj klientëve, interesave personale dhe parasë, dhe në asnjë rast interesit publik dhe mbrojtjes së interesit më të lartë të shtetit.
Sot Kokona është negociuse dhe mbrojtëse e pozicionit të Qeverisë në kontratat me investitorë strategjike, përfshirë këtu dhe Marinë Durrës, por si duket nesër do të jetë avokatja mbrojtëse e interesave të tyre.

Dikur Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, dhe sot Zv Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona referuar rasteve të cilat janë publike është e qartë që ka qenë në kushtet e shpërdorimit të detyrës

ILDKPI , organet e drejtësisë duhet të hetojnë në lidhje me rastet e konfliktit të interesit nga punonjësia e nivelit më të lartë të administratës shtetore, jo vetëm në kushtet e vazhdimit të detyrës së përfaqësuesit ligjor të palëve, por edhe në kushtet e dhënies së kontributit indirekt për mbrojtjen e interesave të klientëve të saj të dorëzuar në besim të bashkëpunëtorëve të saj që kanë vazhduar të ushtrojnë avokatinë.

ledina mandia elira kokona

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen